| E shtune, 28.03.2020, 10:07 AM |
Që mos e ndjej veten, vetëm...
Tregim
lirik
Nga
Përparim Hysi
Kurrë
nuk e mendoja se mund të mbesja vetëm,
në vetizolim. Po ja që kështu ndodhi. Dhe nuk ka më keq. Jam mbyllur benda , në
vetizolim dhe e ndjej veten si miu në dhokan. Natyrshëm që zë e e meditoj,se
vetëm mendjen dhe syrit nuk i vënë dot kufi. Mendja ka përparësi edhe nga
syri,se ndodh që sytë t'i zënë dhe me shami,ndërsa mendja është zok në fluturim
hapësirave pa fund,atje ku dëshiron zemra. Hamendsoj me nge, se kohën e kam me
pashë dhe rri mbyllur me detyrim: jam në karantinë apo në vetizolim. Ka ardhur
një"baloz i zi" dhe jo vetëm ka sulmuar, por po bën batërdinë. Ky
lloj"balozi" nuk është qenie njerëzore dhe nuk vritet as me
plumba,por as me gjyle topash. Është i padukshëm si ajëri dhe tepër i
rrezikshëm. "Doganën" që vë mbi njerëzit,e ka tepër të rëndë. Merr
jetë njerëzish dhe është kthyer në një lubi që s'ngopet. Paska vetëm një
ilaç:-Vetizolim! Kjo fjalë e përngjitur, shqiptohet lehtë, por kushton shumë
shtrenjtë.Dhe për ta zbutur disi këtë të keqe që na ka pllakosur, unë vendosa
të shkëmbej kredencialet me ty. S'jam unik në veprimin tim,se plot të tjerë
mund të bëjnë kështu si unë. Kur ndodhin
fatkeqësi të tilla,njerëzit (qofshin dhe ata që e kanë mohuar ZOTIN), zënë dhe
i luten ZOTIT që ta dëbojë këtë fatkeqësi. Më kujtohen plakat tona që,kur binte
kolla e keqe tek fëmijët,e quanin: Kollë e mirë! Donin që ta zbutnin,sadopak,
atë kollë të keqe që të merrte shpirtin. Kështu ndodh në gjithë popujt e botës. Amerika që rrezikohet
nga cunamet,u vë cunameve emra përkëdhelës, si: Katrina,Çarls e të tjera. Vetëm
e vetëm për të amortizuar qoftë dhe pak furinë aq shkatërruese.
***
E dashur!
Kurrë
nuk e mendoja se,befas, secili prej nesh, të bëhej si ata personazhet e
MARKESIT në librin"Dashuri në kohë të kolerës". Ra kjo Pandemi dhe jo
vetëm u ndamë nga të afërmit e të dashurit, por e ka sjellë nevoja që,secili
nga të gjallët të ketë nga një dhomë më vete. Ndaj, thashë, ka kosto të
shtrenjtë. E vetmja mundësi për ta mundur këtë virus vdekjeprurës, është
vetizolimi. Dita,tanimë, është më e gjatë se nata dhe e vetmja mundësi për ta
çarë këtë"rrtehim prej djalli", fare të padukshëm, në këtë vetizolim
të detyrueshëm, veç tjerash, është fjala. Fjala që këmben me një mik a mike, me
një të afërm që,sado e ke pranë, nuk e takon dot. Unë të zgjodha ty,se ti je
ballsami që e vë mbi plagën time të shpirtit dhe plaga zë e mbyllet. Tani e kuptoj më shumë se asnjëherë tjetër,se sa
rëndësi
dhe
sa vlerë merr fjala në situata të caktuara. Mendje të ndritura, me kohë kanë
lënë postulatet e tyre për fjalët. Fatkeqëia jonë e madhe është që i harrojmë
porositë e DITURAKËVE të mëdhenj. Nuk e quaj fare të tepërt që në
këtë letrën time,për ta bërë më të përafërt vlerën e fjalëve, të përcjell vetëm
dy tri mendime e vlerësim për fjalën.
XHON
ADAMS ka thënë:-Abuzimi me fjalët është një instrument i shkëlqyer për të
mashtruar dhe për ndarjen e shoqërisë!
SUSAN SUNELLEY:- Fjalët janë si organizma të gjalla
dhe,pse janë të tilla, kanë jetëgjatësinë më të madhe në planetin tonë.
PAUL
STRACHEN HERRD:- Kontrolloni me kujdes fjalët ,se kanë më shumë fuqi se bombat
atomike!
NIETZSCHE(NIÇE):-
Me fjalë, botën mund ta kthej botën përmbys!!!
Nëse
po t'i përcjell ty këto thënie,kjo ndodh se unë të kam dashur dhe të dua
për mendjen e bukur dhe,gjithmonë, mes
bukurisë dhe zgjuarësisë a mençurisë,
kam zgjedhur mençurinë. Se bukuria është veç e përkohsheme: i ngjan vesës që, sa del dielli, zhduket.
Tani
sikur e teprova dhe spekullova me fjalët. Po e lë "detin e fjalëve"
dhe po dal në stere.
Si
po ia çon, moj mikja ime?
Tek
po të shkruaj, ndjej që më gurgullon gjaku. Më bëhesh afër. Afër aq,sa, po u
përballa paksa me ty, mund të bëjmë massë dhe
të ndizemi flakë si atë kohë, që, ndoshta realisht nuk e kthej dot më,
por virtualisht e përjetoj. Si në një"film pa zë" dhe me metrazh të
gjatë,shfaqen para meje sekuenca e sekuenca që jo vetëm më përmallin, por në
këtë vetizolim, sikur më vënë krahë dragoi dhe nisem fluturim. Siç shihet, po kthehem në zog. Se, në këtë kohë
kolere,vetëm zogjëve nuk u ndalohet fluturimi. Nuk ka më keq se sa të jetosh vetëm.
Përkohësisht. ky armik i padukshëm, na ka ndarë
së gjalli. Sa më e gjatë është ndarja, aq më i madh malli. Se,kur
thoshte FRIDA KAHLO:- Plagët e mbyllura nuk janë tjetër veçse dyer përmes
sëcilave, një krijues futet në vetminë tjetër krijuese".Dhe dera ime,sado
që është e mbyllur, virtualisht është e hapur dhe pret mesazhe ngy ty. Se vetëm
kështu jo vetëm vrasim vetminë, por ngremë në podiumin e nderit fjalët.
Se
përmjet fjalëve që shkëmbej me ty, përfytyroj dhe shpatullat e rrumbullta; edhe
gjinjtë e fryrë që,tash ,më duken sikr lahen nën një dritë rozë. Mandej më
shfaqet ai vështrim i përgjumur i syve ë mëdhenj e zhbirues. Dhe, përtej gjithë
përmalljeve, më bëhet se i shoh ato buzë mishtore që presin një puthje. I ndjej
dhe rrahjet e forta të zemrës pohtë bëluzës.
Me
tërë bukurinë dhe qashtërsinë qëndroni para meje. Dhe jo vetëm më gurgullon
gjaku. por avujt dehës,sikur m'i mbushin mushkëritë plot. Në këto çaste,jetojmë
si në një planet tjetër dhe humbim çdo ndjesi që është tokësore.
Dashuria
nuk është racionale. As që pyet as për rrethim; as për Pandemi dhe as për
vetizoim: merr poza legjendari dhe thuaj:- Le të ma presin kokën. hiç nuk
më bëhet vonë.
Mike
e dashur!
Të
uroj vetëm shëndet në këtë kohë vetizolimi!
Tiranë, 27 mars 2020