E shtune, 21.12.2024, 12:16 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Mr. Javier Perez de Kuelar, rrnofsh edhe 100 vjet tjera!

E merkure, 26.02.2020, 07:01 PM


Nga Fritz RADOVANI:

Mr. JAVIER  PEREZ  DE  KUELAR,

RRNOFSH  DHE  100  VJET  TJERA!

NANA  TEREZE  TEK  JAVIER  PEREZ  DE  KUELAR

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I OKB, NEW YORK.

Javier Pérez de Kuélar u le me 19 Janar 1920 në Lima të Perus. Asht diplomat e politikan.  Ishte Sekretar i Përgjithshem i OKB nga 1 January 1982 – 31 Dhjetor 1991. Asnjëherë nuk asht shkëputë nga jeta politike. Shqipnia dhe Shkodra duhet të jetë mirnjohëse perjetë ndaj Perez de Kuelar, per shpetimin nga gjakderdhja me 11 Nandor 1990… Kur Don Simon Jubani pat thanë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kohë në të cilen Enver Hoxha e shpalli “Shqipninë shtet ateist, i vetmi në Botë!” dhe, vepren e tij e vazhdoi Ramiz Alia.

Mbas ramjes së Murit Berlinit (1989), Ramiz Alia donte me vazhdue besnikisht rrugen dhe politiken kriminale të Enverit, prandej, kur Don Simon Jubani deklaroi se me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00 do të thonte Meshen e Parë në Rrëmaji të Shkodres, Ramizi jo vetem dergoi disa vagona me sampistë në Zallin e Kirit, po edhe mbushi apartamentet me njerzë të armatosun, per me ba gjakderdhje mbi popullin që do të shkonte në Meshë. Me 10 Nandor, kah mesnata Ramiz Alia njofton në telefon sekretarin e parë të PPSh në Shkoder, Xhemal Dymylja dhe i jep atij urdhen: “Neser të mos veprohet me armë ndaj Popullit që do të shkojë në Meshen e Don Simonit, mbasi kështu më ka urdhruar nga OKB Sekretari i Pergjithshëm Javier Perez de Kuelar. Merrni masa urgjente!..”

Atë natë janë thirrë urgjent në Komitetin e PPSh Rrethit Shkoder, mbi njëqind persona, per me “sigurue qetsinë në Rrëmaji”, ndonse, Populli që mori pjesë nuk dinte asgja, tue fillue prej meje që shkova me familje me marrë pjesë në “ringjalljen e Fesë”...

Sa shumë ngjarje janë të panjohuna dhe, as që do të dihen ndonjëherë nga Shqiptari!..

Po, sikur të mos nderhynte J.P. de Kuelar, shka do të ngjante me 50.000 vetët aty?..

Melbourne, 25 Shkurt 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora