| E premte, 27.03.2020, 04:41 PM |
Fund-marsi, i Dragoit të Dragobisë
GËSHTENJA E BAJRAM
CURRIT
Nga:
Zeqir Lushaj
-
Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës,
u
ruejt rreth një shekull, “Monument
kulture”,
gështenja
e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli,
por
jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90-
Gështenja,
“mollë sherri”, qëlloi atë ditë,
Njëri
“është imja”, tjetri “s’është jotja”,
Kokrrat
e pjekura binin në lëndinë,
Në
mes vëllezërve po binte mortja!
Fjala
nxjerr fjalën, pushka do kërciste,
Me
gjak do të skuqej uji e lëndinat,
Fati
e solli atë çast, si udhëtar,
Bacë
Bajramin, së bashku me trimat.
Fjala
e Bacës, e ambël si mjalti,
(Ndërmjetësia
e trimit, është e denjë!),
Dy
fise shpëtoj nga vëllavrasja e tmerrshme,
– Ooo burra! –A ma falni
mua, këtë gështenjë?!
Mendueshëm,
malsorët u shikuan ndërsy,
(Për
një gështenjë, nuk turprohet burri!),
Dhe
folën, prerazi, përnjëherë:
– Të qoftë falë, o
Bajram Curri!!
…!
Tytat
e armëve u ulën ngadalë,
Duart
shtërnguan burrat e Grisë,
Lëshoi
shtat, gështenja ndan rrugës,
Me
emrin e Dragoit të Dragobisë!
./.
(Nga libri “Hija e vendlindjes”, faqe 23)