Editorial
Rexhep Shahu: 15 vjet burg nga Kodi Penal i Edi Rames
E merkure, 15.04.2020, 03:58 PM
15 vjet burg nga Kodi Penal i Edi Rames
Nga
Rexhep Shahu
Kryeministri
po thote se do ndryshoje Kodin Penal, do te fuse aty nene qe te denojne deri ne
15 vjet burg kush nuk zbaton udherat e kryeministrit per tu kujdese qe te
mbrohemi nga Koronavirusi.
Kryeministri
nxori ushtrine ne rruge, per te na mbrojte nga nje armik qe nuk shihet as ne
mikroskop, por qe eshte bere sa nje derr ne koken e kryeministrit.
Ai
e ka te lehte te ndryshoje Kodin Penal se i ka manekinet qe ngrene doren sic
urdheron ai. Ne parlament s'ka personalitete.
Kodin
Penal dhe ashpersimin e ligjeve kryeministri nuk e ben per te na mbrojte nga
Koronavirusi por e ben per tu bere ai sa me i forte kur eshte i bindur se
gjykatat e prokuroria sot me shume se kurre bejne sic don dhe urdheron
kryeministri, pasi eshte drejtesia e tij, e modelit te tij qe ka perjashtuar
dhjetra personalitete shume te afta e me integritet te larte nga sistemi i
drejtesise, personalitete juridike qe nje shtet normal do ti konsideronte asete
te rralla dhe do t'i mbronte nga cdo dhune, arrogance e urrejtje
kryeministrore.
Te
thuash se keto ashpersime ligjore vijne era diktature, te fusin friken,
mbjellin frike, ankth, terror kryeministror, ta shkruash mendimin tend,
opinionin tend dhe ta besh publik, rendin militante te ndryshem e te thone na
neveritet ju analistet, ju opinionistet, ju gazetaret e mutit.
Liria
e gjithkujt me dhene mend natyrisht qe ia forcon dhe zmadhon ushtrine fashiste
kryeministrit dhe ushtaret e tij, shumica anonime, te bejne gjemen, te
kryqezojne.
Une
psh them se nuk me shqeteson personalisht Edi Rama nese behet hitler i vogel i
vendit tone te vogel, por shqetesohem per njerzit qe do te jetojne gjate ketu
ne kete vend dhe do te ndrydhen nga nje diktator sic u ndrydhem ne me Enver
Hoxhen.
Thone
se nuk mund te instalohet komunizmi ketu se jemi shoqeri e hapur, se jemi ne
BE, ne NATO etj etj.
Mund
te provojme perseri si te paret tane ate qe thoshte gomari qe i dukej se ishte
ne enderr ndersa e hante ujku. Dhe duket po e provojme me miratimin e plote te
socialisteve te Edi Rames qe jetojne vec per inat te te tjereve dhe jetojne vec
per ti bere fresk cdo idiotesie te Edi Rames dhe nuk pranojne asgje te urte apo
objektive te askujt qe nuk eshte ne taborrin e Edi Rames.
Tu
thuash se ndryshimi i Kodit Penal qe te denoje njerzit deri ne 15 vjet burg pse
del nga shtepia pa leje te Edi Rames, kete do ta kishte zili edhe Enveri.
Te
dalesh te shkosh tek farmacia pa leje te Rames, ne nje moment te caktuar te
dites a te nates se u semure pa leje te Rames, dhe nuk i ke ilacet ne shtepi se
shtepia e askujt nuk eshte farmaci, mund te denohesh deri me 15 vjet burg.
Ta
semuresh pa paralajmerim, pa planifikim, nga nje semundje qe nuk duhet te
shkosh ne spital por duhet te marresh ilace ne farmaci, nuk lejohet. Duhet te
marresh leje te Edi Rama qe te semuresh, qe te sherohesh, qe te shkosh ne
farmaci, ndryshe denohesh po deshi ai me 15 vjet burg.
Ky
eshte preteksti. Me 15 vjet burg do te denohen ata qe don Edi Rama, ata qe nuk
i binden atij ata qe e kundershtojne ate.
NATO,
BE nuk jane investuar as po investohen ne jeten tone te brendeshme, ne
demokratizimin e jetes ne vend, ata impenjohen per obligimet qe ka vendi yne
ndaj strukturave euroatlantike, impenjohen qe ketu te kete stabilitet,
stabilitet i vendosur qofte edhe me dhune kodesh e dhune urdherash apo qofte
edhe me ushtri e tanke ne rruge kunder virusit.
Tani
pergjegjesia ime per te nesermen ku eshte. Mund te thote me te drejte dikush se
po zmadhoj, dikush se nuk po zmadhoj.Une po rrefej se cfare po ndodh, qe po
ndryshon ne menyre te shemtuar Kodi Penal qe ta kete te lehte te eleminoje e te
kercenoje e te nenshtroje Edi Rama cilindo qe nuk e duartroket ate.
Jo
po nuk e len Europa, degjoj te me thone.
Do
te vije Europa e Amerika ndoshta do te te ndihmojne, por atehere do te kete
mbire bari mbi varrin tend.
Amerika
dhe Europa na mesuan njehere se si zihet peshku, nuk do te zene ata peshk per
te na ushqyer perdite me liri.
Me
te drejte shume femije e adoloshente qe u duket edhe trendy kryeministri sot,
do te na akuzojne neser, ku ishit ju o mavri qe lejuat kete Kod Penal
diktatorial.
Do
te pergjigjem nga matane, ti flije o popull, ndaj mos e prish gjumin, fli se
kujdeset partia per ty, je mesuar te kujdeset partia per ty dhe te mendoje
Partia per ty.
Ate
po ben Edi Rama me partine e tij.