Faleminderit
Sinan Gashi: Forca intelektuale e Mit’hat Frashërit
E diele, 12.04.2020, 07:04 PM
FORCA INTELEKTUALE E MIT’HAT FRASHËRIT
Nga
Sinan GASHI
Sa
herë që zihet në gojë emri i atdhetarit të shquar Mit’hat Frashëri (1880-1949),
djalit të patriotit Abdyl bej Frashërit, gjithmonë kihet parasysh atdhetaria e
tij e manifestuar gjatë gjithë jetës në propagimin e tërësisë shqiptare,
formimit dhe udhëheqjen e organizatës Balli Kombëtar, aktivitetet e natyrës
politike të tij në emigracion, pas ardhjes së komunizmit në pushtet, e kështu
me radhë, madje e gjithë kjo në orientimin negativ dhe antikombë-tar. Fare
skithi ose hiq fare nuk përmendet pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Vlorës dhe
nënshkrimi i deklaratës së Pavarësisë edhe nga ai më 1912, organizimi dhe
pjesëmarrja e tij në Kongresin e Elbasanit më 1909, pjesëmarrja aktive në
Kongresin e Manastirit, kur u vendos për alfabetin e shqipes më 1908, kur edhe iu
besua posti i kryetarit, pastaj pjesëmarrja në Konferencës e Paqes në Paris, në
Konferencën e Lidhjes së Kombeve, punën e tij si ministër i Postës dhe
Çështjeve Botore në Qeverinë e Vlorës, ministër pa Portofol në Qeverinë e
Durrësit më 1919, ambasador i Shqipërisë
në Athinë për vitet 1923-1926, kur tërhiqet pas kundërshtimit që bëri për
shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi nga qeveria jugosllave Madje, duke mos i
njohur ose qëllimisht duke i fshehur aftësitë e tij intelektuale dhe veprat e
shumta shkencore e letrare, ai është paraqitur nga propaganda e kohës si një
njeri me dije të pakta dhe gagaç rrugësh.
Kësaj
radhe po e paraqesim punë e tij të natyrës intelektuale dhe aftësitë e tij
krijuese shkencore dhe letrare, disa nga të cilët janë të patejkalueshme edhe
sot.
Kultura e përgjithshme
Mit’hat
Frashëri kishte mbaruar të gjitha shkallët e shkollimit të mirëfilltë,
filloren, të mesmen dhe të lartën në Stamboll, në përkujdesjen e të atit dhe
ungjërve intelektualëve të lartë e atdhetarëve të dëshmuar, Naimit e Samiut.
Kishte punuar në administratën turke në Stamboll e pastaj edhe në administratën
e Selanikut. Që herët nis të botoi shkrime në periodik, disa nga të cilat edhe
i nënshkroi me tri pseudonimet e njohura të tij: Lumo Skendo, Mali Kokojka (toponim
i vendlindjes së të atit në Frashër) dhe Skendo Frashëri, që haset në ‘Albania’
e Konicës, kur ajo dilte në Bruksel.
Duke
qenë edukimi kombëtar parësor nga i ati, ai kërkonte mënyra dhe forma se si të
zhvillonte aktivitet, por të një natyre tjetër, që kishte të bënte me
vetëdijesimin dhe mobilizimin shpirtëror të shqiptarëve. Nisur nga kjo ai
angazhohet në nxjerrjen e të përkohshmëve, për së cilave përhapeshin idetë,
rrëfeheshin idealet dhe nuk shkëputej interesimi për çështjen atdhetare dhe
artistike. Janë të njohura të përkohshmet që i nxori ai, si revistën “Kalendari
kombiar” 1897-1928, “Besa” në Stamboll, shqip-turqisht, pastaj “Diturija” e
Selanikut, gazeta “Liria” në Selanik më 1908-1910; revista “Diturija” në
Selanik më 1910-1915, më 10 numra, pastaj e vijoi botimin në Bukuresht më 1916
më 3 numra dhe së fundi në Tiranë, gjatë viteve 1926-2929/
Duke
menduar se propagimi bëhet më aktual në gjuhë evropiane, ai nxjerr në
frëngjisht revistën “L’ indépendence albanaise” në Sofje 1914, më 14 numra,
ndërsa vijoi botimi i saj më 1915 në Bukuresht, po ashtu me gjithsej 14 numra.
Ai, ndër të tjera ishte edhe njohësi i mirë i shumë gjuhëve. Përveç atyre
orientale, të cilat i kishte mësuar gjatë shkollimit në Stamboll, dinte mjaft
mirë frëngjishten, anglishte e gjermanisht, në të cilat edhe botonte artikuj të
ndryshëm, mbase edhe vepra të plota, si dhe shqipëroi disa sish.
Megjithëkëtë
angazhim të dendur, ai përherë bashkëpunoi me revista të huaja, të Francës, të
Anglisë, të Zvicrës etj., si: “Mercure de France”, “Les peuples Libres”, “Revue
Politechnique”, “Revue de Geneve”, “Le Monde”, “La Mercure Suisse”, “The New
Stratesman”, “Foreing Affairs” e tjerë.
Është
për t’u vënë re edhe një përkujdesje e tij e rrallë në raport me dashamirët e
kombit shqiptar, që reflekton edhe kulturë civilizuese të tij.
Mit’hati
ishte një njeri që kishte kujdes të veçantë për ato personalitetet që kishin
bërë të mira për shqiptarët, e në veçanti për të huajt, siç është rasti për
zonjën e nderuar Edith Durham, anglezen e cila kishte dëshmuar një përkushtim
të madh për paraqitjen e botës shqiptare realisht në botë, duke qëndruar vetë
për disa kohë në mesin e tyre. Mu për këtë, Mit’hati e nisi një iniciativë për
të mbledhur mjete financiare për një dhuratë simbolike për Miss Durham. Këtë e
mësojmë nga një letër dëguar drejtorit të gazetës së Vlorës “Përlindja e
Shqipëniës”, v.II, nr. 6, dt.1831 Kallënduar 1914, f. 4, ku ndër të tjera
sqaron: “Këtu n’Elbasan filluam që të mbledhim ndihmë nga një metelik (10 para,
5 qindarka) për njeri: duamë të blemë një kalem të florinjtë që t’ja
dhurojmë zonjës Edith Durham, si kujtim
për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tënë, me shkrimet dhe botimet e saj.
Për të rrëfyerë këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashurë që edhe ndihma të jetë
e popullit, dhe nga ky shkaka s’marrim më teprë se 10 para për njeri.”
Veprat shkollore dhe
shkencore
Pos
interesimeve të gjëra e të përhershme kombëtare, Mit’hatin e ndihmoi në këtë
drejtim edhe njohja e shumë gjuhëve të huaja. Nisur nga kjo përparësi, ai lexoi
vepra origjinale në ato gjuhë, duke i gjurmuar në veçanti ato që lidheshin me
fatin e shqiptarëve gjatë viteve e shekujve, e të cilat ia kompletonin dihet
për të shkruar vepra pastaj që kishin mbështetjen shkencore reale edhe nga të
huajt, në vitet e hershme. Kështu mendimin as i konsultonte me mbështetje të
studiuesve eminentë të kohës, aty ku ata ishin marrë me çështjen shqiptare ose
problematikën që ishte në vargëzimin territorial të problemeve.
Duke
qenë adhurues i madh i librit dhe, sigurisht, duke e pasur bindjen se ‘vetëm
drit’ e diturisë përpara do na shpjerë”, hapi në Tiranë librarinë ‘Lumo
Skendo’, gjatë viteve 1926-1939, ndër më të mëdhatë dhe ndër më të pasurat me
ekzemplarë, të cilën pushtetarët monist pastaj
ia konfiskuan.
Duke
e pasur përherë jetën e njëjtë, atë të atdheut dhe fatit të tij, ai shkroi
vepra me një përkushtim për ta nxjerrë në dritë të vërtetat e mohuara ndaj një
populli të robëruar dhe të gllabëruar nga shumë shtete fqinje.
Veprat
e tija shkencore, mund të radhitën monografia e shkruar për xhaxhain e tij të
famshëm, “Naim be Frashëri”, të cilën e botoi fillimisht në Stamboll më 1901,
kjo vepër mbeti edhe më informatori më i besuar i jetës së pioetit, të cilin e
citojnë të gjithë studiuesit e më pastajmë. Ndërsa ai kishte botuar edhe veprën
“Plagët tona” në Tiranë më 1924, e cila nga titulli reflekton përmbajtjen e sa;
pra ka të bëjë me problemet e ndryshme që e rëndonin shqiptarin, sa duke e
ngatërruar brenda vetë s së vet, aq edhe duke e ndaluar në hapërimin drejt
civilizimit botëror. Dhembjen dhe njëkohësisht sqarimin për ato vetëpengesa,
Mit’hati i shpjegon në mbështetje të një realiteti që e njihte fare mirë. Aty
pra qasja është e natyrës psikologjike, sociologjike e filozofike. Edhe pse
disa për kohën janë të tejkaluara, gjithsesi mbetet bazament i informacionit
për një gjendje rë zymtë të një kohe.
Duke
e ditur vlerën e jashtëzakonshme të arsimimit dhe njëkohësisht mungesën e
librave shkollorë, Mit’hat Frashëri shkroi, hartoi dhe shqipëroi disa vepra
shkollore, disa nga të cilët edhe i mbetën në dorëshkrim. Po i radhisin të
gjitha, për ta pasqyruar angazhimin e tij në këtë drejtim:
“Dhetregonjë”
për shkollat e para, Sofje 1912,
“Këndime
për shkollat filltare”, Selanik më 1910,
“Këndime
për shkollat e para”, Selanik më 1910,
“Këndime
për shkollat e para”, Stamboll 1912,
“Istori
e mbretërisë ottomane”, Stamboll 1912,
“Këndime
Diturija dhe Bujqësije” shkollat e para, Stamboll 1912,
“Metodë
Ahn” për gjuhën anglishte, përkthyer nga frëngjishtja, Sofje 1908,
“Metodë
Ahn” për gjuhën frëngjishte, copë e parë, Bukuresht 1902,
ndërsa
që në dorëshkrim i kishin ngelur veprat:
“Metodë
Ahn” për gjuhën frëngjishte, cop’ e dytë,
“Metodë
Ahn” për gjuhën italishte, cop’ e parë,
“Metodë
Ahn” për gjuhën gjermanishte, cop’ e parë dhe
“Nga
Shkupi në Janinë” udhëtim në Shqipëri.
Në
shkencë Mit’hati ishte dëshmuar njohës i mirë, studiues i përkushtuar, duke
lënë vepra të pakontestueshme dhe që ruajnë një shekull pas aktualitetin e
vërtetësisë së shprehur dhe burimeve të sakta e të pakontestueshme. Sa dashuria
e madhe për libër, sa poliglotizmi i tij dhe aq më shumë vënie e të gjitha
atyre dijeve në shërbim të ndriçimit dhe liri të kombit të tij, ai botoi vepra
tepër me interes.
Ja
cilat janë ato:
“Naim
be Frashëri”, monografi, me pseudonimin Mali Kokojka, së pari në Sofje më 1901,
dhe Tiranë më 1923,
“Pritmi
i Shqipërisë”, botuar më Sofje, më 1915,
“Letra
mbi një udhëtim në Zvicër”, përshkrime udhëtimi Sofje 1915,
“Plagët
tona”, studim i shprehur në formën eseistike, i botuar në Tiranë më 1924, me
plot të vërteta për shqiptarët, që bën një analizë të thellë të etnisë,
psikologjisë dhe perspektivës së tij.
Është
më interes të themi se ai shkroi edhe vepra në formë broshurash, kryesisht në
gjuhën frënge, vetëm për ta sensibilizuar çështjen shqiptare ne përmasa
botërore. Ato vepra, janë:
“L’affaire
de l’Epire. Le martire d’un pople”, Sofje 1915, “La population de l’Epire”,
Sofje 1915,
“Albanais
et Slaves, Lausanne më 1919 dhe
“Les
Albanais chez eux et à létranger”, Lausanne 1919.
Edhe
në fushën e shqipërimeve ai bëri emër prej dijetari të respektuar, duke bërë
një përzgjedhje të veprave me aktualitetin shqiptarë.
Gjithçka
që veproi, në propagimin dhe veprimit
politik, në atë botues, në vepra origjinale dhe në përkthime, ai kishte synimin
e njëjtë, që edhe mund të hetohej lehtë - atdhetaria mbi të gjitha, apo
gjithçka në jetë për atdhetarinë.
Veprat
e kthyera në shqip, janë:
Poema
e Lamartinit “Guilloume Tell”, përkthyer nga frëngjishtja, Sofje më 1898,
“Psikologjia e edukatës” nga Gystav lë Bon, më 1923; “Bëje të mirën pa hidhe në
det” të Franz Hofmann-it, përkthyer nga gjermanishtja, botuar në Sofje më 1900;
nga Daniel Defoe: “Robinson Crusoe”, botuar në Selanik më 1909; nga D’Aulnoy
“Shkurtabiqi i verdhë”, përkthyer nga anglishtja, botuar në Sofje më 1915.
Ndërsa që në dorëshkrim i kishin ngelur këto vepra të shqipëruara:
“Histori
e Shqipërisë” prej Thumann, përkthim,
“Shqipëria
dhe Shqipëtarët” prej Vasa pasha Shkodra, përkthim dhe
“Shqipëria
dhe Shqipëtarët” prej Becker Renterskiold, përkthim.
Se
sa dinte dhe respektonte veprat e natyrës shkencore, Mit’hati dëshmon me
citimet e shumë veprave burimore, tepër me interes për temën që trajtonte, duke
qenë referenca të besueshme ndërkombëtare, si në gjuhën turke, gjermane,
frënge, angleze, e tjerë. Madje ato vepra, tepër autentike për të ngjarat e
kohës, tepër rrallë ose hiq nuk do të citohen më vonë nga studiuesit e
ndryshëm. Po e zëmë aty zënë vend autorët si Georg Finlay dhe vepra e tij
“History of Greece from 146 to 1864”, e botuar në London më 1977, duke e cituar
saktësinë e burimit, vol.VI, f. 2, pastaj studiuesin Vladimir Jovanovi? dhe
veprën e tij “Les serbes e la mision de la Serbie”, botuar në Paris më 1870;
Johann Georg von Hahn: “Albanesische Studien”, Ëien 1853, nga i njëjti: “Reise durch
die Gebiete des Drin und Wardar”|, Wien 1867, nga i njëjti: “Reise von Belgraf
nach Selonik”, Wien 1861; Lejcan: ”Ethnographie de la Turquie d’Europe”, Gotha
1861; Ami Boué: “La Turquie d’Europe”, Vien 1940, nga i njëjti: “Recueil
d’Hinéraires de la Turquie d’Europe”, Wien 1854; N. Brailsrord: “Macedonia, its
races and their future”, London 1905; Gabriel Louis Jaray: “Au jeune royanme
d’Albanie”, Paris 1914; Vasil Ken?of: “Makedonia, etnografia i statistika”,
Sofje 1900; Hopf: “Geschichte Griechenland in Mittelalter”, Leipzig 1868;
Charies Vogel: “Le Monde Terrestre”, Paris 1881; Dora D’Istria: “Excursion en Roumélie”,
Zurich-Paris 1863; Emilio Voggetti: “Gli Albanesi e la lora letteratura”,
Bologna 1914; Barbarich: “Albania”, Roma 1905; Pr. Waigand: “Der Gegische
Dialekt von Borgo Erizzo”, Leipzig 1911; Cyprien Robert: “Les Slaves de la
Turquie”, Paris 1944; Osman Zade Naib efendi: “Hadikat-yl-Vyzera”, Istanbul
1291 (1853); Sathas: “Elinika Anegdota””, Athina 1870; Felix Julien: “Papes et
Sultans”, Paris 1879; René Pinon: “L’Europe et l’Empire otomane”, Paris 1913;
C.J. Jere?ek: “Die Handelstrasse und Bergëerken Serbien und Bosniens der
mittelalter”, Prag 1879; Hopf: “Chroniques gréco-romanes” Berlin 1873, e tjerë.
Vetëm
nëse e shikojmë veprën “Pritmi i Shqipërisë” (pritmi = pritja = e ardhmja), do
të bindemi se sa të dhëna të
jashtëzakonshme jepte ai, sa për shqiptarët aq edhe për popujt e tjerë, në
mënyrë që me metodën e krahasimit ta arsyetonte bindshëm kërkesën e tij për
mëvetësinë e shqiptarëve dhe lirisë së tyre kombëtare. Pos që e jep gjendjen në
teren në raport me dhunën e përhershme sllave, ai zgjerohej në interesime të
përmasave ndërkombëtare. Ja se si e jep gjendjen e numrit të banorëve, në vite,
që nuk i kishte penguar së formuari shtetet e tyre:
“Bullgarija
më 1885, bashkë me Rumelinë s’kishte më teprë se 2.5 miliunë njerës, dhe Mali i
Zi, në funt të shekullit XVII-të (afreo një qind e njëzet vjet më parë) kishte
vetëm 50.000 (pesëdhjetë mijë) njerës!
Le
të shohin tani numrin e disa kombeve të vegjël të Evropësë: Sllovakë janë vetëm
3 miliunë. Irlandez 4 miliunë. Grekër 5 miliunë. Portugezë janë 5.5 miliunë.
Tyrq 6 miliunë. Bullgarë 6 miliunë e tjerë.”
Këto
dëshmojnë për dijet e shumta dhe të thella që kishte Mit’hat Frashëri dhe për
përgjegjësinë e fjalës që ai e ndiente, në mënyrë që mendimi i tij i shprehur
të kishte besueshmërinë e përhershme dhe në përmasave shkencore botërore.
Duke
u nisur nga këto premisa, mund të thuhet se ai ishte i pakontestueshëm në
shkrimet dhe mendimet që i shprehte të raport me fatin e popullit të tij dhe të
armiqve përreth.
Vepra letrare
Vepra
e vetme e mirëfilltë letrare është “Hi dhe shpuzë”, e botuar në Sofje, në vitin
1915.
Edhe
pse Mit’hati la vetëm një vepër letrare, përkatësisht në prozë, e cila përmban
15 proza poetike, 11 novela dhe 6 kujtime, edhe me kaq dëshmon se ishte një
krijues letrar me talent. Se pse nuk i ishte përkushtuar pra kësaj dhuntie,
shpjegimi mund të gjendet në të fatin se ai ishte tepër i përkushtuar në
çështjen kombëtare, madhe shumësia e aktiviteteve të tija, politike dhe
intelektuale, bëjnë që vetëm të lë dëshmi aftësitë e tij e asgjë më shumë. Nëse
kishte parasysh harkun kohor kur ishin shkruar ato p[rosa, nga viti 1895-1915, mund të thuhet se ato
ishin krijuar në intermexot e aktiviteteve të natyrave të ndryshme, mbase më të
mundimshme. Në këto ‘pushime’ ai relaksohej duke radhitur mendime të dala nga
shpirti dhe fantazia e autorit.
E,
nëse shihet tematika e atyre prozave, lehtë kuptohet se sërish aty ishte
preokupimi esencial i autorit atdhetar, pra lënga ishte nga realiteti i kohës
dhe nga shqetësimet e botës shqiptare të kohës, si të bashkimit kombëtar,
dhunës së administratës otomane, përndjekjet që i bëheshin shkronjave dhe
librit shqip, paraqitja e lakmitarëve të fqinjëve shovenë e tjerë. Ai nuk mund
të largohet për asnjë moment nga strumbullari i përkushtimit të tij atdhetar,
por forma shprehëse këtu ndryshon; shprehja është artistike, me pak mëlmesa të
fantazisë për ta bërë më të adhuruar për lexuesin shqiptar.
Po
më në tregimin “Ay mal” skicohet pamja e Tomorit e shenjtë të shqiptarëve, duke
e marrë edhe si simbol të rezistencës së tyre dhe përjetësisë. Në të gjitha
këto autori ngre në spikamë elementin e atdhedashurisë. Sado që aty-këtu
reflekton edhe dashuria , plagët shoqërore ë varfërisë, mërgimit, hakmarrjes e
tjerë.
Pothuaj
të kësaj natyre dhe të këtij interesimi janë edhe prozat e tjera, si “Pika
loti”, “Or’ e fundit”, “Si vdiq Selman Todorusha”, “Udhëtimi”, “Po kthehenë”, e
tjerë.
Për
ta ilustruar mendimin dhe qëllimin të ndërthurur të këtij krijuesi letrarë, po
i japin nja tri fragmente të shkurtra:
“Meçoja
qëndroj pakë; lëshoj pushkën mbërdhe, u-pshtet më një shkëmb anë rrugësë: gjithë ç’i shihte syri i
dukeshin të ra...djelli sapo kish dalë, lëshonte një dritë si të kalterët mi
lisat e këtij vendi t’egër; malet nga perëndimi, ngrinin majat e tyre
madhështore gjer në qiej; këto maja ishin kurorosurë me mjegulla të natës.”
(“Pika lot”).
“-A
po sheh? Më pyeti Plaku. Edhe mi djepet në krye të foshnjesë, këndova me
shkronja të çudiçme Sh. Q. I. P. Ë. R.I.J.A.
Shikova
plakun me mirënjohje: fytyr’ e tij m’u duk një ëmbëlsi të pafundme dhe plot
inosencë si fytyrë e kësaj foshnjeje. Edhe leshrat e mjekr’e bardhë i bënte një
brerore të ndritshme e asaj fytyre dhe atyre syvet plot mirësi.” (“Plaku i
Ylynecit”)
“Mbrëmanet
kishim kuvenduarë me ca miq nga punëtë që ngjajnë në Shqipëri, nga vrasjet që
bëhen’ në vënt t’ënë, nga varfëri dhe nga fatkeqësi e kombit tënë.
Pastaj
thamë se frik’ kanë marrë bota për të kënduarë gjuhën e tyre. Miku im më tha,
ca ditë më parë, kishin zënë një Shqipëtar dh’e kishin hedhur në burg nga
shkaku që kish ca libra shqip.” (“Tmerri”)
Edhe
më ato pak krijime të mirëfillta letrare, shihen variacionet e mundësisë së
shprehjes, fjalorin e pasur, mendimin plor ndjenjë e shprehje kuptimplote.
Madje-madje, secila nga këto princa ka një brumë që mund të bëhej një vepër e
plotë, që për autorin ishin vetëm mungesë kohe e asgjë më shumë.
***
Me
20 vepra origjinale, me dhjetëra sish të shqipëruara, me editimin e tri të
përkohshmeve shqipe, pastaj me publikimet në periodikun evropian, mund të
konkludohet bindshëm se Mit’hat Frashëri kishte aftësinë e një gjeniu krijues.
Nga
gjithë këto të dhëna që u pasqyruan këtu, që përbëjnë një kapital të rrallë,
pasqyrojnë forcën intelektuale dhe dijet e shumta e të shumanshme të një
personaliteti të rrallë të kulturës shqiptare, siç ishte atdhetari me
trashëgimi, Mit’hat Frashëri.
E,
për këtë madhështi dhe njëkohësisht për këtë injorim e fyerje të personalitetin
të tij, rrëfen për parakohësinë e pranisë së tij në qarqet, edhe intelekt -
tuale, shqiptare e, mbi të gjitha, për antikombëtarinë e sistemit komunist në
Shqipëri.
Në
jetë, siç u pa, ai i kishte vetëm dy dashuri, njëkohësisht dy përkushtime:
Atdheun dhe Librin, të cilave ua kushtoi gjithë dashurinë e sakrificën aktive
njerëzore.