Kulturë
Kadri Tarelli: Psherëtij
E merkure, 26.02.2020, 06:05 PM
Kadri Tarelli shkruan:
Po të mos ju pëlqejë revolta e
Migjenit, atëherë rrini në varfërinë e jetës dhe në varfërinë e shpirtit.
Dritero Agolli
PSHERËTIJ!
Vala e shtyn valën, kush më parë të puthet me
bregun.
Malli e ndjell mallin, në pyllin e jetës, ta kërkojë
shtegun,
Psherëtij në heshtje, s’kam kujt t’i qahem, më
kaplon mërzia.
Çuditem sa ngjajnë, si brenda dhe jashtë,
natyra, njerëzia.
Bota, brenda
vullkan i ndezur, jashtë dritë dhe plot ngjyra.
Ashtu dhe
njeriu, zjarr në shpirt e zemër, e tregon fytyra.
Natyra nuk njeh
faj, shemb, mbyt, djeg. Vepron ligjësia.
Eh njeriu i
shkretë, lufton me vetveten, mirësia-ligësia.
Kërkojmë qetësi, drejtësi, dashuri. Ku t’i
gjejmë Vallë?
Era e shtyn erën, sjell shiun, rrufetë dhe retë
vërdallë.
Psherëtij në heshtje, s’di pse druhem mos dëgjon
njeri.
Është frikë, pa siguri? Më shumë besoj, është
pafuqi.
Kjo fjalë më
trondit, më mërzit, kur vetëm kohën vras.
Ç’ ka më keq? Pyes!
Askush s’ më dëgjon, ndaj vetes i bërtas.
Më, s’i qahem
moshës, as botës. Po fajësoj babëzinë.
Psherëtij!
S’mbushem me frymë. Pse s’ gjejmë mirësinë?
Grusht kërkoi Migjeni, ta godiste malin dhe
varfërinë.
Trifoni1
në gjyq: “Më jepni një top, të shkallmoj tiraninë”.
Unë çfar të zgjedh, top apo grusht, që botë ta
shemb,
Që vetes dhe të tjerëve t’u them: Ta duam këtë vend!
Durrës
më: 20, Janar, 2020
Shënim:
Trifon Xhagjika, poet i pushkatuar në dhjetor të vitit 1963. Në gjyq, shpërtheu i rebeluar: “Po të më jepni një
top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj”