E marte, 29.04.2025, 07:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Ju që nuk lulëzoni

E enjte, 16.04.2020, 12:24 PM


Mehmetali Rexhepi

JU QË NUK LULËZONI

ju që nuk lulëzoni

nuk e gjeni dot enigmën e lulëzimit

është diku aty-atje  jashtë dhomave  e parmakëve

nën grila e mbi kulmin e shtëpisë

mund të jetë dhe brenda jush

*

pa hirin e urtisë me dorë e kapa atë prush

thoshe     djeg mua

thuajse djegia e diellit e zjarrit e qiririt

u përkiste pos atyre

atëbotë  ç`u bë ai

asnjë herë diell

asnjë herë zjarr

asnjë herë qiri

asnjë herë thellësi

vetëm syprinë

*

ato dhe ata që bulëzojnë

të gjithë nuk lulëzojnë

*

më grishni trungje

sa fortë më grishni të modeloj arkitekturën tuaj

ngjyrat që i prapësonin stuhitë

zbardhnin muzgje

përderisa akujt mjeran ngrinin mjerimin tim

mjerimin tënd

*

ju që nuk lulëzoni

e zgjasni dorën e shpirtit prej akujsh të ngjatjetoni

dhimbja  ishte  e marrë  shterpëruese

me receta të pasionit    një padroni

temperaturat drithëruese

mos me pykë përgjëruese

i fikni me shurrë skuthash

*

kurorat e trungjeve pa mëri grishin

së paku lutjet në buzë të njoma t`i kishin

t`i shtrihej trinomi  i degëve në ajër

burim-durimi i etjes të mos shpie    fata-morganë

*

ju plëng-shkalës të trungjeve  degë-prerë

sikur harruat  mijëra  rrënjë të shtrira në erë

mijëra rrjeta mijëra oda  mijëra dyer

gjeniu  i dehur  “virusit Corona”

shtjellat  mbi glob në një shishe t`ia mbyllë

e le të pëlcas kjo mynxyrë

*

gjeniut të mekur i rrëmben  gotën nga dora

pas  një  dalldie në mushkëri virusi Kurora

*

esëllti sjellka veçse shpërthimi  i rrufesë mbi kokë

vrik e lypin  sytë  ku  është Ai I Madhërishmi Zot

Gjilan, 16 prill 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx