Kulturë
Bardhyl Maliqi: Bilalli di ta kapërcejë vetveten
E merkure, 01.04.2020, 09:29 AM
BILALLI DI TA KAPËRCEJË VETVETEN
Përsiatje rreth librit “Shkrepëtimë dashurie”
Nga Dr. sc. Bardhyl
Maliqi
o
Shënime
për Autorin
o
Llojshmëria
dhe produktiviteti,
o
Ndryshimi
i këndvështrimeve nga një periudhë në tjetrën,
o
Rritja
autorjale përmes cilësisë në struktura, forma dhe ideime,
o
Rrafshet
tematike, shprehësia e realizimit të tyre ,
o
Kur
shkurtësia përkthehet në cilësi,
o
Edhe
mangësitë janë pjesë e lojës, flakjës së të vjetrës
dhe përqafimit të së resë,
o
Brishtësitë
dhe elokuencat gjuhësore,
~ Ja pse Bilalli di ta kapërcejë vetveten.
Pak
shënime rreth biografisë jetësore dhe CV –së artistike të autorit i bëjnë të
domosdoshme disa rrethana. I tillë është
fakti se ai është shumë i njohur në tre
komunat shqiptare në Serbi, pra në Luginën e Preshevës, në Medvegjë e Bujanovc,
është mjaft i njohur në Kosovë, por fare pak i njohur tek ne në Shqipëri, pasi
periudha e ngritjes së tij artistike ka përkuar me rënien funksionale dhe
shbërjen e Lidhjes sonë të Shkrimtarëve dhe Artistëve, që e kanë drejtuar
korifej të kultures sonë kombëtare, si: Sejfulla Maleshova, Dhimitër Shuteriqi,
Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari etj.dhe me mos
ngritjen e një Shoqate Mbarëkombëtare të letërsisë e të Arteve në Shqipëri.
Gjithashtu
dimë se Bilall Maliqi është lindur më
08.04.1969 në fshatin Elez Bali, komuna e Preshevës. Ai lëvron shumë lëmenj,
shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me ese, aforizma,
kritikë letrare etj. Bilalli është prezantuar në: Panoramën e krijuesve të
Kosovës Juglindore si dhe në një varg organesh, antologjish e almanakësh, në
portale dhe në përkthime të larmishme në
disa gjuhë.
Kjo
njohje relativisht e gjerë krijon një problem që ka të bëjë me atë dhe autorët
e tjerë të Luginës së Preshevës e të Kosovës. Ai ka gjithashtu edhe disa
funksione shoqërore e role sociale me përgjegjësi. Kjo situatë në dukje
pozitive krijon një precedent që ka të bëjë me dy fenomene social-kulturore,
atë të meritës nga njera anë dhe të realizimit të cunguar nga ana tjetër. Këto
angazhime janë në kurriz të cilësisë shkrimore dhe të pamundësisë së
përmbushjes së plotë.
Por
këtu duhet mbajtur qëndrim, jo ndaj Bilallit si autor, por të tjerëve, që
kërkojnë emra si stoli dekorative, për të përmbushur kriteret etnokulturore apo
krahinore ndaj përmendin emrin dhe rolin
e tij në Luginë..
Bilall
Maliqi jeton, krijon dhe vepron në
Preshevë. Por angazhimet e tij të shumta kanë pasur edhe një impakt pozitiv në
Llojshmërinë dhe Produktivitetin e krijimtarisë së tij, kjo së pari duket në
krijimtarinë e gjerë e të larmishme. Pra
krijimtaria e tij poetike për të rritur dhe për fëmijë ka dy cilësi
kryesore atë të përfshirjes sasiore: janë 25 libra poetikë dhe atë të rritjes cilësore, nga poezi deklarative,
me mesazhe të hapura në poezi gati hermetike, me cilësi artistike më të lartë
dhe shprehësi letrare të sofistikuar, që dallohet qartë edhe në titujt e
librave poetikë, si: Perëndim i varur,
Gërfyejtë e shpresës, Lutje të lagura, Shkrepëtimë dashurie etj. Ndërsa
titujt e librave të të tij për fëmijë janë të bukur dhe të përshtatshëm në
raport me psikologjinë moshore. Kodrat, lulet. hëna, kënga, zogjtë, ëndrrat,
gëzimi dhe sytë janë tetë fjalët kyçe, si tullat bazë të tyre.
Por
mua më tërheqin vemendjen edhe 5 botimet
e tij me vështrime letrare dhe kritike, që në vetvete shprehin një dimension
cilësie të tij, si krijues dhe lëvrues i disa gjinive dhe llojeve letrare, por
edhe sensi shqyrtues dhe hulumtues në
rrafshin e pikëvështrimeve letrare dhe kritike për letërsinë e të tjerëve. Por
kjo për të është edhe një ndërmarrje e vështirë dhe sfiduese pasi lidhet me
faktin e munguar të shkollimit të tij në këtë lëmë. Por ndodh edhe kështu, pasi
shembuj pozitivë kemi edhe në letërsinë tonë kombëtare në Shqipëri por edhe në
Ballkan, pra rreth nesh, do të thosha edhe në Europë, të paktën në letërsinë
ruse po. Ndër ne dallojnë Migjeni, Bilal Xhaferri, pse jo dhe Agim Mato etj.
Ndryshimi
i këndvështrimeve nga një periudhë kohore në tjetrën,
Fazat jetësore në
kuptimin e moshave që kalon edhe autori si njeri nga femijëria në moshën
madhore, nga adoleshenca në rini e më pas në burrëri, krijojnë pikëvështrime
interesante, mbresa të ndryshme dhe përvoja jetësore, që lenë gjurmë të
pashlyera në jetë, por edhe në
krijimtari. Nëse i bashkëngjisim kësaj edhe kontekstet historiko-letrare dhe
shkollimet autoriale krijohet një shtresim tjetër, që ka të bëjë me cilësinë
artistike të autorëve të ndryshëm. Po t’u shtojmë këtyre edhe ndikimet
etnokulturore dhe politikat nacionale e nacionaliste krijohet në letërsi një
shtresëzim, që krijon vlera dhe antivlera.
Trysnia serbosllave dhe komuniste në letërsinë e
shqiptarëve të Kosovës, por edhe të Luginës së Preshevës si pjesë e saj në
Serbi, krijuan një mburojë të sofistikuar letrare, simboliko-metaforike të
letërsisë së shqiptarëve jashtë shtetit amë, pra në Ish-Jugosllavi, që mund të
ketë rrudhur sasinë, por ka rritur cilësinë.
Kjo
spjegon edhe dukurinë e një letërsie elitare të Esad Mekulit, Qerim Ujkanit,
Anton Pashkut, Azem Shkrelit, Rexhep Qoses, Ali Podrimjes, Ramadan Rexhepit,
Mexhid Mehmetit, Anton Nik Berishës etj. Lufta çlirimtare dhe Pavarësia e
shpëtoi Kosovën nga ky dhunim, por uli cilësinë letrare, pasi përgjithësisht
një letërsi e hapur është e dobët artistikisht. Koha e ka provuar këtë.
Elita
kombëtare letrare e viteve të Pavarësisë dhe posaçërisht ajo e viteve ’30 në
shtetin amë u përgjunj dhe zbeh në vitet e socrealizmit, deri sa hyri në
letërsi në vitet ‘60 I. Kadare, F. Arapi e D. Agolli.
Rritja autorjale përmes cilësisë në struktura,
forma dhe ideime realizohet në disa mënyra. Një prej tyre është se tek Bilalli
këndvështrimet dhe periudhat kohore nuk janë të prera me thikë, shpesh ato
ndërthuren. Ai në këtë drejtim është një autor
kompleks jo vetëm nga sasia dhe llojshmëria e librave të botuar, por edhe gërshetimi i
metodave të ndrysme artistike, që nga njera anë krijon konfuzion dhe tregon
dobësi dhe nga ana tjetër është dhuntia letrare që e çon në shtegun e daljes
dhe krijon cilësi dhe vlera. Por kjo nuk është kryesorja.
Kryesorja
është strukturimi i një libri monotematik me poezi, vjersha e këngë për
dashurinë ose kryesisht për të. Kjo është një ndërmarrje e vështirë, që vetëm
poetët e vërtetë mund t’ia dalin.
Le
të shikojmë disa nga titujt poetikë të librit të tij të fundit, që na jep rastin
të fokusohemi te ky autor. Në kryefjalë është “Shkrepëtimë dashurie” . Në këtë
titull theksohet intuitivja dhe e papritura. Thotë mirë Lazgushi “Se s’dashuroja as unë as ti, po dashuronte
dashuria.”
Titulli tregon se dashuria lind papritur,
edhe kur je i lodhur apo kur shpirti të këndon. Sipas Bilallit me dashurinë ne
vizatojmë kohën, i japim asaj format dhe ngjyrat që duam, Ne i bëhemi hije
dashurisë, rendim pas saj, i bëhemi këngë, ja zbukurojmë botën me ngjyrat e
përrallës, por dashuria mund të lindë edhe nga dhimbja në netët ku rrjedhin
lotët. Mund të ndodhë edhe të dashurohesh në kohën kur mbaron urtia, pas një
pritje kur kohën e ke mbledhur me futë. Dashuria është edhe fat, që e sjellin
tek ne fatijet apo ëndrrat, epshi dhe seksualiteti, kjo tingëllon frojdiste dhe
e tillë është e vërtetë, kur thirrja e gjakut, që të bën të rendësh pas
dashurisë. Siç mund ta konstatoni, këtu qëndrova fare pak vetëm tek 15 titujt e
parë, por kështu mund të veproja si tek poezia ime përkushtuese “Dashuritë nuk shkrepëtinë në stinë lodhjesh“
ku t’i përmendja të gjithë titujt, por
në kontekstin që mua më shërbejnë.
Tematika e librit “Shkrepëtimë dashurie”, duket
sikur mbërthehet vetëm prej një shqetësimi kryesor, e megjithëse dashuria si
temë e dominon librin, ai pikërisht në këtë rrafsh përfshin një dyzinë nën
temash, të larmishme që herë ndahen e harë kaplohen me njera - tjetrën:
dashuria, kënga, vetvetja, ëndrra, vetëpërmbajtja, qëndresa, kujtimi, imagjinata, dhimbja, koha,
hapsira (Atdheu, vendlindja),fati e fatijet.
Në këtë kuptim krijohet pema tematike e librit,
ku nga rrënjët, trungu e maja është dashuria ku hedhin shtat edhe 11
(njëmbëdhjetë) nëntemat e tjera si degë
të kësaj peme. Kjo ndarje në tekst nuk është bërë për shkak se temat nuk mund
të ndahen lehtë dhe kjo ndarje që unë po kryej është subjektive, siç është arti
në përgjithësi. Kështu nëse tema është realitet objektiv, pasqyrimi i saj në
art mbetet subjektiv, pasi në këtë rast Bilalli ka personalitetin e vet
krijues, formimin dhe karakterin e tij, që është numërues specifik, dallues në
raport me emëruesin ku përfshihet letërsia jonë bashkëkohore.
Ne thamë se dashurinë do ta përfytyrojmë si
trungun e kësaj peme., se dashuria ti nanurisë e t’i përkundë ndjenjat. Nuk
mungojnë portretizimet femërore, thirrjet
Eja!, portret i fshehur, bukuri e bardhë,që të sjell njëmijë imazhe në
kujtesë, si lëkura dhe flokët e nje vajze bjonde, fustani i nusërisë,
sinqeriteti etj. Në(për) dëshira dashurie ka edhe ndalesa, dyshime e sërish
shikime, puthje e hije të tyre. Deti i dashurisë thotë poeti është çuditërisht
edhe porta e shpirtit tënd, rob i buzëve të tua. Ndaj mos e fsheh ndjenjën,
Trimërohu e dashur! Sytë e të dashuruarve si shkrepëtimë dashurie, që kërkon
erën tënde, aty ku derdhet malli,
kthinave të heshtjes, ku ti dikur më mbulove me dashuri, ndaj s’ka zhbërje të dëshirës, që mund
ta zdritëte dashurinë Ti do të vish!, si
Ngadhnjimtar i dashurisë, në lulërinë e bukur poetike.
Nëntemat, apo motivet e tjera siç thirren në
teorinë e letërsisë, pasi, gjithnjë sipas saj tema kanë vetëm veprat dramatike
e rrëfimtare, natyrisht ato (ata) nuk kanë madhështinë e temës kryesore, pra të
motivit bazë. Dashuria na çon te kënga
e mandej te këngëzimi, erdhi një këngë,
këngë përrallore, ndaj e pres zgjimin tënd të fjetur, të zhyteni në përqafim,
të përjetojmë ndezje malli, të këngëzojmë
nëntekste vargërimi, ndaj zgjohu e dashur, Zgjohu!
Vetvetja, e imja hije, unë jam bujtar, pasi e kam kapërcyer kapitullin
e mërzisë. Ca kohë më mbylli heshtja dhe isha një gjuhë loti, me shumë ndjesi,
para dhe prapa hijes, Tani dua ta braktis vetminë, në emrin tënd, ta them troç, jo në emër të kujtimit, megjithëse të
kujtoj çdo ditë. Ky jam unë, kjo është vetja ime, një rrugë pa adresë, me
kujtime të harlisura, ndaj cak i bëra urrejtjes. Të mbaj në kujtesë, por ty
nuk të thashë (as)një fjalë. Më zgjon nga ëndrra dhe ëndrra të
solli sërish tek unë? Si në ëndërr ndjehem shpesh, por ëndrrat nuk janë xhaketa
të varura në kremastar dëshirash, nuk kthehen ëndrrat, e dashur! Ndaj vetëpërmbajta, është
këshillë e mençur, ajo fillon kur mbaron
urtija, kur heshtet, kur shteren shenjat e kërkimit dhe
ne kthehemi në një britmë të mbyllur. Na
motivon qëndresa, ndaj i vemë kufijtë
e pritjes në thellësi të vetmisë, shpesh na shfaqet vallëzim i hijeve, ecim gjurmëve
tuaja, por mos më kërkoni mua, mund të
nisem kur të jetë çlodhur lodhja. Sidoqoftë ti je symbol kujtimi, të kujtoj çdo ditë
dhe mbjell kujtime të harlisura, ndaj cak i bëra urrejtjes, të thërras përherë në kujtesë,
të takoj, por veproj si ditën që u ndamë, kur nuk të thashë (as)një fjalë. Të thërrasë edhe në imagjinatë, imagjinata
është një lloj (para)fytyrimi qoftë edhe natën, or ti, e di se errësirë
s’është vetëm nata?!
Vjen koha, që ne i vizitojmë ato
si mote që ikin, qoftë edhe ndër lira, do ta vizitojmë edhe këtë natë të
kohës futë, do të thërrasim edhe kete natë lutjet e ditës së premte, ditës së
re, Nuk do të heshtë heshtja në asnjë kohë Nuk ka kohë pa hapsirë, pa atdheun e vendlindjen, Dhe vndlindja është një zog mali, një mall i
zjarrtë për ata që janë larg saj, për shkrimtarin brilant si Ramada Rexhepi
për shembull. Hapsira është metrazh i largësisë, ndaj thërrasim Atdhe, mos më
lësho! Dhe ndjenja të
kallura pagëzojnë mallin. Lutjen ia lëshojmë
sërish vatrës sonë, Luginës sonë, Mos na lësho! Dhe thërrasim fatin e fatijet,
atyre u tuten edhe perënditë, mbretërit dhe perandorët. Por ne e kemi në duar
fijen e humbur, se jemi përtej mundësisë, ndaj malli ngeli i palosur, dhe kjo
qetësi e kalamendur na vë në gjumë, deri sa të plasi heshtja! Poezitë e autorit në vëllimin
poetik “Shkrepëtimë dashurie” janë të shkurtra. Përvojat poetike janë të
ndryshme, nga poemat homerike me 15 mije vargje deri te hajku i Lindjes së
Largët me 3 vargje, natyrisht varet nga lloji poetik, por varet edhe nga
autorët. Fishta p.sh. ka shkruar “Lahutën e Malcis” me 17 mijë vargje ( 2
mijë vargje më shumë se “Iliada”), por ka shkruar edhe poezi të vogla.. Ne thamë se Bilalli në këtë libër
shkruan shkurt. Po kur shkurtësia përkthehet në cilësi? Nuk është kaq i
thjeshtë përcaktimi, pasi duhen rrahur të gjitha qoshet, por kryesorja
mbetet. A i ka realizuar synimet e veta kjo poezi, a është e vetëpërmbushur,
a trajtohen motivet me orgjinalitet, a ka koherence artistike e një mijë a-ra si këto. Po marrim ndonjë
shembull: Poezia e parë, ajo e faqes 6, ka pak vargje: NË LODHJE: Shih si më fut / Në lodhje
malli / E kujtimi /Ma vret heshtjen / I kthehem / Gërfyellit të kujtesës / E
mbi supin tim / Bie një ko(k)hë. Kjo poezi jo më kot ësht
vendosur në krye, këtu kemi motivin e lodhjes dhe të qëndresës, përballimit
të lodhjes, motivin e kujtimit dhe atë të mallit, motivin e vetvetes dhe vetëpërmbajtjes, të
përballimit të sfidave dhe vështirësive. Edhe i lodhur në qofsh, ti emigrant
preshevar rrugëve të botës (kosovar, shqiptar) thirri gërfyellit të kujtesës,
e mbi supin tim bie një kohë, por dhe një ko kë, pra një psherëtimë e një
klithme malli në formën e lemzës e dihet se ajo ndodh kur ke në mëndje dike.
Poezia sendërtohet në pak vargje.
Sarandë, më 30 mars 2020 |
|||||
|
|||||
|