Kulturë
Resmi Osmani: Udhëtim në tri kontinente (V)
E diele, 01.03.2020, 03:05 PM
GJITHË UDHËT MË KTHEJNË NË SHTËPI
Vijim-5
UDHËPËRSHKRIM NGA RESMI OSMANI
Gjermani, Frankfurt –mbi
Main, tetor 2003
Me
ndihmesën e një fondacioni gjerman , në verë-vjeshtë të vitit 1203, ishim duke përgatitur strategjinë afatgjatë të
zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë së Shqipërisë. Pas studimeve paraprake
dhe mesimeve(leksioneve) nga specialistet e fondacinit perkatës, u vendos që
një grup përgjegjës për hartimin e dokumentit të strategjisë, të bënte një
vizitë pune në Gjermani,në landin
Hessen-Pfalc në Gjermaninë Renane,rajoni më përfaqësues për kultivimin e
vreshtave dhe prodhimin e verës .
Grupi
ynë,prej njëmbëdhjetë vetash, i kryesuar nga Seit Shalari, sekretari i
përgjitshëm i Ministrise së Bujqësisë dhe Ushqimit ,mori aeroplanin e
Lufthansës dhe fluturoi për në Frankfurt. Disa prej nesh, përfshi dhe mua,
shkonim për herë të parë në Gjermani dhe ishim përgatitur të përjetonim
emocione , mbresa dhe mësime nga kjo
vizitë. Gjithmonë kam qenë i mendimit se vizita në një vend të
huaj,është zbulim i një pjesëze të
panjohur të botës, mundësi jo vetëm njohjeje nga ana personale, por edhe
përfitimi dhe pasurimi të dijeve të shumanshme,jo vetëm të karakterit
tekniko-profesional, por në të gjitha rrafshet,që përbëjnë tërësinë e
mardhënieve dhe organizimit shoqëror pa përjashtim, të vlerave, traditave,
gjithçkaje pozitive, mjafton të dish si të shohësh, çfar të shohësh dhe ta
përqëndrosh vëmëndjen në ato dukuri, të cilat duhet të bëhen pjesë e zhvillimit
tonë, për përafrimin dhe për t’u bërë pjesë e Komunitetit Europian(ta bëjmë
Shqipërinësi gjithë Europa), si një detyrim qytetar , për të dhënë ndihmesën
personale.
Zbritëm
në aeroportine Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit,jo
vetëm të Gjermanisë por edhe të Europës.Thuajse çdo dy minuta ngrihet apo ulet
një avion! Mikpritsit na mbartën në qytet me një mikrobus dhe na vendosën në
hotel pranë qendrës së qytetit.
Frankfurti,
qytet i vjetër dhe i madh, ngrihet në të dy anët e lumit Main, ujëshumë, i
gjerë dhe i lundrueshëm, nëpër të lundrojnë maune transporti
lumor.Përgjithësisht qyteti ruan pamjen
e lulzimit të tij të hershëm, me shtëpi të stilit gotik, çatipjerrëta,
kisha dhe katedrale me kambanare të larta, por nuk i ka shpëtuar sëmundjes së
kohës: qiellgërvishesve, janë disa të tilla që lartohen në qëndër të
qytetit.Këtë qendër kanë filluar ta quajnë Manhatani i Frankfurtit. Ngjitemi në
njerën syresh dhe sodisim qytetin në tërë shtrirjen e tij.Frankfurti është
qëndër e bankave të mëdha, por edhe qëndër kulturore. Është vendlindja e Gëtes,
universiteti i qytetit mban emrin e tij.
Janë të shumtë parqet dhe statujat e përmendoret. Në lindje të qytetit
është “Pylli i popujve”, i krijuar me mbjelljen e pemë pyjore nga vendet e
Europës.Aty gjejmë edhe pemë drunore që i takojnë pyjeve tona mesdhetare:lisa,
plepa, rrapa, bredha e pisha, dhe të tjera të pyjeve të vendeve të
ftohta,mështekna, vadhëza, bredha, disa prej të cilave i shohim për herë të
parë. Është një pyll-park, me rrugina dhe stola për të pushuar .
I nënshtrohemi disiplinës së rreptë gjermane:
çdo veprimtari e programur dhe në kohë të caktuar. Në klasën e mësimdhënies,
vijnë lektorë që janë specialistë, profesorë të njohur të fushave të tyre: të
vreshtarisë, verëtarisë(Enologjisë) legjislacionit, kadastrës së vreshtave dhe
të tregut. Me metoda të mësimdhënies bashkëkohore, projeksione të pamjeve,
filma të shkurtër, diagrama me tregues, diapozitivë, përpiqen që ne të jemi sa
më shumë përfitues dhe për tu bindur, zhvillojnë me ne bashkbisedime konmtrolli.Ditët janë të
zëna paradite e pasdite. Dalim në qytet mbrëmjeve, shohim aq sa mundim dhe
shijojmë nëpër birraritë birrën gjermane që është me emër, suxhukë të skarës
dhe sallatë patatesh.
Ne
jemi këtu për vreshtat dhe verën. Na thonë se hardhia në Gjermani nuk është
bimë e florës vendëse. Atë e prunë
romakët kur pushtuan vendin dhe mbollën vreshta për nevojat e legjioneve të
tyre. U themi se vreshtaria ndër ne është e lashtë.Kur romakët pushtuan
Ilirinë, vreshtarinë e gjetën degë të zhvilluar të ekonomisë. Dijetari romak Plini,
shkruante: “ Ingrohtë e frytdhënës është ky vend, i mbushur plot me vreshta dhe
ullishta.” Por nëse në viset e Gjermanisë Renane, vreshtaria u bë degë kryesore
e ekonomisë bujqësore, Iliria(Arbëria) ra nën zgjedhën osmsne, islamizmi e ka
pije të ndaluar verën dhe vreshtat e rrushit për verë u shkulën,u përhapën
pjergullat me rrush tryeze për nevoja familjare.Më pas është dashur të fillohet
nga e para.
Gjermania
ka 104 mijë hektar me vreshta, në 12 rajone, por gati gjysma e sipërfaqes
ndodhet në Rhein Hessen,Pfalc dhe Baden, në luginën e lumit Rin(Rhein) dhe
degës së tij Mosel.Kufizimi I shtrirjes së sipërfaqeve kushtëzohet nga klima, e
cila edhe në rajonet vreshtare, është thuajse nën parametrat e kërkesave
biologjike të hardhisë. Mikpritsit na dhanë mundësinë të njiheshim me rajonet
vreshtare. Takimi i parë me vreshtat u bë në Rheigau, zonë kodrinore në rrethinat e qytetit Mainz. Ato u shfaqën si
një befasi. Paraqisnin pamjen më të mirë që specialist mund të dëshirojë:
blloqe të shtrira në sipërfaqe të gjera sat ë sheh syri,simetri dhe njëformësi
ne ngritje dhe formën e mbajtjes. Na organizuan një ekskursion në luginën e
Mozelës, për të vizituar Bernkastelin, një qytet piktoresk, ku ndodhesh
Instituti i Kerkimeve të vreshtarisë”Myler Turgau”. Për ne nuk ishte një
udhëtim pune por edhe turistik, për të soditur e njohur atë vend. Rruga shkon
në anën e majtë të lumit të gjerë.Lumi është I lundrueshëm, eshtë degë e
Rinit.Në të dy anët e luginës, qyteza të vogla, dhe kodra të buta, majë tyre
spikatin kështjellat e vjetra feudale.
Bernkasteli,shtrihet në të dy anët e lumit dhe lidhen me ura. Qytet i
admirueshëm për nga bukuria e ndërtimeve të vjetra, me fasada të zbukuruara,
dhe çati gotike të pjerrta. Ngjan si një kartolinë.
Drejtori
I Instituti kërkimor na mirpret dhe na njeh me veprimtarinë e shumanëshme, të institucionit që drejton:
përzgjedhja klonale e kultivarit “Risling”për të veçuar forma me cilsi sipërore
prodhuese, cilsore, agrobiologjike dhe teknologjike janë në studim 72
klone;shëndetësimin dhe çertifikimin nga viruset të kloneve standard, Prodhimin
e fidanave të zgjedhur(elit) si material për krijimin e vreshtave mëmë;krijimin
e hibrideve të qëndrueshme ndaj sëmundjeve më të përhapura të hardhisë etj dhe
vinifikimin e rrushit të seicilit klon , vlerësimin dhe depozitimin në bankën e
verës(vinotekë). Morëm pjesë në një seancë shijimi dhe vlerësimi të disa
kampioneve.Teknologu I verërave nisi ligjëratën me vlerësimin e kësaj pije që e
quajti të shenjtë e hyjnore, foli për Bakusin(Dionisin) dhe për Jezusin, që në
darkën e fundit u tha dishepujve duke u zgjatur kupën e verës:”Pini është gjaku
i trupit tim”; por ne ishim amatorë në këtë fushë, sido që kishim marrë mësimet
përkatëse për “somelie”(ekspert shijues i verërave). Ai kallzoi një anekdotë:
Gjysh Hansi ishte me nam për të shijuar e vlerësuar verërat, e thirrën kur do
të hapnin një nga butet. Gjyshi Hans e ngjëroi, e nuhati, e solli rrotull nëpër
qiellzë dhe tha:” E mirë, por mban pak era lëkurë dhe hekur.” Të tjerët pasi e shijuan, thanë
ses’bëhej më e mire dhe se gjyshi kishte lajthitur. Por kur Butin e boshatisën,
në fund të tij gjetën një çelës të vogël, të ndryshkur, lidhur me një rrip
lëkure!Të tillë ishin shijuesit e verërave qëmoti. Në mbrëmje, tërë shend e në
humor, të ardhur në formë nga vera e pirë, u kthyem në Frankfurt.
Ky
kurs dhe kjo vizitë afatshkurtër në Gjermaninë vreshtare, veç kënaqësisë së
njohjes së një vendi tjetër për ne, shërbeu që
të nxirnim disa mësime, ndër to më kryesoret:
Së
pari. Konsiderimi i klimës si një pasuri e çmuar natyrore duke e përdorur atë
në maksimumin e mundshëm për zhvillimin e degëve të caktuara të bujqësisë. Në
rajon, temperatura vjetore arrin 10.6
gradë Celsius, ndërsa gjatë periudhës bimore 15.4 gradë, rreshjet vjetore 619
mm. orët me ndriçim diellor, mesatare vjetore 1600 dhe në periudhën bimore 1270
orë. Janë në kufirin fundor të kërkesave biologjike të hardhisë. Po ti
krahasojmë këta tregues me të dhënat klimatike të zonës verilindore e juglindore
të vendit tonë, për temperaturat e ajrit dhe ndriçimin diellor janë më të
mira.Por ndërsa gjermanët në atë klimë kultivojnë 100 mijë hektarë, në zonat
tona të sipërpermendura, vreshtat janë të kufizuara. Në perspektivë edhe këto
zona duhen konsideruar troje vreshtarie.
Së
dyti.Gjetja dhe përshtatja e kultivarëve
të përshtatshme që arrijnë treguesit teknologjikë, dhe traditën e përgatitjes
dhe tipizimit të verës sipas shijes së konsumatorit dhe eksportit. Tre janë
kultivarët bazë, dy për verë të bardhë, Rislingu, që e kemi edhe ne, dhe Myler
Turgau, kurse për verë të kuqe Pinot nuar.
Së
treti. Prodhimi dhe tregtimi i verës.Disa shifra kurioze:Gjermania, midis
vendeve konsumatore të verës ze vendin e katërt, me20 milion hektolitra, ndërsa
për konsumin e verës për frymë vjen e pesta, me 23.7 litra/frymë në
vit.Gjermania nuk i plotson kërkesat me prodhimin e vet, një pjesë importohet,
por prodhuesit gjermanë punojnë fort për eksportin.Verërat gjermane me cilsi të
njohur, të konsoliduara e tipizuar, eksportohen(për kohën kur bën fjalë ky
shkrim) në 10 vende, por kryesisht në Angli dhe Holandë. Në vitin 2002,
eksporti arriti në2.2 milion hektolitra, me çmim 164 euro/litri. Në Gjermani,
nuk ka prodhues të mëdhenj vere.Prodhuesit e rrushit janë edhe prodhuesit e
verës, dalin në treg me etiketën e tyre.Vera kontrollohet dhe dokumentohet nga
autoritetet lokale dhe vlerësohet sipas cilsive të mostrave mesatare në katër
kategori: për konsum vetiak dhe kulinari, e treegtueshme në tregun lokal, në
tregun e gjithë vendit dhe për eksport.
Së
katërti. Kooperimi dhe rregullimi ligjor.Kur sheh madhësinë dhe shtrirjen e
sipërfaqeve të vreshtave krijohet ideja e ekonomive me pronarë të mëdhenj, por
nuk është ashtu. Të 104 mijë hektarët, u përkasin afro 70 mijë pronarëve,
madhësia mesatare e pronës 1.5 ha., më e vogla 0.2 ha. Dhe më e madhja mbi 5
ha. Mbizotëron prona e vogël, megjithatë si rezultat i bashkmarrveshjes
kooperuese komunitare, vreshtat janë ngritur në blloqe tërësore, të
pandërprera. Kufijtë e secilës pronë, shënohen në hartën e kadastrës së
vreshtave, por edhe me gurë sinori. Krijimi i të tilla masiveve, lehtëson edhe
shërbimet dhe tipizimin e teknologjisë së kultivimit. Sa mirë do të ishte ta
bënim edhe ne.
Së
pesti. Regullimi I gjithë veprimtarisë vreshtare me legjislacion. Asgjë nuk i
lihet spontaneitetit dhe dëshirave vetiake.Sipërfaqia gjithësej e vreshtave
është përcaktuar nga normat e KE.Çdo vresht i ri, ngrihet me projekt teknik, ku
përfshihen gjithë parametrat, perfshi edhe materialin mbjellës dhe kultivarët
që do të mbillen,duhet të jenë nga ata të miratuar për rajonin.Vreshtat e
mbjella pa leje dhe jashtë normave teknike, shkulen dhe çbëhen. Edhe prodhimi
dhe tregtimi i verës i nënshtrohet legjislacionit dhe inspektimeve.Gjithçka I
nënshtrohet rregullit dhe disiplinës ligjore e teknike.Kjo e bën vreshtarinë
një veprimtari të frytshme dhe fitimprurëse.
Afati
I qëndrimit Përfundoi.Po ndjeja sindromin e mallit të shtëpisë.
Plotësuam
formalitetet në sallën e pasagjerëve dhe më pas zum vend në aeroplan.
“Boeing”-u merr turrin në pistë dhe fluturon në lartësi.Ç’do minutë që kalon në
këtë fluturim qiellor, më afron drejt atdheut.Më shpie në shtëpi. Mirëmbetsh
Gjermani. Teksa aeroplani del mbi re, në një qiell të përndritur nga dielli dhe
vijon fluturimin,nga altoparlantet pwrhapet melodia e bukur e valseve tw
Shtrausit dhe stjuardesat simpatike e tw sjellshme na ofrojnw vaktin dhe pijet
sipas dwshirws. Kam kohë të mendoj dhe sistemoj e të bëj një përmbledhje të
gjith asaj sa përjetova nga përvoja gjermane.
Në
Tiranë bëm një raport të hollësishëm për arritjet e asaj vizite dhe çfarë prej
tyre duheshin përfshirë në strategjinë e zhvillimit të vreshtarisë dhe
verëtarisë që po hartonim.
Më
pas, ndryshimi i ministrave, qeverive dhe i specialistëve e drejtuesve në
dikaster, që siç është bërë zakon ndër ne, me një papërgjegjshmëri fodulle nuk
e konsiderojnë punën dhe projektet e parardhësve, e arkivoi studimin dhe e la
ta mbulonte pluhuri i harresës.
Për
të ardhur keq.Ajo përvojë, si edhe shumë të tjera, mbeti thjesht si një dituri
vetiake, pa arritur që të përfshihej në politikat zhvillimore e të kthehej
në vlerë të ekonomisë sonë.
E
si do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa?
Tiranë,29.02.2020.