Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mos, mos, mos!
E diele, 29.03.2020, 10:50 AM
Mos , mos , mos !
(kushtuar “ Kosova në
UNESCO)
Nga
Fahri Xharra
Lundrimi
nëpër histori më tregon se sa i vjetër jam në këtë tokë dhe njëherit m`a mundëson t`i tregoj brezave t` ardhshëm se jemi këndej pari të parët ( e jo si e tha Presidenti serb: hiq
më shumë se 50 vjet ) apo jemi kënde
pari edhe para ardhjes së turkut ( 1389
, si e thonin hasankaleshat që ishim vetëm 3 %
); se Skënderbeu ishte arbëror dhe ishte zot i këtyre anëve ( (e jo si
thonin lubonjat , shmitët , spahitë , jazegjitë ) dhe se këtu ka lindur
civilizimi dhe Europa; se e kishim një regjim dikur ( kurrë mos u ktheftë mbrapa ) shumë antihistorik dhe
antiintelekual. (Behet shkaterrim i qëllimshem për te zhdukur kujtesën ).
Por
oqeani ynë historik është plotë e
përplotë valë të mëdha shkatërruese , dhe vetëshkatërruese ; është edhe me
cunami të cilë rrafshojnë çdo gjë që gjejnë para vetit. Këtij oqenai të madh
duhet t`i biejmë anë e përtej që ta bindim së pari vetvetën e pastaj të tjerët
se kush jemi dhe se çka kemi përjetuar. Mos , se na hakmerret historia !
“Nga
Tirana me makinë drejt kalasë së Skënderbeut, duhet rreth 1 orë apo 1 orë e 30
minuta. Rruga me makinë shkon deri tek kisha e Shën Ndout, që mendohet të jetë
ndërtuar nga apostulli i Krishtit. Prej aty, për të mbërritur deri tek kalaja,
duhen rreth 20 minuta kohë, me rrugën anës detit dhe po aq edhe me rrugën nëpër
kodër. E ndërtuar nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452, në Kalanë e Rodonit
janë bërë punime plotësuese edhe në vitin 1463, kur heroi solli disa mjeshtër
raguzian të ndërtimit. Sot, gjendja e
saj lë shumë për të dëshiruar. Muret e rëna, që thonë se ka shumë vite pa u
vënë dorë mbi të, të ngjallin një ndjesi të trishtë. Sa pak vlerësim e respekt
për historinë! E si të mos mjaftonte kjo, një det i mbytur nga mbeturina
shtrihet pranë kalasë. Zona ka bukuri natyrore dhe vlera historike pa fund.
Tek
lokali i vetëm në ato anë që mban emrin "Kepi i Rodonit" na thonë se
janë polakët, ata që e vizitojnë më së shumti këtë kala. Veç vlerave historike
që lidhen me betejat dhe qëndresën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot
Skënderbeu, kepi mbart si toponim vlera që përkojnë më mitologjinë ilire.
Redoni, sipas mitologjisë ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Posedoni i
grekëve apo Neptuni i romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur
që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i
Rodonit. ( Kok Albaneze) “
“Gjatë
punimeve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në fshatin Rahovicë të
komunës së Ferizajt, këto ditë janë gjetur dy lokalitete të rëndësishme
arkeologjike. Arkeologët nga Instituti Arkeologjik i Kosovës po i përcjellin
hap pas hapi punimet e autostradës për t’u kujdesur për gjetjet eventuale dhe
krejt rastësisht në një kodër ku nuk e mendonte kush se mund të kishte jetë u
panë gurë të vjetër, me një planimetri të banesave të kohës romake. Pak më larg
u zbulua edhe një objekt më i vogël, që në bazë të mbetjeve arkeologjike dhe të
një abside si artefakt i kishave të vjetra u vlerësua se bëhet fjalë pikërisht
për një kishë të kohës romake. U gjetën monedha të kohës romake, si dhe gozhda
të asaj periudhe, që e bënë më të lehtë punën e arkeologëve për të përcaktuar
se cilës kohë i përkasin gjetjet. Mendohet se këtu kishte jetë në mesjetën e
vonë aty nga shekujt XIV-XV. “Kemi gjetur material lëvizës në një banesë të
dikurshme, si enë të ndryshme dhe dy monedha, të cilat janë edhe duke u
trajtuar. 500 metra nga këtu kemi një kishë me një planimetri 16 metra me 16
dhe elemente të kishave të asaj kohe”, thotë arkeologu Premtim Alaj, i cili po
e udhëhiqte ekipin e punëtorëve që po gërmonin në këto gjetje.”
Paramendoni
që World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit
të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet, E ne ?
WMF duke dhënë alarmin për gjendjen e shkatërrimit të avancuar të këtij burgu
të famshëm në Shqipëri, mbështet kthimin e Spaçit në institucion modern
përkujtues. Duke qenë se nuk ekziston asnjë burg tjetër për të kujtuar të
dënuarit politik gjatë diktaturës në Shqipëri kjo i jep akoma më shumë rëndësi
mbrojtjes së këtij vendi. Burgu i Spaçit në vitin 1968 u krijua si Kamp Pune
nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku ndodheshin miniera bakri dhe
kromi. Në këtë burg mbaheshin intelektualët më të shquar të vendit të shekullit
të 20-të. Sot, ndodhet në një fazë të shkatërrimit të qëllimshë ku çdo instalim atje është rrjepur “
Mos
, mos , mos se historia na dënon ! E
faktura është shumë e shtrenjtë për ardhmërinë.
Referencat :
shqiptarja.com; ferizajipress.info; Kok
Albaneze: Kalaja e Skenderbeut
Fahri Xharra,25.10.15
Gjakovë