Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shën Gjergji ishte pellazg nga Cappadokia!
E enjte, 09.04.2020, 12:04 PM
Shën Gjergji ishte pellazg nga Cappadokia!
Shkruan
Fahri Xharra
Kapadokia
e njohur si Hatti , që nga Koha e vonëshme e Bronzit ishte vendlindja e
Hititëve - pellazg me qendër Hatusa. Pra
mbi këtë tokë ishin Hititet deri ne shek., 12-të pra Kr. Frigjët deri në
shek 7-të praKr. Lydianet deri në Aleksandrin e Madh , pastaj Roma , Bizanti
dhe Osmanet .
Në
kohën e Lydianëve dhe më vonë deri te
Mbreti Diokleciani lulëzoi skllavëria si shëmtim shoqëror kundër së cilës
skllavëri u ngrit edhe Shën Gjergji dhe e humbi edhe kokën.
Azia
e vogël , gati e tërë Turqia e sotme nga Dardanellet e deri në Siri, ishte tokë
pellazge me histori të lashtë mijëra vjeqare . Valët e historisë e kanë
tronditur atë regjion e posaqërisht
Kapadocien qe sot po flasim .Personazhi i temës së sotme është Shën
Gjergi , i shenjti i fesë katolike , ortodokse dhe hebraike e i cili lindi mu
këtu në Kapodokia.
Këtu ,viteve të fundit , është gjetur një qytet
nëntokësorë i vjetër mbi 5000 vjet me më
se paku 7 km tunele dhe një mori kishash
të fshehura . Sipas burimeve , ky tunelim nëntokësor e kishte qëllimin madhor
që Hititet të mbroheshin nga sulmet frigase .
Sivjet
me 6 Maj e lexova këtë: “ Sot në tokat
shqiptare Shqipëri , Kosovë , Maqedoni, dhe në
jugun e Malit të Zi festohet dita e Shën Gjergjit .
E
di shumë mirë që edhe shqiptarët e fesë muslimane e festonin ditën e Shën
Gjergjit , me një ceremoni të posaçme familjare me dëshirë dhe kërkesë të
ripërtrirjes familjare ashu si ripërtrirja e natyrës. Nuk dinin më shumë. (It is a day of joy and believing
in god, people will go out and build a fire and play around it, people will
bless their houses, fields, their children and everything around them with
water as it was the holy water. St George’s Day in Albania and Kosovo is
celebrated on the 6th of May and is called Shen Gjergji or Shengjergji
(Shingjergji) and is a day where people celebrate the blessing of god. )
Kush
ishte Shën Gjergji ? Zakonisht të gjithë të shenjtit ishin njerëz të
zakonshëm me virtyte dhe aftësi jo të
zakonshme . Ashtu edhe Shën Gjergji i Cappodokisë
Duhet
të kemi një të qartë se Dita e Shen Gjergjit tek pjestarët e fesë katolike
festohet me 23 Prill , kurse tek ata të
fesë ortodokse me 6 Maj . ( ndryshimet në kalendaret e perdorur ) (Edhe ,Heroi kombëtar Gjergj Kastriot
Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 në një familje fisnike të Dibrës, siç
ishte ajo e Gjon Kastriotit , pra dita e emrit Gjergji në emrat kishtar , 6
Maji)
Shën
Gjergji në një Manastir në Kairo
Gjergji
kishte lindur në një familje fisnike katolike në Capadokia, në Azinë e Vogël ((a region of the
ancient world that corresponds to modern day Turkey). , rreth vitit 280 pas Kr.
Per qudi të shkrimeve thuhet se ishte grek (? ) ,
I
ati Anastasi , ishte martirizuar për krishtërim në kohën kur Gjergji ishte ende
i ri. Nëna e e tij Thoepista e ngriti dhe e rriti Gergjin me edukatë krishtere
. ( shikoni ende nuk kishte lindur feja ortodokse ).
Si
djalosh i familjes fisnike , sipas të gjitha gjasave Lidias, si 17 vjeçar iu
bashkua armatës Romake në betejat e saja në Egjypt e Palestinë. U përparua në
gradën e lartë ushtarake , si komnandant i i Gardes Perandorake me 1000 ushtarë. Fatkeqësia e tij e dytë
ishte kur i vdiq e ëma në moshën e tij 20 vjeqare.
Shikoni
, gjërat në histori nuk kanë shkuar ashtu ëmbël si në një film. Krishterimi e kishte
Romën kundershtar të madh ; dhe me 23 Shkurt, 303 kur kremtohej dita romake
Apollo ( e kete romaket e moren nga Iliret) Diokleciani perandori me origjinë
nga Dalmacia , e djegu kishen e krishterë të Necomedeas, dhe e lëshoi
urdhëresen kunder të krishterëve. ( I njohur si Edikti i Dioklecianit ).
Ditëve
të shpalljes së ediktit , Gjergji gjëndej në Aleksandri i cili haptas e
kundërshtoi ndalesën e praktikimit të krishtërimit. Filloi një kohë shumë e rezikshme për të krishterët ,
praktikuesit kërcnoheshim me skllavërim.
Përkundër
të gjitha mundimeve të Dioklecianit që ta bindë Gjergjin ; ai nuk u dorëzua dhe
përfundoi me prerje të kokës.Në fillim të Majit 303 pas Kr, ai u
martirizua.Trupi i tij është varrosur në Lod, Palestinë; kurse gjerat personale
i ruhen në St. George's Convent in Cairo, Egypt…
Para
se fama e tij të përhapej nëpër botë , Perandori Konstantin ( me origjinë
dardane) , pozitën të cilen e mori nga Diokleciani , urdhëroi përjetësimin e
Shën Gjergjit ,
Eglise
de Saint Georges en Cappadoce.
Cappadokia
në kohën Romake ( në të gjelbërt )
Vrasja
e dragoit nga Shën Gjergji është një simbolikë e vrasjes së paganizmit, që nga
koha e Perandorit Konstantin
Refrencat :
-
http://www.ukalbanians.net/today-is-saint-george%E2%80%99s-day/
-http://www.tao-yin.com/astrologie/Dragon_Saint_Georges.html-
http://stminahamilton.weebly.com/1/post/2010/4/st-george-the-prince-of-martyrs.html
-http://metiscappadociatours.com/goreme-open-air-museum.php
-
https://en.wikipedia.org/wiki/George_of_Cappadocia
- http://www.stuartwilde.com/2013/04/st-georges-day-and-the-prayer/