Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Infermieret - engjejt e shpirtrave, shenjtoret e pacienteve

| E merkure, 22.04.2020, 01:08 PM |


Kujtime e mbresa- ne ditet virusit codi-19.

INFERMIERET- ENGJEJT E SHPIRTRAVE, SHENJTORET E PACIENTEVE

. . . me infermieren bilishtare Liljana Mici Birang,  ne Australi.

-Kemi folur e do te shkruajme perseri per mjeket, doktoret tane duke u shprehur, me vleresimet nga me te goditurat, se "ai apo ajo mjeke ma shpetoi jeten , jeten e kam prej tij , ai me shpetoi femijen, " e te tjera vleresime se keto.

Por mos harojme kurre se pas tyre qendrojne , infermjeret e ndihmes, mjeket nje personal i tere mjekesor , njerezit me humane e me te papurtuar , te sakrificave, per t'i sherbyuer njerezvet e te semureve si nje prind i dyte, duke qendruar per shume kohe ne koka e tyre, prandaj jane per ne “mjeket shenjtore”e vertete, sherbetoret tane te palodhur , ne kuptimin human te fjales jo per t'i ofenduar, po per t'i vleraesuar. . . . .

. . . Ralle here i kemi falenderuar apo i kemi shperblyer moralisht. . Ofertat e te gjitha levdatat , i kane marr mjeket, prandaj detyrohem te shkruaj dy fjale ne kete shkrim , jo per t'i haruar , jo se jo, por per t'i kujtuar shpesh, se atyre i dedikohemi nje pjese te jetes e te femijeve apo prinderve tane.

Ata dhe ato jane me qindra ne devoll, me dhjetra ne cdo fshat , e ne Bilisht. Por une, te me falni, ne pamundesi per t'i permendur te gjithe me emra te vecante, do te permend vetem nje pjese te vogel te tyre , si Ilo Poposkin nga Verniku, Izet Barollin nga Tresteniku, Fejzi Vocin nga Vishocica, . Nevruz Rota nga Poloska, . Bedri Mersulin nga Birincka , ". Doktor". Bajraktari nga Cangonj, Ahmeti i Cangonjit ne Bilisht, , Sejfulla Zaimi nga Verleni, , Aliqi Pilafi[Belba] nga Bilisht. Dashka i Progerit, . Taqua i radiologjise , Eduardi mikrokirurgu i Bilishti, . . . . E shume gra e vajza te reja qe e nisen karieren e tyre e u mplaken duke na sherbyer neve devollinjeve pa pushim , si Jeta [Sharxhiu]Rusi , Minja e Alikos Goce, Vishocice , Nezaqet Fetolli, , Zhula Jazexhi, e Paqja Malo ne Kapeshtices, Bule Sorkadhi, Donika Naqo, ne Zicisht, . . . . e te tjera e te tjera pa mbarim si keto ne cdo fshat te devollit e ne spitalin e Bilishtit, . nje liste e gjate me emra te shumte si Margariten , Fidaheti i Bracanjit me te shoqin, Hena Tushe, Drita Hysolli, Vali Trajko Kamburi, Tasha Priftulin, , Salke Beshi, e shume te tjera, me te rejat kryeinfermjerja e talentuar

Liljana Mici e deri tek , Eva Rusi Beshi , Nikoleta [Kolka] Dervishi Kamburi, vajza inteligjente, ndihmesmjeket e taletuare te spitalit te Bilishtit, qe lane gjurme te pashlyera tek bilishtret e tek te gjithe paciente e devollit, me sjelljet dhe me sherbimin human e profesional e te perkushtuar te tyre, qe i kujtojne sot me respekt e megjthese jane larg ne SHBA. . . . . e shume e shume te tjera. . . . .

Vetem per Jeta Sharxhiu Rusi, nje grua burneshe, mund te shkruash nje liber te tere , ato qe tregojne fshataret e Vishocices per te , nje jete e tere humane , ne kushte te veshtira e ne sakrifica per t'i sherbyer fshatareve si vellezer, apo per Mine Gocen, nje grua e urte e palodhur e specialiste e mbaruar ne mjekesi.

-Mjeku popullori Vernikut, Ilo Popovski, ky eshte epiteti qe iu njgjit nga banoret e devollit, nje nga infermjeret met te vjetere specialiste, me popullori, gojeembli, i papertuari, qe s'pranonte asnje bakshish, se te zinte hasme po ta beje ate pune.

Nje emer i degjuar, Ilo Popovski.

Ne cdo fshat qe punoi e ne spital , ai la gjurme te pashlyera e te paharuar si njeri me pare , pastaj si specialist qe eshte per t'i kaluar nenkrahe. Nje burre i gjate e simpatik, kokeulur e pa flale e gole embel , qe te sheronte me fjale pastaj me mjekimin, apo s'kishte nje dore te lehte. Kur e kishim ne Vishocice infermjere , le qe ne e dinin qe ishte nga vishocica , se banonte me

gjithe familjen, ne femijet por edhe te riturit e therrisnim, doktor Ilua.

Ishte shpirt njeriu , pa le sa i deshte femijet . Per se nuk isht specialist, si mjeke ta deshe ishte , si mikrokirurg i perkryer ne mjekimin e kurimin e plageve ishte, specialist i mbaruar, per perdorimin e barnave popullore qe t'i rekumandonte e qe ti jepte per mjekim apo per kurim, per kurimin e gureve ne veshka e te tjera.

Ai u be nje specialist i kurimit te vesheve , pa le i pastrimit te dyllit ne veshet, qe njerezit vuanin , per ic gje sic thoshte ai per pese minuta pune, e te tjerea e te tjera si keto qe njerezit ne devoll mund t'i tregojne me mire.

Kur erdhi denitisti i Vishocices dhe i Bilishtit , per pushime biseduam gjate per mjeket , dentistet e vecanerisht per infermjeret e infermjeret, te cilet e te cilat . . . . . si gjithnje , prapa listes te lipe shtogut, , e prapa perdes te mjekut, rinin gjithe diten ne kembe e gjithe naten ne koka e te semurit apo pacientit. Me fjalet e tyre si prinder, me mjekimin e kujdesin per cdo cast per te , infermjeret mbeten njerez te medhenj humane, por qe gjthe jeta i kaloi duke bere sherbime te medhaja humane , pa zene ne goje shperbilimin qe ishte fare minimal.

. . . . . . E midis tyre permendem Ilon, fshatarin e tij, qe ai kishte respekte te vecante per te jo vetem si njeri i perkryer por edhe si nje mjek i mbaruar, patheolog apo kirurg, cfare e kerkoje. E tani qe eshte ne pension , ku se therasin , jo vetem ne fshatrat e devollit por edhe me lart eshte i papertueshem, jo per para se kjo as se i shokn , ndermrnd, por se i tille eshte gatuar e ka ne gjak , profesinin e mjekut te qenit human , e mban me fanatizem betimin e Sokratit, filozofit te vjeter e babait te mjekesise. Mjeku popullor i Devollit , Ilo Popovski ia ka ngritur me lart emrin fhatit te tij Vrnikut, ketij fshati me tradita te shumta e arsimdashes. me intelektuale te mencur nga te gjtha profesionet e nga te ghitha fushat, mjeke , mesuese, specialiste e mjeshtra te medhenj, artizane e artiste , vellezer te shqipetareve e te devollinjeve , si njerez te nje familje . . . .

Nje kujtim nga Izet Barollin nga Tresteniku, . . .

. . . . . Ishte dimer, [se s'po largohemi ketyre dimrave], - kur na thiri ne mes te nates, per nje rast urgjence, Fajua nga fshati Kurile. E ngrita doktor Pandin nga gjumi, nje djale nga qyteti i Korces, sapo kishin mbaruar universitetin, i sjellshem e i dashur me fshataret. . Sapo ishin martuar me kolegen e tij edhe ajo mjeke, nje vajze nga qyteti i Bilishtit, Irena Hoxha. e qe tani jane ne Napeles te Florides. Vazhdonte binte debore nje eresire e madhe qe rruga as qe dallohej, vetem me intuite po ecnin, pa le qe ishte rreziku mos binim ne perrua , aty ku ndahej kufiri me Greqine . Pa na u shuajten edhe feneret , sehere pas here zhyteshim neper kanalet anash rruges. Dheut do t'ja tregojme c'kemi hequr, por qeme me fat qe me ne fund mbritem ne fshatin Kurile

. Kushedi sa kishim ecur rruge e pa rruge, -tregon me lezet, Izeti. Kjo s'ishte asgje , me e madhja ishte ajo qe e morem te semurin me vete, per ne Trestenik, pasi rruga qe nga kurila per ne

bilisht qe e bllokuar nga debora. Por me e lezecmja ishte , -ketu" doktori " e kthehu si me shaka, poe me respekt, -Fajua na shoqeronte me pushke , se ishim fshatra kufitare. C'na gjeti ca here na humbiste Fajua ne debore e ne duhej te kujdeseshim edhe per te semurin edhe per Fajon qe na mbetej ne debore.

-E ku tregohen keto tonat se pastaj biseda u kthe me shakate. , e s'pushon se treguari xha Izeti. Te nesermen te semuri e shpune ne spital e ai shpetoi per bukuri. E ku s'ka qene infermjer ne

malesite e Korces, ne fshatrate Devollit , e ne prag te pensionit e sollen ne fshat. E perse?!Se kishte ca klecka ne biografi . Tani keto duken si gjepura e si ta pabasueshme per brezat e rinj, . . . . por kjo eshte e verteta. Kjo eshte nje grimce me shume humoristike se sa humane na e mbyll biseden , infermjeri i madh i Trestenikut, Izet Barolli. sic ishte dhe e taletuara vajza e trestenikut, Dita , qe me pas u mrtua ne Pilur, duke punuar edhe taje me pasion e eperkushtim, . . .

. . Kush ishte Fejzi Voci, nga Vishocica. . .

Prisnin ne ankth te vinte ambulanca [automjeti]i spitalit ]si shpresa me e sigurte e jetes per te shpetuar i semuri, icili ishte ne krizate medhaja me ethe. Dikush hidhet nga turma si shpetimtar e therret -:Ka ardhur Fejzi Voci, eshte ne shtepi , ta therresim. Atehere Fejzi Voci , ishte infermjer ne fshatrate thella te malesise se Korces, pasi edhe ky , s'na kishte biografine e mire , le te kishte vellezerit inxhinjera ne Korce e Tirane, ashtu qene mpleksur ca gjera te injorances e te vuajtjeve, te luftes se klasava te sistemit te kaluar. E thiren e ai me vrap erdhi pa pertuar, e ndihmoi te semurine ai deri sa herdhi ambulanca u be me mire. . . . . E ku mund te trgohen gjithe ato jete njerezish te kujdesur e te shpetuar nga keta njerez te medhenj humane. . sic eshte Fejzi Voci e shkriu jeten e tij per jeten e njerezve e vecanerishte te fshatarevet te vet te vishocices. . . . . . . . . . .

. . . As mund te shkruhet faqe te tera per humanizmin e tyre sic mund te thuash e per Bedri Mersulin nga Bitincka me nje cante ne dore s'ka lene fshat te korces e te devollit pa shkuar per vaksina per aksionet e higjenizimit te fshatrave e si mjek i palodhur popullor e ne Bitincke qe te gjithe e nderojne me respekt. . . . . . . . . . .

I paharruari Sejfulla Zaimi. , nje nder infermjeret e pare qe karjeren e infermjerit e nisi ne ushtri e me vone ne Nikulice e Dardhe, pastaj ne fshatin e vendlindjes ne Verlen, e me pas me nje stazh te gjate ne spitalin e Bilishtit, nje nder me te miret e me te dashurit nga kolektivi por edhe nga pacientet, qe te gjithe e kujtojne me nderim e respekt. Nje njeri i urte, gojeembele fjale pak, qe pacienteve gjithnje i drejtohej si nje prind i dhimbshur e edukator i rralle.

Sejfullai me gjithe familjen, pasi u stabilizua perfundimisht me banim ne Bilisht, ne apartamentin e tij ne qender te qytetit, prane ambulances ishte teper i njohur nga te gjithe. Ai ishte edhe nje mbedhes i madh i bimeve medicinale, me gjithe gruan e tij, ne te gjitha stinet e vitit. Nuk kish lene pellembe pa shkelur ne malin e Moraves , fushes se Devollit, kanaleve , ugareve e kodrave pa mbledhur nga te gjitha bimet, jo vetem per para per te jetuar, por atij iu be nje pasion ne te ardhmen, duke qene njekohesisht edhe perdoruesi e perpunuesi i

recetave te pergatitjeve te tyre si ilace te pazvendesueshme. Prandaj me plot goje qe te gjithe e therisnin doktor Sejfullaj, nje doktor popullor, qe me barnat

e pergatitura prej tij sa e sa te semure e kujtojne me respekt. . . . . . .

Eshte pak te perifrazosh jeten e tyre te madhe te ketyre mjekeve popullre , te kudondodhur e te papertuar per te semuret, njesoj si sherbetore te devotshem ndaj pacienteve te tyre , ne kuptimin e mire te fjales, ndaj fshatareve e qytetarave te vet, apo si prinderit ndaj femijeve kane punuar me perkushtim edhe me profesianolizem.

Nje i tille eshte dhe Nevruz Rota nga Poloska, infermjeri i fshatit, qe punoi pa u kursyer duke i sherbyer fshatareve te vet me perkushtim, gjithnje i pa pertuar ne cdo rast emergjencie. Nuk mund te permblidhet jeta e tyre ne pak rreshta, por ne sa per t'i kujtuar, keta njerez te medhenj e te pavdkshem.

Sa e sa te tille qe une nuk po ia permend emrat, por jane ne kete shkrim te nderuar, kishte ne cdo fshat te Devollit, bile e ndonje do te me zemerohet duke me thene , "po si me ke harruar edhe mua , si me harrove", kini te drejte ju kerkoj ndjese e te falur.

Ishte nga Cangonji, Sami Bajraktari, sherbeu per nje kohe te gjate ne Zemblak. Qe te gjithe e therisnin doktor Bajraktri, ishte nje infermjer i rralle me talent , qe fshati Zemblak asnjehere nuk e linte qe te largohej nga fshati i tyre edhe kur ishte ne prag te pensionit, prandaj e bija e tij poetja Merita Bajraktari me banim ne New York, i ka kushtuar disa poezi, modeste, vepres te madhe humane te te atit, me modesti dhe pa ia vene emrin. Ato jane poezi te rralla per keta njerez te rralle e humne, me nje jete humane

Nje pjese prej tyre ishin vajza e gra, por ato e ushtronin profesionin njelloj si burrat, si burnesha te verteta si nena te medha e te pazevendesueshme. Ato jane te shumta , dhe te tilla ka ne cdo fshat te Devollit. Disa ishin mami-infermjere por s'benein dallim, dite e nate qendronin ne koka e te semureve, e kujdeseshin per shendetin e tyre. Ashtu e mbaj mend , me fener ne dore , ne tufan, vinte ne mes te nates , sa here ta therisje Jeta [sharxhiu]Rusi qekur qe vajze e re e deri sa doli ne pension, apo Mineja e Alikos , nje goje embel e urte me nje ze te ulet , e

me nje dore te lehte, kur te bente gjilperen, e cila nuk kursehet edhe sot ne sherbim te misionit te vet human, per te semuret per sherimin e tyre. Ne cdo fsha mund te portretizojme jeten e humanizmin e tyre te pashoq, qe do te duheshin libra te tere per t'i pershkruar.

Sa e sa te tilla kishte ne spitalin e Bilishtit, ato jane nje plejade e tere, breza te tera, nje liste e gjate me emra , te dala ne pension, me te rejat e

deri me sot.

Pak rreshta do rezervoja dhe per farmacistet e talentura te Bilishtit, ato gra te nderuara e te respektuara qe i mbajne te gjithe ne goje, bashkeudhetrae te mjekeve e te inferjereve. , si

Vasilika Urumi-Barbuta, Fitore Agolli, Zoja, Vjollca e te tjera. Do te vecoja nje vajze te re bilishtare, Lilin, kryenfernjeren e spitalit te Bilishtit, qe punoi vite te tera deri sa u matua e shkoi ne Australi. Ajo ishte nje vajze e gjalle e inteligjente shume popullore dhe gjithmone qeshur, e pa pertuar dite e nate , sa here qe e therrisnin e per cdo urgjence. Do ta kujtojne

me respekt shoqet kolektivi , mjeket pa le te semuret, pacientet qe e mbajne ne goje, qe gjithmone i percillte me nje buzeqeshje miqesore, Liljana Mici Birangi ish ndihmesmjekja e kryeinfermjerja me popullore dhe e aposionuar ne misionon e saj humanitar qe dhe tani e vazhdon me sukses rrugen e saj ne Melburn te Autralise, midis australianeve

dhe shqiptareve te shumte duke fituar edhe atje nje popullarrite te madh ne pak vite qe ka vajtur.

I percjellim keto fjale te thjeshta e modeste per Lilin , duke i uruar suksese te metejshme ne profesion dhe jete te lumtur me Razmirn, nje cift i mrekullueshem.

Dua t'i permend te gjithe , per secilin dua te shkruaj nja dy rreshta, por e kam te pamundur ne kete shkrim te thjeshe e te shkurter.

Dy fjale deshiroj te permend edhe te rinjte ata ndihmes mjeke qe punuan e punojne me devotshmeri ne fshatrat e ne spitalin e Bilishtit. E kujtoj me respekt

per ato vite qe punova ne Proger, doktor Dashken, ndihmes mjekun e fshatit, keshtu e therisnin, ai ishte diten e naten ne fshat si biri i tyre , pasi mjeket gjithnje ishin nga Korca , shume te mire, por gjersa vinin ata , Dashke e kish dhene ndihmesen e tij edhe si mjek. Ai ishte nje djale i ri , por edhe kur u burrerua mbeti gjithnje i ri energjik, i pa pertuar e gjithnje me kembe ne ndihme te semureve, nuk e uli tempin e punes asnjehere edhe atehere kur u paguan me dite pune , punoi me perkushtim te vecante.

Pa dyshim ne cdo bisede me keta njerez humane do te degjosh fjalet me te ngrohta, e me respekt mjeket e tyre me te cilet kane punuar bashke nje jete te tere.

Ne nje bisde me Nikoleta Kamburin, ajo do te kujtoje mjeket e drejtoret e pare e te paharuar, te spitalit te Bilishtit, Nijovit Bedullen , Engels Barbuten , si dhe te tjeret Sllavko e Marta Kallfa, Sinan Agollin , Trajko Kamburin e shume te tjere.

Ne mbarimte shkrimit, ne emer te te gjitheve pacienteve , te semureve, dua t'i bej nje nderim te vecante, duke i quajtur njerez humane, nje jete e tere humane ne sherbim te devollinjeve, perkujdesje e rralle per shendetin e tyre, nje jete qe u shkri ne jeten e te semureve per ta dhe vetem per ta.

Anjehere nuk do t'i harrojme infermjeret tane , keta doktore popullore e te aposionuar te devollit, por do t'i kujtojme me nderim te madh ne jete te jeteve.

Do te shtoja ne kofidience, jo per vleresimin e shkrimit, se nuk e kam shkruar me kete synim, por per ate te vertete reale te jeets te ketyre njeresve te thjeshte, te ndershem e humane. Pasi lexoi shkrimin[qe ia dergova per kenaqesi me pare] ja se shkruan me mall e me emocione, njera prej tyre, qe sot eshte e martuar ne Australi, Lili, e cila me plot fjale nuk do ta ekzagjeroja sikur t'i quaja bijat e Nenes Terezes shqiptare, qe nuk kursyen jeten e tyre por sakrifikuaan per ti sherbyer njerezve me nje humanizen te larte njerezor. :

-" I nderuari vella Luani,

Ju falenderoj per shkrimin e thjeshte e modest sic thoni ju, , me mbresa te medhaja, dhe me shume respekt e dashuri te madhe brenda tij . E lexova me shume kujdes bile jo nje here po disa here se kisha deshire qe ti perfytyroja e ti jetoja perseri ato momente aq dmth ne jeten time si sherbetore e bilishtarev e devollinjeve. . Eshte e vertete qe kemi jetuar nje kohe me shume pune , me sakrifice po edhe me shume respekt e me shume konsiderate te vleresuar nga njerezit . Une ndjehem e privilegjuar nga respekti qe me kane falur njerezit e devollit. E kam dashur profesioni tim, punen time , vetem ajo dashuri per punen me beri te arij ketu ku kam aritur , ndjehem shume mire kur arij te bej nje gje te mire per njerzit e kur ju sherbej atyre me shpirt.

U ndjeva e vleresuar nga shkrimi juaj, u ndjeva shume e emocionuar, mu desh te qaja per ca kohe , dhe e di pse? Se ka qene jeta time ka qene pasioni tim eshte endra time , qe dua ta jetoj ne cdo moment te jetes time . Vetem per punen time asnjehere nuk ndjehem e lodhur dhe e pertuar, ju premtoj se do ta dua tere jeten profesionin e nderuar te ndihmes mjekut, , do ti dua gjithmone njerezit , dua te bej gjithmone c'eshte me e mira per kedo.

Do te desha te beja nje shtese te vogel, duke te bere nje sugjerim ne kofidence, mos ma merr per keq, qe me pak te shkruaje per ne, e me shume per brezin e vjeter, per infermijeret , mamite e talentuar e te paharuara, qe tere jete kane qene model per ne ne jeten e ne profesinin tone.

Dy fjale per shoferet e spitalit te ambulancave qe nga te paret , Faik Meka, Seci e deri te gjenerata e re e shofereve te rinj qe bashke me ne qendronin syhapur cdo kohe e ne mes te nates duke i shkuar apo i percjelle me urgjence te semurat, paciente tane te paharuar. . . .

. Edhe nje here do doja te pergezoj me nje falenderim shume te madh per kete rikujtim dhe shkrim shume te bukur e te vecante edhe me vlera te rralla artistike, , ju jeni nje talent i madh, shkrimtar me nje proze te gjalle poetike, , qe keni shperthyer tani ne moshen e pjekurise[te me falni nuk eshte kompliment por realisht, sinqerisht, ], Me respekt, Lili and Razmiri. "Victoria, Melburn, Autrali

Dhe tani per ta mbyllur kete shkrim te shkurter, por te pambaruar per ta, do te shkruaj e dicka personale. Sa perpiqemem mos shkruaj per vete se s'eshte mire, por dhe nuk me pelqen, por nuk mundem e kam te pamundur se jete ime eshte e lidhur fort me ta , me keta njeres te thjeshte e te ndershem, si vellezerit siameze, e pandare, . . trokitjet e jetes se tyre i ndjej cdo caste, se ata jane te medhenj e te paperseritshem.

. . . . New Haven, YALE hospital, vjeshte. . . Nisa te bej nje pershkrim te thjeshte , por e lashe se pejsazh me te bukur margaritar qe i ka bere poetja e talentuar, korcare Raimonda Moisiu, e cila ka jetuar per disa vite atje, nuk mund ta qendisja, , . ketij qyteti bregdetar piktoresk te shtetit te Connecticutit. .

Isha shtruar aty per t'u operuar per se dyti ne zemer, "by - pass "si thone , big surgeri, me zemer ne tavoline, per te mare damarin e kembes e per ta arnuar pjese-pjese ne zemer. Nuk dua te futen ne hollesira se me hipen njeankth, tmer , nje frike, . Doktori , kirurgu amerikan me fame dhe pedagog ne Universitetine Yales, (te degjuar ne Amerike, ato kohe u operua nga gjuri ish presidenti Clinton, njeriu e presidenti me i nderuar i kombit shqiptar), me dha kurajo e me beri odtimis , megjithese e dija qe operim ishte me risk per jeten, pasi kisha bere dhe disa nderhyrja te tjera ne zemer, si kataterizeshen heart, anxhino plastik, e te tjera, .

Nejse, . . pas operimit, si e njgjallen zemren e trupin me elektroshaout, sic me thoshin, . . .

Pas disa oresh, ne dhome e remanicionit, pashe fytyra qe munda t'i dalloj si ne mjegull, . . . ishin nurset, infermjeret qe u kujdesn para operimit, pastaj dallova me vone , gruan e femijet.

Nuk i haroj keto caste. Pas operimit , nja gjashte muaj, menduam ti bejme nje dhurate simolike , Pr. Dr. Drewn, kiruget tim te zemres, se ju e dini bakshishet e parate ketu s'i praanon njeri, kultura. . por dhe ligjet jane te forta, . . Ai e pranio me kenaqesi duke na falenderuar, iu be qejfi se e kishim shkruar ne anglisht, nga nje pacient shqiptar, . . e pastaj na u lut, , me ndrojtje, , . .

-Sikur t'ja benin dhurate nurserve, infermjereve, ta shpiem ne dhomen e tyre, se ata u kujdesen shume si per te gjithe paciente , por me shume per ty, se ishe nje shqiptar inteligjen e optimist, . . .

E pranuam edhe ne me kanaqesi propozimin e tij dhe shkuam direkt ne sallen e tyre. Ai i foli ne anglisht i falenderoi, duke ia hedhur doren mbisupe nje dyve prej tyre e tha :

" -Keta jane , enjgjejt e shpirterave , keta njgjallin jete, keta jane njerezit me humane ne bote. . . . . Ne te gjithe na u mbushen syte me lot , duke u larguar prej tyre , me perqafime , si te njohur prej vitesh , per te mos i harruar kurre. . . . kurre. . si motrat e vellezerit shqiptare, infermjeret e infermjeret shqiptare. . . .

Me respekt per Ju" doktoret popullore" dhe sherbesat humane te njerezimit,

Nder, mirenjohje, respekt e krenari ndaj Jush

@-Luan Kalana-ish pacienti juaj

Florida, SHBA.