Vërtetësi
Halil Matoshi i Bashkimit Islamik kunder Bashkimit Kombetar
E enjte, 14.05.2020, 06:10 PM
Halil Matoshi eshte nje nder gazetaret me te njohur te botes shqiptare, edhe pse ai vete ka deshire qe te jete vetem i Kosoves. Qe te jemi realiste, nuk eshte vetem i njohur por edhe cilesor.
Nderrimi i qendrimeve eshte dicka natyrale sepse jo
gjithmone ngjarjet rrijedhin sipas logjikes se paster. Megjithate apo megjithkete,
Skajshmeria eshte e pafalshme nga ana morale per nje intelektual, sic eshte
Matoshi.
Ne vitin e larget 1992, ne kohen qe Matoshi ishte i ri dhe i
papjekur, kerkoi nje fare Konfederate Islamike: Kosove-Shqiperi-Turqi-Sanxhak-Bosnje… e me-the-e-te-thash, jo ne variantin e
thashethemeve.
“Shqiptaret
etnike me nje truall ideal per nje Republike Islamike, me mbi 80 %
te konfesionit islam, ndoshta nuk do ta leshonin rastin per te provuar
ndertimin e shtetit mbi baza fetare.
Konfederata
Turqi – Shqiperi Etnike- Sanxhak – Bosnje ia siguron islamit kontinuitetin
historik ne keto ane te botes, premton lidhje te forta financiare me Irakun,
Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tere boten islamike.’’ –
thoshte Halili.
Tragjike po, por edhe komedi. Kur shikon mbrapa, ne dekadat
e kaluara, te duket cudi qe nuk i eshte bashkuar treshes se famshme te humorit
dardan: Qumili-Leci-Cima.
Halil Hajgarexhia nuk mendonte per shumicen e shqiptareve myslimane,
te cilet ne asnje rast nuk do donin nje shtet islamik, sic nuk e donin as te
krishteret, ateistet etj.
Ne rastin me te keq, sikur myslimanet te ishin dakord, si
mund te behej kjo per te pakten 20% te vellezerve e motrave te feve tjera dhe
jo-fetaret?
Fatmiresisht ti, i dashur Halil, nuk kishe fuqine intelektuale
dhe atdhetare te Ibrahim Rugoves.
Konfederata te tilla gjithnje na kane uruar serbet, por kjo
nuk te ben pro-serb, thjesht ishe nje injorant ‘’me ju dhimte gurit e drunit’’.
Kaloi kjo dhe Halili zuri vend ne eliten gazetareske. Vitet
e arta per te ishin ne kohen qe filloi t’i kundervihej pikerisht ‘’hajgares
konfederative’’. Doli hapur kunder ekstremizmit islamik. Pastaj, mbase nga
kercenimet, e zbut mendimin kunder te keqes se perbashket, por ai beri aq sa
mundi. Me kete rast ‘’pergenjeshtroi’’ veteveten. I lumte.
Ne vitet e fundit, Matoshi njihet per qendrimin e tij kunder
Bashkimit Kombetar. Duke qene se ishte partizan i bashkimet me cdo lloj rrace,
per hir te nje pushtimi apo perrallave historike, sot, cuditerisht, refuzon
gjakun e tij. Edhe prania e nje busti te Gjergj Kastriotit ne Prishtine e
shqeteson shume. Sa keq.