E shtune, 21.12.2024, 01:05 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Neki Lulaj: Një pikë Gjak shpeton një jetë

E marte, 24.03.2020, 07:43 PM


Një pikë Gjak shpeton një jetë

Nga Neki Lulaj

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër kësaj pandemije shfarosese  nga virusi Corona.

Ndaj  ne qytetin e Speyerit të  Rheninland -Pfalzit - Kryqi i Kuq gjerman sot me 22-03.2020 kishte  vendosur një Shpallje ne derë me këtë përmbajtje: Te ndëruar dhurues të gjakut ;Ju drejtohem juve qytetareve  ne veçanti  qe  individualisht te vini për dhurim vullnetar të gjakut! Ju falënderojm nga zemra për mirëkuptim.

Rradha e gjatë e pritjes se dhuruesve te gjakut

Qe në orët e hershme të mëngjesit te kësaj te diele e deri ne orën  19.00 e  mbremjës  e gjatë ishte  radha gjarperore  e qytetareve gjerman  qe mbanin distancë  normative dhe te gjithë   ishin rreshtuar vullnetarisht  për te dhuruar gjak.Një pikë gjak sheron një jetë tha „kosovari nga Gurrakoci Republika e Kosovës zt. Laurat Berisha i cili kishte numrin rendor 110-të  te  dhuruesit vullnetar „Fatbardhësisht   kishte edhe shumë  dhurues te tjerë pas tij  qe kishin dalë nga shëpia dhe kishin ardhur këtu vullnetarisht  e qe  te gjithë tregon një  humanitet  te rrallë ne këto ditë kur njerëzimim nga  mbarë bota është shokuar para kësaj  pandemije para kësaj gjendje sa të rendë njerëzore  dhe psikologjike por edhe  shumë te komlikuar  shëndetsore, nga  Corona virus qe po merr  mijëra jetëra njerëzish.

Ne pritje për të dhuruar gjak.

Edhe unë autori i ketij artikullit u intervistova nga ekipi mjekësor  i Kryqit të Kuq gjerman,për qellimin tim qe ne moshën 65 vjeçare te dhuroi gjak.U përgjegja shkurt“Ne shqiptarët e Republikës të Kosovës ndiejm obligim moral andaj  kur njeriu e ndien  dhembjen shpirterore se çfarë po ndodhë ne botë  nuk mundet te rri i qetë pa vepruar andaj edhe pse  isha kalimtar i rastit dhe kur kuptova qellimin e gjithë ati rreshti te gjatë prita plotë tre orë për te dhuruar  500 ml gjak “.Ndjeva obligim qe se paku ta bejë ketë dhurim gjaku i cili  ndoshta shpëton një jetë të dikujt andaj e bera me vullnetin  tim me te madh. Nga personeli mjeksor mora falënderimet me te sinqerta për këtë gjest  humane.Kishte edhe shumë qytetar te tjrerë te moshave dhe gjinive te ndyeshme qe u kthyen pa dhuruar gjak  e qe ketë obligim human do ta ta bejnë  një ditë tjetër.

Këtu dhurohet gjaku...

Besoi se do të ishte  shumë shumë humane qe edhe në atdhun tonë te merreshin  inciativia  vollantere të kësaj natyre ngase nuk  dihët   se çka na pret ne ditët  javët dhe muajt  në vijim..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora