| E hene, 27.04.2020, 09:38 AM |
JO DHE PO
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Kohën e fundit të shoh
me një beqare plakë)
Kohën e fundit të
shoh shpesh
Me një beqare
plakë. Zonjë.
E, ty përçudi:
Ajo, të duket e re
Cucë, që do ta
çmendi Poezinë.
Vërtetë, ke çka mëson
nga Plaka
Dhe, jo nga e
reja. Kurtizanja…
(Frikë kam do më mbetesh
Rrunzë nëpër dhëmbë)
Mbylli sytë, më
thotë Mikja
Ecë rrugës,
drejtë! Këmbë!
Jo! Përgjigje. E
kam frikë Ujkun.
Ujk, je ti vetë.
Qeshet, Ajo.
Nuk e besoj. Ujku
e hanë Qengjin
E, Unë e dua
Qengjin livalleve!
Atëherë, ecë: Edhe
ti hamë mua!
Jo! Frikë kam se,
do më mbetesh
Rrunzë, nëpër
dhëmbë. Shtrat…
(Mjekra e zezë)
Mjekra e zezë,
gjatë studimeve
Cuca azgane, i
bëri për vete:
I rrëzoi në
shtrat. Poezi. Libra.
I mori përdore,
hipi në kalë shale.
Dhe, si
Doruntinën: Vëllai vdekur
Nuse lale, i
zbriti në Lëmë. Shtëpi.
Mjekra e zezë, sot
ndërroi ngjyrën
Me të bardhën.
Por, jo edhe hujin…
(Unë nuk di gjë nga jeta
e pi rakinë e rrushit)
Unë, Sot nuk jetoj
në tokë. Shtëpi
Po, në Qiell. U
kam hipur reve.
I shaloj Qiellit.
Arushën e Madhe
Pulën me zogjë, e
shti në kotec:
Hënën kulaç, e kam
Nuse Qielli.
Përqafe, Hajmalinë
e Dervish Nures
Skënderbeut:
Shqiponjën Dykrenare.
Yjeve, mbi kokë ua
ndaz fenerët
Shamatë. Armiq,
krijoj me poezi.
Diellin e kam mik.
Hënën, Nuse
Nuk di gjë nga
jeta. E, pi rakinë:
“Ilaçin”, e
Dervish Nures Llagjeve...
(Shkupi Historik digjet
e Plaka Nuse krihet)
Shkupi, po digjet:
Merr tym zjarri
Unë, po dridhem.
Mos ki frikë!
Ja, më doli flaka.
Nuk e besoni:
Jo, nuk digjem. E,
ndeza Zjarrin.
Fëmijët, i
shkruajnë Babait n’Amerikë
Mësuesit të
muzikës. Shkollës fillore:
Hajrulla Ukalli.
Patriot, i madh shqiptar.
Na dërgo pak para!
Edhe, ne të hyjmë
Në shtëpinë e re,
si shkijet. Shqiptarët.
Mësuesi, u
përgjigjet nga Amerika:
Unë, nuk kam para.
As, edhe dollarë.
Ju, në Shtëpinë e re, në Kërçovë:
Mos hyni si
shkijet, po si shqiptarët!
Shkupi, po digjet.
Sot, mori flakë
Plaka, Nuse:
Krihet, në verandë…
(Asgjë, nuk mund të them
për ata që ikën në varr)
Asgjë, nuk mund të
them Sot
Për ata, që ikën
Dje, në Varr:
Vetëm, mbi katër
krah. Arkivol
Pa miq. Armiq.
Qytetarë. Lule.
Vetëm, me
familjarë. E, polici.
Asgjë, nuk mund të
them Sot
Për vuajtjet e
tyre për së gjalli:
Pa punë. Bukë, e
koronavirus
Shtrirë në spital.
Dhe, karantinë.
Asgjë, nuk mund të
them Sot:
Për ata, që: Dje,
e fituan Lirinë...
(Nuk më vret rrufeja
plumbi as zjarri)
Zjarri, që ndizet
shpesh flakë
Përbrenda Meje.
Dhe, Libër:
E shuaj me raki
rrushi. Verë.
Them: Nuk jam dru
shelgu
As ahu. Vërrini.
Lisi thatë.
Po, Rrapi.
Gjelbërim Katundi
Digjem. Sot, hi e
dal për oxhaku
Ehu! Xixa, ndizem
Qiellit. Yje.
Poet jam! Nuk më
vret rrufeja
Plumbi. Nuk më
djeg, as zjarri...
(Qielli)
Qelli e ka lehtë,
mes mjegullave:
Diellit. Hënës.
Dhe, yjeve xixa.
Toka e ka vështirë
me njerëzit:
Kafshët shtëpiake.
Ato, të egra.
Dhe, Unë: Mes
tyre, si Poet. rebel..
(Nata zbretë nga Qielli
Zogu i Keq mbi çati)
Nata e errët,
zbretë nga Qielli
Ferexhezezën,
hedhur krahëve:
Këmbëkryq, na ulet
në Lëmë.
Zogu i Keq, këndon
mbi çati:
Kob, ndjellë.
Nana, e la porosi:
Mos e leni të
vajtojë, në shtëpi!
Babai, nxorri
armën nga hatullat
Shkrepi, pushkë:
Iku pas Çuke.
Sot, Zogu Keq ende
këndon mbi çati
Nuk ka, kush
shkrep pushkë. Porosi...
(Vargu im, ecë nëpër borë
matanë kodrave)
Vargu im, Dje:
Ecte livadheve
I kulloste kafshët
shtëpiake:
Lopët. Dhentë,
vallonte maleve.
Fyellin, në
janxhëkun me arna
Murgon, roje.
Kërrabën e Briut:
Verë dhe Dimër,
nën sjetulla.
Mesditave, nën
dardhat gorrice
I milte dhantë me
kusi. Tambël.
Kos. Djath, kishim
gjithë vitin.
Sot, vargu im ecë
nëpër borë
Matanë kodre,
shkrep Poezinë...
JO DHE PO
Jo, në shtrat.
karrike. Qilim arushe
Toalet. Sallon.
Kuzhinë. Verandë:
Makinë. Rrugë.
Pallat. Nën Urë.
Po, te “Parku i
Grave”, në Shkup
Nën Shelg Katundi,
në breg Lumi…