Mendime
Don Lush Sopi: Pardje ishte një ditë shumë e rëndë për të gjithë Shqiptarët
E premte, 27.03.2020, 04:23 PM
Pardje ishte një ditë shumë e rëndë për të gjithë Shqiptarët
Shkruan
Don Lush Sopi
Ishte
shumë e vështirë për të përcjellur dhe për të ndëgjuar DEPUTETËT E KUVENDIT TË
REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Fjalori
i përdorur nga DEPUTETËT, pa dallim, ishte i tmerrshëm, zhgënjyes dhe
trishtues! Por, mbetet në ndërgjegjën e tyre.
Ajo
që të tmerron dhe të trishton edhe më shumë, janë komentet në rrjetet sociale
dhe portalet e ndryshme, ku skajshmërisht përdoret fjalori, i cili, asesi nuk
mund të pranohet apo të justifikohet, nga askush.
Sharjet,
fyerjet, përbuzjet, nënçmimet, shpifjet, nuk i bëjnë askujt nderë. Janë në dëmë
të madh të të gjithëve, pa dallim.
Edhe
një gjë më trishtoj.
Sikur
nuk mjaftuan gjithë ato sharje, fyerje dhe përbuzje të ndërsjellta, mes
simpatizantëve të taboreve politike, por disa shkuan aq larg, sa që, gjetën
guximin dhe forcën për të ofenduar edhe AMBASADORIN E SHTETEVE TË BASHKUARA z.
Philip S. Kosnett!!!
Pavarësisht
rrethanave dhe situatave të vështira politike të Kosovës, çfardo qofshin ato,
kjo nuk guxon të ndodhë. Kemi të drejtë të shprehim mendimin tonë, të kërkojmë
të drejtën tonë, sidomos kur është në pyetje SHTETI YNË-KOSOVA, por të fyhet,
të përbuzet dhe të nënçmohet një zyrtar i SHBA-së, është e patolerueshme dhe e
pajustifikueshme. Përse nuk guxon të ndodhë kjo, besoj të gjithë e kemi të
qartë. Pa SHBA-në, nuk di a do të kishte ndodhur, apo kur do të kishte ndodhur
(gjë që nuk e besoj), çlirimi i Kosovës nga Serbia. Pa SHBA-në, do të ishte e
pamundur të shpallim KOSOVËN tonë të dashur SHTET SOVRAN DHE TË PAVARUR, e
besa, as që kemi mundësi e potencial për ta mbrojtur KOSOVËN SHTET SOVRAN, pa
ndihmën e SHBA-së.
Prandaj,
për jetë FALENDERIM DHE RESPEKT për SHBA-në.
Një
shkrimtar shkruan:
“Me
hesht për vedi- është thjeshtësi.
Të
mos folësh fjalë të panevojshme - është pendim.
Të
heshtësh për gabimet e të tjerëve - është dashuri.
Me
hesht në kohë dhe vende të caktuara - është urtësi, mençuri.
Të
heshtësh në sprova - është heroizëm.
Përherë
të heshtësh - është shenjë e shenjtërisë”.
Këto
vlera duhet të karakterizojnë jetën tonë, veprimet dhe sjelljet tona.
Çfarë
mund të arrij njeriu i cili posedon këto vlera apo virtyte, do ta ilustroj me
një shembull nga Shkrimi Shenjt.
Në
Gabaon, Zoti iu duk Salomonit natën në ëndërr e i tha: “Kërko çfarë do që të të
jap unë”! Salomoni tha: “O Zot, Hyji im, ti e bëre mbret shërbëtorin tënd në
vend të babait tim, Davidit. Mirëpo, unë jam i ri dhe nuk di si duhet mbretëruar.
Shërbëtori yt është në mes të popullit që ti e ke zgjedhur për vete. Jepi, pra,
shërbëtorit tënd një zemër që të dijë të mësoj, që të dijë ta gjykojë popullin
tënd e të dij ta dallojë të mirëm prej së keqes. Sepse, kush është ai që do të
mund ta gjykojë popullin tënd”?
Zotit
i pëlqeu kërkesa e tillë që Salomoni i bëri dhe Hyji i tha Salomonit: “Pasi ti
kërkove këtë gjë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as jetën
e armiqve të tu, por kërkove urtësinë për të bërë drejtësi, ja, po bëj ashtu
siç kërkove ti: po të jap mendje të kthjellët e të kuptueshme, sa të tillë nuk
e ka pasur askush para teje dhe s’do ta ketë askush pas teje. Por edhe ato që
ti nuk i kërkove, po t’i jap unë, do të jap pasuri e lavdi saqë s’ka për të
qenë askush i ngjashëm me ty ndër mbretër gjatë gjithë jetës sate”(1Mbr
3,5-13).
Uroj
që udhëqësit shtetëror dhe politik, të kërkojnë ate që kërkoj Salomoni, e të
mund ta udhëheqin SHTETIN TONË dhe popullin tonë, drejtë një të ardhme më të
mirë për të gjithë.
Të
ndarë dhe të përçarë, kjo nuk mund të arrihet nga askush.
Ndërsa
ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, të kuptojmë se me sharje, fyerje,
ofendime, nënçmime, shantazhime dhe kërcnime, vetëm e rëndojmë dhe keqësojmë
gjendjen shumë të tencionuar dhe të armiqësuar, e cila po na shqetëson të
gjithëve pa masë.
Njeri
të përsosur nuk ka, njeri pa gabime e dështime nuk ka, duke filluar nga
vetvetja.
Prandaj,
mos ta kërkojmë SHENJTËRINË apo PËRSOSMËRINË te askush, sepse ate nuk do ta
gjejmë.
Të
gjithë jemi mëkatarë dhe kemi nevoj për pendim dhe kthim kah Zoti, sepse nëse
jetojmë në armiqësi njëri me tjetrin, jemi duke jetuar në mëkat.
Mëkati
është sëmundja më e rënd dhe më e rrezikshme për njeriun, sëmundje e cila
gërryen dalëngadalë jetën e njeriut, sëmundje e cila rrënon dhe shkatërron
tërësisht jetën e njeriut.
Në
Librin e Siracidit shkruan: “Mos bëj mëkat sepse s’do të mbetësh i
pandëshkuar”.
Kurrë
njëherë mos të themi:”Nuk kam mëkat, sepse gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk
është në ne”, na porosit Shën Gjoni apostull.
Kur
njeriu bëhet indiferent ndaj mëkatit, kur vetëdija për mëkatin është e ulët,
dhe kur nuk ekziston frika ndaj mëkatit, mëkati e ka rrugën e lirë, derën e
hapur për të depërtuar shumë lehtë në çdo shoqëri, familje dhe individ, për t’i
arritur synimet dhe qëllimet e veta.
Shkrimi
Shenjt na porosit: “Mos e bëj të keqen dhe e keqja s’do të gjejë, hiqu
paudhësisë dhe ajo do të rrijë larg teje”(Sir 7,1).
Mbreti
Arkadije kishte pyetur këshilltarët e vet, si t’i hakmerret Shën Gjon Gojartit,
i cili e sulmonte ate për jetën e pandershme dhe të pamoralshme në pallatin
mbretëror të tij.
Këshilltari
i parë i tha: merrja gjithë pasurinë që ka!
I
dyti i përgjigji: hidhe në burg
I
treti: dërgoje në persekutim-përndjekje.
I
katërti: mbyte!
I
pesti u përgjigj: Mendoj se e kemi gabim të gjithë!
Nëse
i’a merrni pasurinë. nuk ja keni marr atij, por të varfërve!
Nëse
e hidhni në burg, ai do t’i gëzohet vuajtjes!
Nëse
e dërgoni në persekutim-përndjekje, edhe aty do të jet i lumtur, sepse thotë se
Zotin e ka kudo që është!
Nëse
e mbytni, do ta bëni martirë dhe kështu do t’ia mundësoni Parajsën për të cilën
jeton.
Këtë
njeri vetëm një gjë mund ta bëjë që të mos jet i lumtur. Bëjeni që të mëkatoj,
sepse ai njeri nuk i frikësohet askujt dhe asgjëje përpos mëkatit.
Në
aspektin KOMBËTAR, edhe POLITIK, armiqtë e Kosovës do t’i gëzohen përçarjes
sonë, sepse vetëm kjo do t’ju mundëson t’i arrijnë qëllimet e tyre në Kosovë.
Të
përçarë, do t’ja mbyllim dyert të ardhmes sonë, për ta ndërtuar një Kosovë ku
do të mbretërojnë vlerat shpirtërore dhe morale, ku do të respektohen të
drejtat dhe dinjiteti i çdo njeriu, pa dallim. Një Kosovë ku do të lulëzoj
paqja, mirësia dhe dashuria.
Zoti
e bekoftë Kosovën.
Zoti
i bekoftë udhëheqësit e saj.
Zoti
e bekoftë gjithë popullin tonë shqiptar.
Zoti
e zhduktë sa më parë nga gjithë globi tokësor pandeminë Covid 19.