Mendime » Xharra
Fahri Xharra: E shenjta Eufemi e Rovinit ishte e jona
E premte, 10.04.2020, 07:49 AM
E SHENJTA EUFEMI E ROVINIT, ISHTE E JONA
Nga
Fahri Xharra, Rovinj 24.11.17
“Një
natë kur ndodhesha ne Cakran, ne shtëpinë e Bektash Cakranit, erdhën disa
oficere te ushtrisë turke. Pas buke oficieret filluan te ngacmonin Bektashin në
ndjenjat kombëtare, i cili pa u trembur u përgjigjej: “- Mjere ne shqiptaret,
qe presim qytetërim nga ju turqit, qe jeni populli me i prapambetur i botes.
Juve nuk jeni te zot per veten tuaj dhe jo të na qytetëroni neve, pika qe s’ju
bie! Keni te drejte juve, se kur rane frenat e shtetit turk ne dorën tuaj disa
“sozem jabane xhuxhek”, a nuk u shuaka me gjithë race? Neve shqiptareve aq na
ben.” (“Dielli“ Boston, Massachusett, nr. 21, data 26 Tetor 1911), ( nga “Libri
Kujtimet e një firmëtari“ – Kujtimet e Hajredin Cakranit, Tiranë, 2017 ).
Pra,
mjerë ne, që na u mbyll goja me shekuj dhe na u desh të harrojmë historinë tonë
mijëra vjeçare dhe të mos guxojmë as që ta përmendim.
Jemi
në Rovin, në ish tokat histrite-ilire, që sot janë në Kroaci, një qendër e
bukur bregdetare një mrekulli e vërtetë. Ata që më duan dhe që ma gatuan me
miqësi këtë shëtitje, me lajmëruan që përveç tjerash, do e vizitojmë edhe
Kishën e Shën Eufemisë, në qytetin e rrethuar e të lashtë të Rovinit.
–
Zot, i thashë mikut, nuk e kam besuar që do “preki” virtualisht të kaluarën e
largët të Azisë së Vogël, të fillimit të krishterimit, m’u edhe aty ku flitej
shqipja arkaike e kohës së Eufemisë.
Në
maje të brigjeve të qytetit të Rovinit, nga e cila shpërndahet panorama e bukur
dhe shihen ishujt e Shën Andresë dhe Shën Katrines, ngritet Kisha e Shën
Eufemisë, e ndërtuar që në shelullin 7-të si kishë e Shën Jures. Legjenda e
thotë se në shek e 8-të u gjet Sarkofagu nga mermeri me trupin e Shën Eufemisë
së Kalkedonit. Vajza ishte martire e atyre viseve ( afër Stambollit të sotëm )
e cila duke e adhuruar fenë e krishterë ishte ndjekur për ta mbytur disa herë
në kohën e Perandorit Dioklecianit, dhe më në fund u martirizua në vitin 303.
Në
kohën e Dioklecianit ishin ditët e fundit të paganizmit, dhe me Konstantinin e
Madh u legjitimua epoka e re e krishterimit. Në qytetin Kalkedon, në atë kohë ishte
Prisko, që e kishte urdhëruar festimin e e kremtes se Perëndisë Ares. Urdhëri
fuqizohej me vdekje për ata që nuk e respektonin këtë kremte. Në në shtëpi,
qëndronin të fshehur një grup fetaresh të Krishtit, të cilët u zunë dhe u
masakruan. Ndër ata ishe edhe e bija e senatorit romak Filofronit dhe nënës
Teodora, Eufemia. Ajo u torturua dhe vdiq si martire e hershme e krishterimit.
Kalkedoni
ishte emri i vjetëri qytetit Byhynia në Azinë e vogël. Ishte përballë qytetit
të Bizantit në jug të Scutarit ( sot, Üsküdar ) i cili sot njihet si Kad?köy. (
Stamboll ) Të gjitha shënimet sot gjenden ne Muzeun Arkeologjik të Stambollit.
Thuhet se Kalkedoni ishte koloni greke ?
Në
Martirologjinë e Jeronimit (Martyrologium Hieronymianum) të shek 5-të, Eufemia
është regjistruar si martire. Famës së saj në boten e krishterë i ndihmoi libri
“Saint Euphemia”, nga Andrea Mantegna, tempera on canvas, 1454.
Literatura për ata që duan më shumë:
– Tomi? R., Barokno
kiparstvo Istre, Kvarnera i Dalmacije, Tisu?u godina hrvatskog kiparstva,
Muzejsko galerijske centar, Zagreb, 1997.
– Horvat A., Matej?i?
R., Prijatelj K., Barok u Hrvatskoj, Biblioteka povijesti, Zagreb, 1982.
– Bertoša M. (ur.),
Istarska enciklopedija, Leksikografski zavod Miroslav Krleža, Zagreb, 2005.
– Markovi? V., Crkva Sv.
Eufemije u Rovinju – izme?u projekta i izgradnje, Prilozi povijesti umjetnosti
Dalmaciji br. 36., Split, 1996.
– Markovi? V., Crkve 17.
i 18. stolje?a u Istri – tipologija i stil, Institut za povijest umjetnosti,
Zagreb, 2004.
– Milovan A., Župa Svete
Eufemije – Rovinj, Turisti?ka naklada/ Župa Svete Eufemije, Zagreb, 2002.
– ŽUPA ROVINJ-
Garibaldijeva 1, 52210 Rovinj, HR
- R E K L A M A -