Kulturë
Kalosh Çeliku: Dielli korrë borën miell për dimër
E hene, 20.04.2020, 10:44 AM
DIELLI KORRË BORËN
MIELL PËR DIMËR
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Bregu i Lumit Zajazit
Sot pa shelgje)
Bregu i Lumit
Zajazit më strukte
Hurdhave, kur
lahesha pa brekë.
Dhe, mesdite:
Rrezitesha në Diell
Vapë madhe. Ikja,
nën hije Shelgu.
Bregu i Lumit
Zajazit. Livadhet
Sot, janë pa
shelgje. Dhe, Fëmijë.
Lumi, shteri.
Shtrati, nuk ka ujë
Shelgjet, kanë
tharë. I kanë prerë.
Moti kohë, ika nga
ajo Vapë e madhe
U strehova në
Shkup. Dhe, Prishtinë.
Qytete betoni, pa
shelgje. E, Livadhe
Përmendore me
armë: Thika. Pushkë.
Kuajt me shalë
duke shaluar në Qytet
Flamuj turko-arab,
valojnë në minare.
Hëpërhë: Sot, më
ka mbetur mali. Ikja,
Nga partitë
politike: Bibla dhe Kur’ani...
(Shyma* e derës madhe)
Fëmij i prapë, kur
isha në Katund
Ëndrra të frikshme
shihja në shtrat:
Sesi, hipja te
shyma e derës madhe
Dhe, e nxirrja
kryengritësin. Shurrën
Fluk, sa më lartë.
Larg, përtej pragut.
Xhindet, tinëz
vinin pas mesnate
Dhe, më vidhnin
natën me Hënë:
Dorë më dorë,
hudhnin mbi çatia
Majë lisave te
Guri Zi. Pas Çuke.
Pak, para agimit,
më kthenin herët
Mes Nanës. Dhe,
Babait në Shtrat...
1. Dru i gëdhendur lisi
në prag të derës madhe
(Qengji)
E dënoi Ujku: Pse,
Babai i tij
Dje, te lumi: Ia
turbulloi ujin.
E dënoi, dhe bariu
për ushqim
Dhe, dasëm.
Politikani, gjatë
Fushatave
zgjedhore. Politikë
Ahengje festive,
pas “fitoreve”.
Hero, e shpallën
me vjersha
Librave të
leximit. Lektyrave:
“Qengji vogël, bee
- beee, ban.
Unë, mbëledh lule.
E, ti hanë
Bar. Bee - bee -
beee. Ban.”
Edhe, e therin. Ia
presin kokën
E varin për një
këmbe në pemë:
Ia rjepin lëkurën.
E hanë, ujqërit...
(Gjeli)
Sot, nuk hipë më
mbi gardh
As, majë plehu, në
Lëmë:
Të na zgjojë nga
gjumi.
E zëvendsoi ora me
një zile
Hoxha, me “Allahu
Akber”:
Nateditë, thirrë
në minare...
(Kurrë kollare (kërpesh)
nuk lidha përqafe)
Moti kohë eci
rrugës me çizme
Nuk i dua këpucët
e armikut.
Sandalet i veshi
verës. Vapë
Gjarpëri Shtëpisë,
kulaç. Lëmë.
Moti, zbath nuk
turrem Livadhit
Kurrë kollare, nuk
lidha përqafe...
(Qeni leh në iriq)
Nanën, kur qeni
lehte në Lëmë
Babai, thoshte:
Qeni, leh në iriq.
Përçudi, Unë i
besoja Babait
Gjumi më zente te
pragu derës.
Vonë, e kuptova
thënien e Babait
Pse, nuk thoshte:
Qeni leh n’armik:
Natën na ka ardhë
pas porte. Lëmë.
Më kërkon mua
burrin, “kurban”
Ditënesërmen,
rehat bëjë “Bajram”...
(Im Atë, dilte natën nga shtëpia
dhe ktheheshte tjetër rruge)
Im Atë, Natën
dilte nga shtëpia
Nuk ktheheshte të
njëjtës rruge:
Herë, i biente
rrugës nga xhamia
Herë, pas Çuke
ferrave. Lisave.
Armiku, nuk duhet
ta di rrugën
Nga e cila, unë
dal nga porta:
E, as atë: pas
Çuke. Kthimin.
Im Ati, një natë
rrugës pas Çuke
Mes rruge i
ngritën një duj misri:
Nxorri “nagëntin”:
Lëshoma rrugën!
Hasmi, aspak nuk
lëvizi nga vendi
Im Atë, ia shkrepi
nëntë fishekë
Dhe, e ndezi dujin
e misrit flakë…
(Zekthit e urrejtjes)
Verës, kur ikja
turr nga vapa
Dhe, i zhytesha
Lumit Zajazit:
Not, i bija
hurdhës. Pellgut
Rrezitesha në
Diell. Breg .
Zekthit, suleshin
në grupe
Gjak kërkonin të
thithin!
Gjak, s’kisha as
pëe vete.
Ndonjërin, e
vrisja me pëllëmbë
Gjak i kuq,
shpërthente në trup.
Vetëmevete,
thosha: Shumë gjak!
Zekthat e
urrejtjes, turr pas lopëve…
(Vjeshta e zhvesh Natyrën
lakuriq dhe pa brekë)
Vjeshta, e zhvesh
Natyrën
Fushat. Livadhet.
E, malet.
Pemët, i le edhe
pa brekë:
Dimri me gunën e
bardhë
I vesh, mos i
ngrijë acari.
Ujkziu, zbretë në
Katund
I kërkon edhat e
xha Balit:
Këmbën, e lyen me
miell
Derën t’ia hapin,
mik malit.
Pranvera, Larg. E,
më Larg…
(Dielli korrë borën
miell për Dimër)
Dielli korrë
borën, miell për Dimër
Thasët me miell ia
ngarkon në sajë
Babadimrit.
Dhuratë, mullisit plak
Vitin e Ri, ta
festojmë në Katund.
Bora bie pa u
ndalë. Jorgan i bardhë
Bereqet, do të
kemi dhe këtë Dimër…