E marte, 29.04.2025, 03:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Porosia e Sali Ramadani - Kërçova

E diele, 19.04.2020, 12:45 PM


POROSIA  E SALI RAMADANI-KËRÇOVA

Nga Ilmi VELIU

Me njeriun më të guximshëm të Kërçovës, Sali Ramadani, e që ai shpeshëherë prezentohej si Sali Ramadan Kërçova, u takova në Kërçovë disa ditë para se ai te këthehej në Kosovë dhe të ndërronte jetë. U ulëm përpara restorantit ,,Ballkan,, dhe porositëm nga një kafe. Në bisedë e sipër, i tregova se jam duke shkruar një libër për ,,Mësuesit e parë të Kërçovës,, ku edhe ai është në mesin e asjë gjenerate heroike dhe nese do të më jepte leje që në atë libër ta vendosja edhe biografinë e tij. Ai qeshi me të madhe dhe më tha se në atë libër nuk ka vënd për biografinë time sepse për ta shënuar e botuar  biografinë time do të duhen më pak dhjetë libra. Por unë tek ti kam një porosi apo kërkesë tjetër e që jam i sigurtë dhe i bindur se vetëm ti do të ma plotësosh atë dëshirë. Unë kërkoj që të thurish disa vargje, ashtu si din ti,e që do të jenë të shkruara te pllaka e varrit tim.

I thash se ai do të jetonte edhe shumë dekada por herë kur të ndodhi ndërrimi jetë i tij, unë nëse do te isha i gjallë, do ta plotësoja kerkesën dhe dëshirën e tij të fundit. U përshëndetëm, ai të nesërmen kishte shkuar në Prishtinë dhe pas disa ditësh e mora lajmin e hidhur, se Sali Ramadan Kërçova kishte ndërruar jetë.

Unë  i premtova dhe vendosa që premtimin tim ta dergoj në vend; dhe këto vargje do mundet të shkruhen në një pllakë graniti, bashkë me fotografinë e tij, e cila pllakë do ta ketë formën e shqiponjës dhe të vendoset në hyrje të shkollës së fshatit ku eshtë i lindur zotëri Saliu,ose në hyrje të fshatit ku eshtë e vendosur shtylla me flamurin shqiptarë, për të cilin flamur,ai beri luftë gjat gjithë jetës së tij.

POROSIA E SALI RAMADANI- KËRÇOVA

Kur të mësoni se kam vdekur

Atëherë thoni:Ndjesë pastë..!

Ju e dini se çfarë kam hiekur

Unë, poeti zemërzjarrtë.......!

Po të pyesni;ku e kam varrin

Ku shëtis, ku e kam oborrin...

Shkaku i mizorëve të shkretë

Dheu i zi s’ka për të më tretë.

Thoni: Ai e deshti jetën,

Jeta n’vuetje e dërrmoi

Thoni;e mbrojti të drejtën,

Kriminelët nuk i duroi...

Thoni: Ai kërkoi lirinë,

Si shqiponja në fluturim,

Provoi pranga edhe çelinë

Për lirinë;lëshoi kushtrim.

Për shkollimin,përherë luftoi

Skishim parë ne shkollë me sy

Thoni; Për heronjtë këndoi,

Për Mefailat,shumë mbajti Zi.

Thoni; ate e mbyti terri

Drita e dielli nuk e ngrohu

Thoni se e trishtoi tmerri

Të shtypurit i tha: “Çohu!”

Kur të vijë të çelë prënvera

Kur bilbili të nisë me këndu

Mbi varrin qëndis me therra

Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin e mos ngurroni

Kush ka lindë, ai ka me vdekë

Vehten tuaj ju ta ngushëlloni

Thoni;Gjallë kërkush s’ka mbet!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx