E merkure, 30.04.2025, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Ajne Iberhysaj: Balada e poetit

E marte, 14.04.2020, 02:17 PM


Ajne Iberhysaj

BALADA E POETIT

Shpirti i poetit e ngrohë tokën e qiellin

Çdo varg e bekon me lotin e diellit

Me hire apo pa hire kryqëzohen fatet

Me ferrin jeton e njeriut i dhuron parajsën.

Thonë se kur poetit i buzëqeshë fytyra

Mbretërit grinden e ai qëndisë vargje

Shpirti i rebelohet e Zotit i dhuron vetminë.

Pse hyjnitë lotojnë kur dashurojnë

Pse engjëjt qajnë kur mbretërit kurorëzohen

Pse dashuritë e mëdha

Sikur shuhen në rrezen e parë të ditës

Pse djajtë errësojnë diellin

E tentojnë bëhen yje.

Balada e poetit e ka frymën e secilit njeri

Syri e ka etje e vargu i bëhet shigjetë

Çdo shkronjë e brumos me frymën e gjakut

Guri i bëhet i butë e koka i dhemb nga jastëku

Acari ia lëndon damarët e zogjtë e shoqërojnë

Nga gjaku i lind poezia e shpirti pastaj i tij qan

Dhimbjet i bën peizazh dashurie

Vajin e fëmijëve e qëndis me fjalë perëndie.

Edhe shiu kur bie poetit shndërrohet në lumë

Deti i dhuron shpresat e lumturisë

E mali e thekë me mall

Por është edhe i mërzitur

Se koha ikën e vitet i i plagosin engjëjt

Shekujt nuk kanë zë e koha rrjedhë si lumë

Por kot nuk kane thënë

Se poet lindë e nuk bëhesh.

Edhe bora kur bie poetit sikur i flet:

Guri ta ngrohë syrin e toka e huaj vdekjen

E hidhësia e fjalës ia ç’ekuilibron shpirtin

Ngushëllohet me muret e yjet ia ndien dhimbjet

Nga shpirti i buron fjala

E në tokë i mbëltohet si gravitet dashurie

Shpirti i poetit e ngrohë tokën e qiellin

Kjo baladë e vargut apo e poetit pelegrin jete...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx