Kulturë
Cikël poetik nga Ndue Ukaj
E diele, 05.04.2020, 09:58 AM
Ndue Ukaj
E diela e Laurës
Në
qytetin e saj është një katedrale e rrënuar.
Ajo
qëndron mes gërmadhave,
i
mungon kori dhe kënga Ave Maria.
Skaj
rrugëve gurët lëshojnë dhimbje.
Veç
gjurmë kori duken
bashkë
me buqeta lulesh të vyshkura.
Aty
ka shumë qen dhe mbeturina,
është
edhe një piano e madhe pa vendqëndrim.
Në
qytetin e saj është një katedrale e rrënuar.
Atë
e zgjon malli për tingujt e kambanave.
Veshë
fustanin e bukur dhe Ave Maria e pëshpërit në vetmi.
Ajo
ka zërin e ëmbël,
çdo
të diel shkon te rrënojat e saj,
flet
me gurët,
me
lulet që nuk çelin lehtë nëpër mbeturina.
Dhe
i fshin sytë e gëzuar pa e provuar zërin n’ kor.
Është
e diel dhe pushon syri i saj i hareshëm;
Ave
Maria e këndon n’vetmi.
Me
gomën e dashurisë
fshin
faturën e kohës që e la mbrapa
dhe
i bashkon duart mbi gjinjtë e saj t’bukur.
Pastaj
në heshtje e hap fletën e re
ku
shkruan një varg pakuptim.
Është
e diel. Ajo zgjohet dhe ëndërron tempullin e dashurisë,
tingujt
e këngës Ave Maria është gjallë.
Dhe
pret të zbukurohet natyra,
ashtu
siç zbukurohet lulja me tanë bukuritë e saj dhe t’ i bashkohet korit të jetës.
Ajo
ec nëpër rrënojat e katedrales dhe e ndez një qiri, derisa gjunjët e bukur i
prekin gurët fort.
(Arka e shpëtimit, 2012)
Zbulesa
Me
kalimin e kohës kuptojmë gjithnjë e më shumë:
misteret
që na rrethojnë
njohjen
e paktë të vetvetes
njeriun
që sillet përreth nesh
dhe
një urë që kurrë s’e kalojmë.
Me
kalimin e kohës kuptojmë gjithnjë e më shumë:
dëshpërimin
pa krah,
yjet
që bien nga qielli dhe shkrihen në duart e njoma të tokës.
Është
natë dhe errësirë,
por
unë refuzoj të shkruaj skica dëshpërimi,
sepse
njoh mrekullinë e dashurisë
gëzimin
pa kufij sa herë shikon lart kah qielli
dhe
si zogu në fluturim
spërkat
mirësi.
Hija
jote shtegton rrengjeve të pikëlluara
mbi
kodrat e mjegullta,
si
varkë e zbraztë në qetësinë e valëve
dhe
askund s’e sheh pikën e kthimit,
as
rrëfimin e grisur të shpirtit tënd.
Unë
s’dua të vizatoj skica dëshpërimi.
Ato
i bëjnë gati
ata
që rrinë me gurë në duar dhe gjuajnë
si
turma që përherë di të kryqëzojë.
Sot
e përgjithmonë,
me
gishtat e lënduar - dua të vizatoj skica dashurie.
Prandaj
e shtrydh lapsin dhe u marr ngjyrë luleve.
Matanë
dallgëve të shoh ty me lutjen tënde,
melankolinë
që prek shpirtin
si
rrezja e diellit trupin tënd të ambël.
Po
- me kalimin e kohës kuptojmë gjithnjë e më shumë
për
mistere që na rrethojnë
njohjen
e paktë të vetvetes
njeriun
që sillet përreth nesh
dhe
një urë që kurrë s’e kalojmë.
(Ndue Ukaj, nga libri,
Gjithmonë diçka mungon, 2017)
Qielli i frikësuar
Në
këtë rrugëtim të gjatë kalvari
poetët
ngulin sytë kah sorrat e çartura
që
kanë mbushë qiellin me pasiguri.
Ne
kurrë s’ e kuptuam se
tingujt
e lirisë janë çakorduar nga dirigjentë të shumtë
dhe
një rrëfimi me heroizma e pa histori.
Sikur
dje edhe sot,
ecim
dhe nuk dimë kah shtegtojmë.
Në
mes të kësaj mjegullnaje të madhe
mungon
diçka që quhet qëllim.
Më
parë këtu dikush u përpëlit,
bërtiti
llahtarshëm dhe iku si vetëtima.
E
në fund të kësaj ecje është një fushëbetejë
dhe
një vistër shkrimesh që tregojnë si shkohet kah caku;
caku
që kurrë s’e arrijmë.
Oh!
Ti e di: askush nuk e meriton këtë udhëtim kaq të gjatë kalvari.
Sidomos
tani kur fëshfërinë thellësia e malit
dhe
sorrat e zeza mbushin qiellin me pasiguri.
(Ndue Ukaj, nga libri
Gjithmonë diçka mungon, 2017)
Libri i daljes
Ne
gjithmonë kërkojmë daljen nga shkurra e mërzisë,
dhimbja
apo mungesa e dashurisë,
ku
ka tym e zjarr.
Dhe
kërkojmë të shtegtojmë kah magjia e shpresës
nëpër
detin e pendesës.
Sepse
ne gjithmonë kemi nevojë të dalim
nga
robëria e një tirani
nga
liria e shfrenuar
nga
vetvetja e vetmia
me
pâ
se
bota nuk përfundon para syve tanë.
Ne
gjithmonë kërkojmë
të
shtegtojmë rrugëve të botës
të
mbjellim mirësi
të
ecim nëpër therra
ta
bartim kryqin
të
vdesim
të
ngjallemi.
Sepse
ne gjithmonë kemi nevojë të dalim
nga
vetvetja jonë.
Me
pâ se bota nuk përfundon para syve tanë
ku
imagjinata
sajon
mbretërinë e egos.
Ne
gjithmonë kemi nevojë
të
ecim nëpër shkreti
dhe
të kuptojmë se matanë dhimbjes
përherë
ka gëzimi dhe dashuri.
(Ndue Ukaj, Gjithmonë
diçka mungon, 2017)