Mendime
Eshref Ymeri: Misioni historik i Hashim Thaçit
E hene, 27.04.2020, 12:25 PM
Misioni historik i Hashim Thaçit
Nga Prof.
Dr. Eshref Ymeri
Fjala “mision”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të
vitit 1980, është e shumëkuptimshme (polisemike). Në kuptimin e pestë, jepet ky
shpjegim:
“Roli që ka dikush a diçka në një fushë të caktuar të
jetës shoqërore, shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit në një veprimtari
shoqërore; detyrë”.
Gjatë periudhës që ka kaluar pas përfundimit të luftës në
Kosovë, në shtyp dhe në faqet e portaleve të ndryshme është shkruar shumë për
mjaft krime që janë kryer, qoftë gjatë asaj lufte, qoftë pas saj. Është fjala
gjithmonë për krime të shqiptarëve kundër shqiptarëve. Dhe ato krime janë kryer
kundër njerëzve me bindje nacionaliste, kundërshtarë të rreptë të shovinizmit
serbomadh. Dhe jo rrallëherë është përmendur roli i Hashim Thaçit në kryerjen e
atyre krimeve. Po ndalem në njërin nga ato portale:
“Hashim Thaçi qëndron stoik në krah
të Vuçiçit dhe Serbisë e kundër interesave të Kosovës!... Ka plot akuza të
tjera publike për vrasje dhe krime kundër shqiptarëve, për të cilat Hashim
Thaçi do të japë llogari në Gjykatën Speciale në Hagë” (Citohet
sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Hashim
Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të Beogradit!”. Faqja
e internetit “xhafershatri.info”. 24 maj 2019).
Në qëndrimin e hapur proserb të Hashim Thaçit dhe kundër
interesave jetike të Republikës së Kosovës, nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse
në dejet e tij rrjedh gjak serb. Në dy dokumente, të njohura nga lexuesit, të
botuara në dy portale të ndryshme në vitin 2012 dhe në vitin 2016, jepen të
dhëna faktike për prejardhjen serbe të Hashim Thaçit. Po ndalem në portalin e
vitit 2016:
“Bota Press: Babai i jot, Hashim, Haxhiu, ishte shumar (roje
pylli). Babai i Haxhiut, Sinani, a ishte Sinan Idrizi? Po babai i
Sinanit, a ishte Radosllav Danilloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe
kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoi fenë islame
dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav
Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929”. (Citohet sipas: “Ekskluzive:
Ja çka thonë defterët turkë për origjinën serbe të Hashim Thaçit!”. Faqja
e internetit “Presheva jonë”. 06 shkurt 2016).
Faktin që Hashim Thaçi është njeriu që varet kokë e këmbë
nga Beogradi, e ka pranuar dhe e ka deklaruar publikisht vetë Aleksandër
Vuçiçi:
“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë
atë që ti do apo atë që ti nuk do..! Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS
(Republika Sërbska - E.Y.) brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova” (Citohet
sipas: “Deklarata bombë e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk
na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën..!” Faqja e internetit “Voal”. 10 maj 2019).
Fill pas kësaj
deklarate të Aleksandër Vuçiçit, Kuvendi i Kosovës, po të ishte në shumicë
Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në shërbim të Beogradit,
duhej të ishte mbledhur urgjent dhe ta shkarkonte menjëherë Thaçin nga posti i
presidentit dhe t’i rekomandonte prokurorisë për nisjen e hetimeve për krejt
veprimtarinë e tij kundër Republikës së Kosovës.
Në qershor të vitit 1999, me porosi të Radiotelevizionit
Shqiptar, shkova në Kosovë në rolin e përkthyesit të një grupi gazetarësh
ukrainas, të cilët po e vizitonin Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit
të NATO-s në Bruksel. Si përgjegjës kishin Xhon Karvatskin, punonjës i asaj
zyre. Gazetarët bënë vizita në disa rajone të Kosovës dhe komunikuan edhe me
mjaft qytetarë kosovarë. Kur shkuam në Mitrovicën e Veriut, vura re se
qytetarët e Mitrovicës së Jugut nuk u lejuakeshin të kalonin Urën e Ibrit për
në atë të Veriut. Por habia ime u bë edhe më e madhe kur shkuam në zyrën e
komandantit të trupave të KFOR-it francez në Mitrovicën e Veriut. Në mur ishte
varur harta e Kosovës dhe në të, tejpërtej, me ngjyrë të kuqe, qe shënuar një
vijë ndarëse mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Kur u larguam me
mikrobus prej andej për në Prishtinë, thashë me veten time: “Veriu me Jugun e
Mitrovicës qenkan ndarë përfundimisht dhe kjo nuk mund të mos bjerë era tradhti
nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pra, vendimi në fshehtësi për kalimin e Mitrovicës së
Veriut në përbërje të territorit të Serbisë qenka marrë nga Hashim Thaçi, si
kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjatë luftës. Mbi këtë vendim hedh
dritë prof.dr. Enver Bytyçi në analizën e sipërcituar:
“Askush nuk i tha atij (Hashim
Thaçit - E.Y.) pse në qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës të çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe, urën ta
kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi i projektit të ndarjes së
Kosovës, të cilin e propagandon sot?!”.
Por atë që s’e bëri Hashim Thaçi për çlirimin e Veriut të
Mitrovicës, e bënë serbët, të cilët e çliruan Veriun e Mitrovicës nga
shqiptarët, banorët rrënjës të asaj treve, duke i dëbuar mijëra syresh nga vatrat
e tyre amtare.
Tani le të gjykojmë me gjakftohtësi. Hashim Thaçi, si një
shtetas i Kosovës, por me gjak serb në dejet e veta, me siguri që paska qenë
projektuar me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për të ardhur në krye të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për interesat e Serbisë. Sigurisht, me synimin
që, nga gjiri i asaj ushtrie, do të dilte një parti politike, e cila, duke
zhdukur fizikisht kundërshtarët e vet politikë, pikërisht si Enver Hoxha gjatë
viteve të luftës, nesër do të merrte pushtetin. Pra, do të vihej në krye të
qeverisjes së Kosovës dhe do të mbronte me vendosmëri interesat e Serbisë në
Kosovë, sipas misionit që i ishte ngarkuar nga Beogradi. Dhe kështu ndodhi me
të vërtetë.
Në zbatim të atij misioni historik, në dialogun me Serbinë
në Bruksel të 19 prillit 2013 dhe deri te dialogu i 25 gushtit 2018, Hashim
Thaçi ka mbrojtur me vendosmëri vetëm interesat e Serbisë në Kosovë, duke
vepruar krejtësisht në fshehtësi, për t’i falur asaj Veriun e Mitrovicës, me
minierën e Trepçës, e cila është nga më të pasurat në Evropë me polimetale, si
edhe Liqenin e Ujmanit, që është një burim tejet jetësor për furnizimin e
Kosovës me ujë. Po ashtu, në dialogun me Serbinë, po në fshehtësi të plotë nga
opinioni publik, Hashim Thaçi ka marrë vendim për krijimin e Bashkësisë së
komunave serbe, pothuajse me atributet e një minishteti, të pavarur nga qeveria
e Kosovës, si edhe për dhënien e statusit të veçantë kishës ortodokse serbe, e
cila sillet si shtet më vete në Kosovë. Veç kësaj, para do kohësh, Kryeministri
Albin Kurti bëri publike marrëveshjen e fshehtë që Hashim Thaçi paskej firmosur
me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas së cilës ushtria e Kosovës nuk
mund të hyjë në Veriun e Mitrovicës. Normalisht, pasi kjo marrëveshje u bë
publike, sikur Kuvendi i Kosovës të
ishte në shumicë Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në
shërbim të Beogradit, siç rezultoi faktikisht me mocionin e mosbesimit ndaj
qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti më 25 mars, Hashim Thaçin duhej ta
shkarkonte menjëherë nga posti i presidentit dhe t’ia rekomandonte prokurorisë
për ndjekje penale.
Pra, siç del nga dialogu i deridjeshëm me Beogradin,
Hashim Thaçi ka vepruar në fshehtësi të plotë, si një mbrojtës i vendosur i
interesave të Serbisë. Edhe kur erdhi në pushtet qeveria e Kryeministrit Albin
Kurti, Hashim Thaçi u mundua me të gjitha mënyrat për ta bindur kryeministrin
me kërkesën:
“Hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen
dhe ta heqim qafe Serbinë!”.
Pra, Hashim Thaçi, në përputhje me misionin e tij
historik, kërkonte ta “hiqte qafe” Serbinë, duke i anashkaluar krejtësisht të
gjitha krimet që ajo kreu në Kosovë: të gjitha vrasjet, të gjitha zhdukjet pa
nishan të njerëzve të vrarë, të gjitha shkatërrimet e ekonomisë dhe të pronës
private, të gjitha grabitjet e depozitave bankare të qytetarëve, të gjitha
djegiet e më shumë se shtatëdhjetë mijë shtëpive dhe të gjitha poshtërimet që
ajo u bëri njëzet mijë vajzave dhe grave kosovare. Kësisoj, Hashim Thaçi, si
një përfaqësues i Kosovës me pushtet absolut, të cilin vetë ia kishte veshur
vetes, në zbatim të misionit të tij historik në shërbim të Serbisë, në asnjërin
prej takimeve në diaologun me Beogradin, nuk mund ta shtronte kurrë kërkesën
për dëmshpërblimin e plotë material që Serbia duhet t’i paguajë Kosovës për kompensimin
e të gjitha krimeve të lartpërmendura, kërkesë që do të duhej të shoqërohej
paraprakisht me padinë për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Me anashkalimin deri në heshtje të plotë për krimet e
Serbisë, Hashim Thaçi ka mbajtur një qëndrim tërësisht përbuzës ndaj popullit
shqiptar të Kosovës dhe kësisoj i ka bërë Beogradit shërbimin më të shkëlqyer
që mund të imagjinohet. Prandaj, ashtu si edhe kopja e tij e dikurshme në
Shqipëri, Enver Hoxha, të cilin Titoja, më 27 qershor 1946, e dekoroi me medaljen
më të lartë “Hero i popujve të Jugosllavisë”, edhe
Hashim Thaçi e meriton plotësisht dekoratën më të lartë që presidenti i Serbisë
duhet t’ia vendosë në gjoks me dorën e vet.
Garda e politikës së vjetër që mbizotëron në Kuvendin e
Kosovës, filloi t’u binte kambanave të alarmit për “antiamerikanizmin” e
Kryeministrit Albin Kurti dhe, nën parullën e “simpatisë” për Amerikën
(simpatia e vërtetë e tyre është për Beogradin dhe për Moskën), në përkrahje të
plotë të ambasadorit Grenell, organizoi mocionin e mosbesimit. Në të vërtetë, ishin të tjera
arsye ato që gardianët e politikës së vjetër i detyruan ta ndërmerrnin një hap
të tillë kundër Kryeministrit Albin Kurti, kurse “simpatia” për Amerikën ishte
thjesht një vjegë sa për t’u kapur për kalimin e mocionit të mosbesimit. Sepse
Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është antiamerikan. Prandaj
shumica e gardës së politikës së vjetër të Kuvendit të Kosovës le ta lexojë me
kujdes letrën që Profesori i nderuar i Universitetit “John Hopkins” Daniel
Serwer i ka dërguar para do kohësh,Hashim Thaçit. Në atë letër ai shkruan:
“Jam plotësisht
dashamirës i ambicieve euroatlantike të Kosovës dhe vazhdimisht i kam dhënë
përpjekjet e mia për këtë qëllim. Por, nuk është mençuri të besosh se
Vashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë
një proces plotësisht i errët. Pak persona në Vashington madje e dinë se ky
proces po ndodh, e numër edhe më i vogël është i atyre që u intereson. Kjo
pavëmendje u ka dhënë lobistëve të angazhuar nga Beogradi mundësinë të ndikojnë
në një administratë që pak i intereson për Ballkanin e fare për Kosovën, të
cilën ajo e sheh si produkt i administratës së përbuzur të Klintonit… Objektivi
përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata
e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni. Shumica e
popullatës suaj, përfshirë serbët në veri të Ibrit, kundërshtojnë këtë ide të
poshtër, e cila do ta bënte Kosovën burim të paqëndrueshmërisë përgjatë
Ballkanit dhe më gjerë” (Citohet sipas: “Daniel Serwer i shkruan Hashim
Thaçit”. Faqja e internetit “xhafershatri.info. 18 mars 2020).
Pra, nuk është Albin
Kurti antiamerikan. Përkundrazi, kundër Albin Kurtit dhe kundër Kosovës është
ambasadori Grenell që gëzon mbështetjen e plotë të shefit të Shtëpisë së
Bardhë, i cili e quaka “të përbuzur” administratën e Klintonit që e shpëtoi
Kosovën nga zgjedha serbe. Pse ky qëndrim antikosovar i administratës së shefit
të Shtëpisë së Bardhë? Në këtë mes duhet të ketë arsye serioze. James
W. Pardew, ish-diplomat amerikan dhe njohës i mirë i Ballkanit, në një
artikull të botuar në “The Hill”, zbulon figurën e Grenellit
përmes fjalëve të ambasadores amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara:
“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e ka quajtur Grenellin “një nga
njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”” (Citohet sipas:
“Grenell po përpiqet të kënaqë shefin e vet me Kosovën”.
Faqja e internetit “Lapsi.al”. 06
prill 2020).
Por le t’u kthehemi
arsyeve të vërteta të mocionit të mosbesimit. Në Fjalimin e parë programatik që
Kryeministri Albin Kurti mbajti para deputetëve të Kuvendit, midis shumë
objektivave që përmbaheshin në të, dy ishin më “therës”, më fshikullues për
gardën e politikës së vjetër dhe sidomos për Hashim Thaçin.
Së pari: “Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe
konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh
praktikat ndërkombëtare të vendeve perëndimore”
Së dyti: “Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës.
Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër
njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i
cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga
institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të
përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për
krimet e kryera në Kosovë” (Citohet sipas: “Fjalimi i parë i Albin Kurtit si
Kryeministër i Kosovës”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 03 shkurt
2020).
Këto dy objektiva
shkaktuan tërmet në radhët e shumicës së gardës së politikës së vjetër të
Kuvendit, sepse konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të ishte një
tronditje e rëndë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri të paligjshme. Kurse
objektivi për përgatitjen e padisë kundër Serbisë ishte mjaft befasues për
Hashim Thaçin, sepse përbënte mohim të rëndë të kontributit të tij të
jashtëzakonshëm dhe të premtimeve të tija të fshehta para Beogradit në procesin
e dialogut, për të mos i përmendur kurrë krimet e rënda kundë popullit shqiptar
të Kosovës dhe sidomos padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësië, çka, me
siguri, do të pasohej me kërkesën për dëmshpërblimin në miliarda euro të të
gjitha atyre krimeve.
Pra, objetivi i
Kryeministrit Albin Kurti për përgatitjen e padisë kundër Serbisë, rrënonte
misionin historik të Hashim Thaçit, si “ambassador” i Beogradit në Prishtinë
për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Përmbushja deri në fund e atij
misioni do të kurorëzohej me poshtërimin e mëtejshëm të Kosovës, përmes
copëtimit të saj, përmes shndërrimit të pakicës serbe në zot shtëpie, përmes
shndërrimit të kishës serbe në një të tillë institucion fetar që s’pyet
absolutisht për organet e shtetit të Kosovës dhe merr në zotërim hapësira të
gjera toke, duke i konsideruar ato si prona “të trashëgueshme” që së lashti.
Përmbushja e një misioni të tillë do të sillte një zhgënjim të madh në radhët e
popullit, sidomos në radhët e rinisë, sepse do ta shtonte varfërinë në maksimum
dhe do të bënte që njerëzit të braktisin vendin në masë. Kjo do të çonte drejt
shpopullimit masiv të Kosovës, çka përbën synimin kryesor të Beogradit. Sepse,
sipas deklaratës së lartpërmendur të Aleksandër Vuçiçit, Serbia nuk do të
lejojë kurrë ekzistencën e Kosovës si
shtet më vete, se e konideron me ligj si pjesë përbërëse të Serbisë
Lëvizja Vetëvendosja
dhe kryetari i saj Albin Kurti, nga shqiptarë me vetëdije kombëtare, u
vlerësuan si shpresë jo vetëm për Kosovën, por edhe për atdheun amë, në të
cilin nuk vihet re absolutisht as ndonjë shkreptimë e vetme për daljen në
skenën të ndonjë formacioni politik, me në krye një figurë të pakorruptuar, si
kryetari i Vetëvendosjes, për t’i kaluar në opozitë të dyja “plakat” e
politikës dhe sidomos këtë “plakën” e tanishme në qeverisje, nën pushtetin e së
cilës varfëria e shumicës së popullit arriti deri në atë shkallë, saqë, për më
shumë se gjashtë vjet e gjysmë, vendin e kanë braktisur gati një gjysmë milioni
njerëz.
Populli shqiptar i
Kosovës tani ndodhet para alternativës: ose të rikthejë në pushtet
Vetëvendosjen, që të zbatojë programin mjaft shpresëdhënës që Kryeministri
Albin Kurti shpalosi para Kuvendit më 03 shkurt, ose të lejojë jetësimin
përfundimtar të misionit historik të Hashim Thaçit për interesat e Serbisë, duke
shtruar kurrizin para kastës së politikës së vjetër në shërbim të Beogradit dhe
duke mbetur përfundimisht në prehrin e varfërisë së përhershme, të shoqëruar me
sakrifikimin e lirisë. Prandaj Vetëvendosja duhet të punojë shumë me njerëzit
dhe, për të pasur sukses, për të siguruar përkrahjen e ndershme të tyre, duhet
të ngulitë në vetëdijen e tyre domethënien e një aforizmi mjaft mbresëlënës të
presidentit amerikan në vitet 1913-1921 Uillson (Thomas Woodrow Wilson - 1856-1924).
Dhe ta qeverisë Kosovën në përputhje me thelbin e këtij aforizmi:
“Liria nuk buron asnjëherë nga qeveria, liria buron gjithmonë nga
nënshtetasit e saj. Historia e lirisë është historia e kufizimit të pushtetit
qeveritar dhe jo e fuqizimit të tij”.
Gjatë shekujve,
populli shqiptar, në krejt hapësirat ku banon në gadishullin tonë, ka dhënë
boll prova se, si pasojë e përçarjes ndërshqiptare, atij i kanë munguar dhe
vazhdojnë t’i mungojnë aftësitë vetorganizuse, të cilat politikanët e
pamoralshëm i kanë shfrytëzuar djallëzisht për ta varfëruar dhe për t’i mohuar
lirinë. Edhe fqinjët tanë grekosllavë e kanë shfrytëzuar me mjaft marifet
përçarjen tonë dhe na kanë rrëmbyer trojet etnike. Në dallim nga shqiptarët,
serbët dhe grekët punojnë me perspektiva shumë afatgjata. Ata nuk punojnë si shqiptarët
dhe si politikanët mercenarë që kanë në krye, sipas parullës: puno sot, ha sot.
Jo, grekët dhe serbët ecin në jetë sipas parimit: puno sot që të hanë
pasardhësit edhe pas dy mijë vjetësh. A nuk ka deklaruar kryepeshkopi serb
Irinej se “ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë
vjetësh”?!