Kulturë
Bardhyl Maliqi: Arti që dhemb
E hene, 30.03.2020, 01:32 PM
Bardhyl Maliqi
ARTI QË
DHEMB
Kush
thotë se arti nuk ka dhimbje,
le
t’i kallet në shpirt kjo poezi!
Kush
thotë se arti nuk është
dhimbje
dhe dashuri?
Askush!
Të
gjithë e dinë se dashuria e Onufrit
derdhet
në art.
Boll
me pikturat e errëta kishtare,
urat
e besimit duan dritë!
Por
arti është edhe rezistencë,
lexoni
Barletin t’ua mësojë,
vepra
e tij për Gjergj Kastriotin
është
shkruar me drithma shpirti.
Ishte
Luftëtar në kalanë e Shkodrës,
kur
mësoi lajmin e kobshëm
për
vdekjen e prijësit, zotit Gjergj Kastrioti.
Edhe
Meshari i Gjon Buzukut
do
të jentë gjithnjë i pranishëm në veprat e artit.
Me
se? Me fjalët tona të bukura shqip,
tingëlluese
së pari në një libër të shkruar,
që
s’është vetëm lutje, poezi dhe atdhedashuri,
as
vetëm premtim, ai është Perëndia vetë!
Është
Buka dhe besimi ynë shpirtëror,
flamur
mençurie dhe rezistence!
Dhe
as mos e mendoni
se
arti nuk është dashuri dhe resictencë!
Arti
e bën të dukshmen të padukshme,
në
ngjyrë, varg apo mermer.
Por
e padukshmja është atje,
shikoje
me vemendje dhe ajo bëhet e dukshme.
Kjo
është në thelb filozofia rizomomatike e artit,
fuqia
dhe fantazia e tij!
Trungu
i zhveshur i pemëve në dimër
sugjeron
idenë e gjetheve të pranverës
dhe
të frutave të vjeshtës,
por
na duhet pakëz durim dhe imagjinatë.
E
pra, kjo është fuqia estetike e Metafizikës pa kufij.
Arti
tashmë e di se bota është
si
trupi i një gruaje të vdekur,
kufoma
e saj ndot ajrin, se kështu e katandisën
qentë
e rrugës në çdo qytet.
Nuk
është kusht të prodhojmë tanke dhe rraketa.
Sot
viruset janë më zi se plumbat e kallashnikovit,
sepse
janë pikërisht të padukshëm.
Por
edhe qentë që na kafshojnë
s’janë
kurrë të dehur. Përkundrazi “Ata”,
Ustallarët
e luftrave tregëtare,
duan
zona influence në territoret e botës
dhe
armët e tyre të padukshme dhe vrastare
shkatërrojnë
popujt, kombet dhe kulturat.
Unë
mund të betohem për shënjtëritë e mia:
Inteligjencën,
punën, talentin dhe imagjinatën pa kufij,
se
me mendjen time jam ku e ku me perpara se shkenca.
Politika
më intereson fare pak,
që
kur pash se kalbësia e saj vazhdonte edhe pas diktatuurës,
ajo
është e gjithgjendshme dhe vrastare,
pasioni
i saj na errëson dritën e diellit,
na
sëmur dhe na çmend,
sepse
gjërat e thjeshta i ndërlikon,
për
një kolltuk ministri rrëzon një qeveri,
duke
mbrojtur të kqen me çdo kusht;
se
në pjedistal ngre paren kallpe,
sepse
ne ekonomi ecën me hapin e breshkës,
në
pushtet rrit honhobonxhot dhe oligarkët,
se
prodhon pasanikë që majmen me shumicë në kohë krizash,
o
Zot, sa të ndyrë që janë! Nuk e imagjinoni,
nuk
e merrni dot me mend!
Politika
prodhon diktatorë në kohë coronarovirusesh,
në
vend që fjalën t’i a japë mjekut,
diktatori
flet vetë,
se
ai është si “kompetenti i Sudes”
do
që të ndihet, do që të duket, t’i ushtrojë fjala pushtet,
të
jetë i plotfuqishëm për sot dhe për nesër,
të
thotë: unë ju bëra me pare, unë iu armatosa,
unë
ju bëra ministra dhe deputetë,
vidhni
për mua,
mbillni
drogë për mua,
votoni
për mua,
që
më në fund të ndihem,
Perëndia
vetë!
Shkaqet
e sëmundjeve pandemike
i
gjeni te konkurenca e superfuqive,
te
pafuqia e pushtetit për të mbajtur në kontroll marrëzitë,
ndërkohë
mbeturinat mbushin detet dhe oqeanet.
Ka
uri dhe vdekje shkaktuar prej agjentëve fantazmë,
siç
është p.sh koronavirusi,
kur
gjithçka paralizohet dhe gjethja s’lëviz në degë!
Ka
maskarada humanizmi me ndihmat sociale,
fëmijë
të leckosur dhe pabarazi flagrante.
Pa
më thoni pse një futbollist sado elitar qoftë
duhet
të paguhet me miljona
kur
bota ka ende uri dhe vuajtje pa fund,
kjo,
a nuk është e turpshme!
Po
këngëtaret, që tundin e shkundin fustanët,
nëpër
vidioklipe dhe festivale,
pse
duhet të paguhen kaq shumë
dhe
miqtë e mi piktorë dhe poetë
të
kërrusen prej lodhjes dhe të ushqehen me thërrmija
në
Tiranë, në Shkup, Prishtinë e Zagreb?!