| E marte, 24.03.2020, 07:26 PM |
Ndue Ukaj:
Vendi
im i marrosur, ku janë tërbuar ata që tash e sa vite janë ushqyer me urrejtje
dhe po shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.
Vendi
im i marrosur, ku fjalët solidaritet, mëshirë e respekt, janë groposur thellë
në dhé.
Vendi
im i marrosur, që dikur - jo shumë moti - nxori nga gjiri i vet mendjendritur e
të urtë si Ibrahim Rugova, sot është në duar të një tufë urrejtnxitësish të
mjerë dhe të pamëshirshëm.
Vendi
im i marrosur, harron.
Harron
se - si sot- para 21 viteve, bota e qytetëruar u bë bashkë për të na nxjerrë
nga robëria dhe balta.
Tani
asaj bote ia kemi kthyer shpinën dhe kundër saj i kemi drejtuar shigjetat e
helmatisura. Një tufë mjeranësh sulmon Brukselin e një tjetër Washingtonin.
Perëndimi
na çliroi nga armiku i madh, Serbia,
por
nga robëria shpirtërore e brendshme, nga konceptet anarkiste dhe kthetrat e
egra të urrejtës, askush s' mund të na çlirojë.
Sepse,
deri me sot, nuk është gjetur një armë për t' i luftuar mosmarrëveshjet e
brendshme dhe urrejtjen patologjike që mbretëron mesh nesh.