| E merkure, 06.05.2020, 09:39 AM |
Tahir Bezhani
TAKOHEMI
NËN HIJEN E THANËS SË BARDHË
Atë
ditë më tërhoqi zvarrë një mall i djegur
Të
kaloja ditën
Duke
shetitur fushës në vendlindje
Të
shijoja erën e barit,erën e tokës
Erën
e trohave të bukës e duarve të pastra
Aty
ku shikoja dikur babain
Krrusur
mbi dheune arës
Aty
ku ishte lidhur nyje hija ime
Krrupnajave
të dashurisë fëminore
E
kur binte shi sigjim,laja flokët e zeza...
Edhe
sot po bie shi faqeve të mia,pika,pika
Kujtimet
gjaknxehta po e kallin eshkën
Zgorojave
të shelgjes së vjetër
Unë
e thneglat e kuqe loznim...
Ejani
te toka ime që punohet me ngrohtësi
Më
gjeni me shat në dorë, i buzëqeshur
Do
mbjell arën e gatshme për farë
Bukë
e djathë në cakull të bardhë i mbaj
Me
tas e gërçak më gjeni në megjë
Kështu
e kaloj ditën,përfytyroj babain
Nën
hijen e thanës së bardhë...
Tymoj
në llullëvenus Shkodre
Si
babai dikur me mustaqe të zeza
Estetikë
burrërie nëpër shekuj
Kur
i përgjakeshin buzët nga etja
Lodhja
nuk e tmerronte për jetën
Një
dashuri e përmallur shetiste fushën
Lotët
po dihasin mjekrrës së djersitur
Heshtja
më dhunon dëshirat
Vetëm
kujtimet mbesin statujë
Në
megjën e arës sime,
Te
thana e bardhë...
Mbrëmjeve
shkoj kur ikën dielli
Mos
më kërkoni te Kulla
Ate
e gëlltiti lufta pa mëshirë
Takohemi
në arën time të tufuar
Në
shtegun e tokës,te thana e bardhë
Me
bukën e kripën mbështjellë n’marhamë
Me
llullë duhanit tymosi shpirtin e flakruar
Sytë
pushojnë në çukinat e lotit
Ara
është mbjellë me lodhjen
Me
lodhjen shpresë
Po
si nuk e zuna kurrë hijen time...
Gjakovë,28prill,2020
DREKË NË SOFRËN E
ZBRAZUR
( -Atyre
nënave me sy të paterur rrugëve të gjata pritjeve- )
Sot
shtrova sofrën për drekën e familjës
Shtrova
çarçafin për ruajtjen e trohave të bukës
Moti
nuk guxonim t’i hidhnim,zogjëve ua jepnim
Mbusha
sofrën me dhjetë pijata supë të shijshme
Ashtu
si përherë, se e dija se u pelqente
Me
sy “haja “ botën kur dëgjoja krismë lugësh
Qeshje
e kërkesa,”nënë edhe pak supë..”
E
sot! Edhe sot shtrova sofrën me supë
Hodha
dhjet lugë në sofer, asnjë krismë,
Asnjë
e qeshur,as kërkesë
“Edhe
pak supë nënë....”
Kështu
kaluan njëzet e një vite jetë në pritje
Duke
pirë lotët e mi të etur
Me
sytë të shqyer gardhijeve me tela,ekspozitave
Duke
lëmuar fytyra të humbura ,humbje shperesash
Asnjë
shkreptimë rrezje, dilli nuk nxenë zemrat tona
Në
sofra të zbrazura nuk rrapllijnë lugët në dreka
Edhe
shpirti i vrarë ka humbë shpresat
Lënduar
me premtimet mashtruese kriminele
Cilin
njeri ka lindë nëna në botë
Që
di të m’a lexojë shpirtin e kallur malli....
PA TRITULL
Dielli
kur ikë,
Po
rikthyeka natën e gjumosur
Nuk
e paskam ditur
Se
edhe zjarri lodhet
As
për stinët e viti që nervozohen
Nuk
e paskam dëgjuar kurrë
Se
ngjyrat e ylberit
Përralla
për fëmijë qenkan
E
këngët a enjën në lagështi
Kush
e dinë,
A stërkeqet kuptimi i mendimit
Kur
nuk del nga frika e natës
Se
unë, s’po ditkam asgjë....
Ku
s’ka diell ,s’ka jetë,
Këtë
më mësuan pritjet
Andaj,të
dashur miq,
Dy
jetë pa ngrohje shpirti,
Qena tepër,tepër rëndë
Nuk
do rrij në mëshirën e natës
I
verbëri nuk e njeh peshën e territ
Pa
diell s’ka jetë....
Gjakovë
Prill,2020