| E marte, 28.04.2020, 09:58 AM |
KRISTAQ TURTULLI
NË
SKAJ DO SHNDRISË DHE MAGJEPSË AURORA
Poemth
Qytetit,
tigrit plak i ngriu mustaqja, i humbi nuhatja,
Është
në karantinë, angështi, mbuluar me maskë.
S’ndjen
erën e freskët të kësaj pranvera të vonë.
Sytë
i ka me sklepa, s’vë re qiellin e kthjellët, pa re.
Përtej
dritares është ndehur vështrim i trishtuar i një fëmije.
Ëndërron,
të bëjë diellin top, të vrapojë në fushë, të luajë,
Por
qielli u errësua nga shpendë të zinj, krahë gjatë.
Si
zvarranikë të ngrirë dergjen në shkreti rrugët e zbrazëta,
Njerëz
të mpakët, somnambulë dhe, qen, mace me maska.
Na
mpiu mpirja, duhet të nxitojmë, por shmangemi nga njerëzia,
Na
duhet të rrimë në radhë, të furnizojmë me ushqim shtëpinë,
Pas
na ndjek si sfinks, hija e përdredhur e vetes dhe e të tjerëve.
Me
hapësirë drithëruese hendek i thellë, dy metra.
Kur,
ndërkohë fshehur, përgjon si nepërkë sëmundja.
Ulur
në stola kolliten pleqtë, mbështjellë këmbët me kuverta,
Duan
të tregojnë përralla për pyje të largëta,
Burime
që gurgullojnë dhe liqene të kaltra të kaltra,
Luanë
në savanë, zogj pendë artë dhe bilbila.
Por
dëgjohet vetëm mbllaçitja dhe shkrofëtima.
S’mundemi
të lëvizim si më parë,
Gjërat
më të thjeshta
Si
fjala vjen, një tufë lule taçe në lëndinë
Tashmë
ngjajnë të largëta, si breg i fildishtë,
Dhe
të lënduar mbi to pikon loti drithërimë,
Mbi
një mollëze të njomë shenjtërie,
Nënës
i dhembin krahët nga puna, s’mund ta fshijë.
As
dhe nënëmadhja plakë me thinjë.
Në
mësallën madhe mbarte urata shpirtërore,
Të
përmallshme shekullore.
Por
e rënduar nga vitet, rënkoi dhe, s’pati kohë,
Nata
i mbylli sytë dhe iku me karrocën mortore.
Nuse
bukura s’mund të thurë kurorë nusërie,
Loti
drithërima e hutoi, s’dha puthje të ëmbla në buzë.
S’pa
të çelnin lule pranvere në qëndismë,
U
tha pa mundur të buisë,
S’dëgjoi
fjalë zemre dhe këngë dëlirësie,
U
shfry defi i sjellë prej Skocie,
Mbuluar
maska dhe doreza plastike.
I
shkundi, i leqendisi korona viruse,
E
ftohta e hidhur mpiu ëndrrën e brishtë,
Mezi
dëgjohen së largu ninulla fëmijërie,
Mezi
pret ta prekësh, përqafosh me afsh dashurie,
Por
një dashuri ka të pafund sfilitje,
Si
zogu në kuvli mbyllur në karantinë.
Të
çdo feje, mendësie, ngjyre dhe kombësie,
Përfshirë
nga ankthi dhe marrëzie,
Frikë,
amulli, paralizë ekonomike.
Në
mbrojte të së shtrenjtës jetë,
Duhen
të përzëmë sa mundim hijet e vetes dhe të tjerëve,
Të
shpresojmë në pritje të muajve që vijnë...
Njerizimi
ka kaluar sprova më të mëdha.
Vogëlushja
s’mund të veshë fustankë të ronitur nga akthi e frika.
Por
fustan pranverë të vërtetë besimi; lule bardha dhe lule bora.
Do
i çelë fëmijës, si qershi buzëqeshja,
Nusja
ëndrra do endë dhe puthë buzëqeshja.
Në
skaj do shndrisë, magjepsë Aurora.