Kulturë
Ilmi Veliu: Ndërrimi jetë i Kastriotit
E diele, 12.04.2020, 11:30 AM
Histori në Poezi
Ndërrimi jetë i
Kastriotit
Nga
Ilmi Veliu
Trimi
Kastrioti, u bë gati t’luftojë
Arbërinë
e dashur nga turku ta mbrojë
Shumë
ish i sëmurë, i ishte zbeh fytyra
Por
u ngritë nga shtrati, e priste detyra….
Ngjeshi
shpatë të madhe, u nis drejtë ushtrisë
Ti
priste rrugën turkut, që vinte drejtë Arbërisë
Ushtria ish
berë gati, me shigjetat në dorë
Me
kapuçat e bardhë, si mali me dëborë…..
Një
hije iu ndal para, si mjegull e Anadollit
A
ti je mbreti shqiptarëve, i tha Kastriotit…?
Po,
jam Skënderbeu, i gatshëm të luftoj
Vendin
tim, Arbërinë nga armiku ta mbroj.
Mjegull
e zezë i foli, këtheu o Kastriot
Nuk
ke kohë për luftë,tha i Madhi Zot
Luftove
ndër vite, kush nuk të ka mund
Këtë
betejë të fundit, ti sot po e humb…
Kush
je ti zotëri, që në rrugë m’ke dalë
A
sheh që jam gati, kam hypur në kalë.
Une
quhem Vdeke, shpesh më ke përmend
Thoje-
shkoj në luftë, të fitoj ose të vdes….
I
erdhë keq për djalin, dhe Donikën atë zojë
Nëse
i zen Sulltani, të ngratët çka do-t bëjnë
Ju
dhimtën ushtarët, familja e shtëija
Por
shumë më tepër, iu dhimtë Arbëria.
Tash
ndëgjomëni mua, ju tha Kastrioti
Djalin
e Donikën përtej detit dërgoni
Dhe
te bregu i detit, ka një lis të thatë
Aty
ta lidhni kalin,me flamurë e shpatë.
Do
fryej erë e egër, rreth bregut të detit
E
tmerron sulltanin dhe ushtarët e mbretit
Kali
do hingëllojë e shpata do vringëllojë
Shqipja
do valëvitet, sulltanin ta tmerrojë…
Mbreti
i Stambollit, shumë do të frikohet
Nga
shqiponja e zezë, ai do të tërbohet
Nuk
do ta kuptoi, se une paskam vdekur
Do
këthehet nga Kruja, i lodhur, i mekur…
Ndëgjuan
ushtarët; vajtuan me dënesë
Çka
do bënin ata, me sulltanin e pa besë
E
Lekë Dukagjini, i ra kokës me dorë
I
shkuli dhe flokët, të thinjura, dëborë…
Prapë
e mori fjalën, ai Lekë Dukagjini
Tha,
qani vajtoni, shqiptarë gjithë kah jini
Ushtarë
e Arbëri,vajtoni me hidhërim
Arbërija,
jonë sot ka mbetur jetim.
(Vargje për manifestimin ,,Flaka e Janarit,, në Gjilan
që iu kushtua 550 vjetorit të vdekjes se Kastriotit)