Kulturë
Demir Krasniqi: Mysafirët e mi
E diele, 03.05.2020, 08:45 AM
MYSAFIRËT E MI
-
Parodi humoristike –
Mysafirë
çka kam pas n’ jetë –
Prej
tyre veç tre m’ kanë mbetë !
Muaj
për muaj më vizitojnë –
Derën
kurrë nuk ma harrojnë !
Mysafirët
e mi janë interesant –
Me
profesion t’ gjithë janë inkasantë !
Mysafiri
i parë askund s’ e ka shokun –
Muaj
për muaj vjen – ia paguaj bërllokun !
Mysafirit t’ dytë
mirë ia di huajin –
Muaj
për muaj vjen – ia paguaj ujin !
Mysafiri
i tretë kurrë nuk e pret brymën –
Muaj
për muaj vjen – ia paguaj rrymën!
Rrak
, tak , tak e rrak, tak, tak –
More
i Zoti i shpisë , çilma derën pak !
Çilma
derën,se po t’ pres –
Mirë
mëngjes , o interes !
Unë
, jam djali i Hajzer Balokut –
Që
i mbledh paret e bërllokut !
Unë,
për ty , nuk jam i huaj –
Muaj
për muaj vi ta paguaj !
Unë
, ty shumë të nderoj –
Derën
kurrë nuk ta harroj !
Unë
, ty të bëjë shumë nderë –
Muaj
për muaj të vi në derë !
Rrak,
tak, tak e rrak , tak, tak –
More
i Zoti i shpisë , çilma derën pak !
Çilma
derën , se po t’ pres –
Mirë
mëngjes , o interes !
Unë,
jam djali i mixhës Mujë –
Që
i mbledh paret për ujë !
Unë
, për ty , nuk jam i huaj –
Muaj
për muaj vi ta paguaj !
Unë
, ty shumë të nderoj –
Derën
kurrë nuk ta harroj !
Unë
, ty të bëjë shumë nderë –
Muaj
për muaj të vi në derë !
Rrak,
tak, tak e rrak, tak, tak –
More
i Zoti i shpisë , çilma derën pak !
Çilma
derën , se po t’ pres –
Mirë
mëngjes , o interes !
Unë,
jam djali i hallës Zymë –
Që
i mbledh paret për rrymë !
Unë
, për ty , nuk jam i huaj –
Muaj
për muaj vi ta paguaj !
Unë,
ty shumë të nderoj –
Derën
kurrë nuk ta harroj !
Unë
, ty të bëjë shumë nderë –
Muaj
për muaj të vi në derë !
Gjilan,
më 02.04.2020 . Demir KRASNIQI