Kulturë
Cikël poetik nga Kostandin Vogli
E hene, 24.02.2020, 07:00 PM
VIBRIMET POETIKE TË PROZATORIT KOSTANDIN VOGLI
Në të 12-të poezitë e
këtij cikli keni një krijues që në këtë përmasë nuk e keni parë. 79 vjeçarin
Kostandin Vogli e keni njohur deri tani si fabulist, tregimtar dhe romancier.
Ka shkruar edhe poezi, është përfshirë në librat e botuar për Muzgun nga poeti
dhe botuesi Mark Simoni, në portale dhe gazeta të ndryshme, por si poet në këtë
cikël të plotë unë që e kam ndjekur me vite dhe kam redaktuar shumicën e
librave të tij, nuk e kisha njohur më parë. - Dr.sc. Bardhyl Maliqi
Kostandin Vogli
SHOKUT TË
FËMIJËRISË
Trazoj dallgët e ajrit,
Gërmoj hapsirën,
Nga kurrizi i Shëndëlliut do
të rrokullis kujtimet
Të të dëgjoj edhe një herë
zërin.
Aromë prronjesh më vjen nga
qielli,
Aromë lulesh, shkurresh,
pemësh, rrugicash.
Aromë e rrapit të madhërishëm
ku luanim.
Aromë e maleve,
E fshatit që e doje aq
shumë,
Aromë e shoqeve, shokëve.
Aroma ime
E shokut tend me pirje gjaku
nga gishtat në kishë.
Ato ke marrë me vete.
Por kufiri është larg
Orët punojnë vetëm në tokë.
Hapsira lundron së bashku me
ju.
Jehonat janë shteruar,
Shtërpuar si burimet në
verë.
Fërfërimat e pemëve na
ftonin
Kerkonim muzgun,
Përkëdheljen e hënës.
Dhe fërkonim dhimbjet e
ditës që lodhëm,
Nëpër muret e fshatit të
djegur.
Ah shoku im,
Shpata e hijeve jetëmarrës
Na këputi shiritin e
lumturisë.
Ngre kokën lart
Të dalloj sytë e tu të
xhamtë,
Flokët e verdhë,
Fytyrën tënde të bardhë,
Si qumështi i deleve të tua.
Rreze drite m’i thyen
qepallat.
Malli më ktheu vite mbrapa
Ku luanim rrëpirave me
këpucë të shqyera.
Ditët kalonin të thjeshta
Me kujtimet e ëndërrimet.
Pemët janë mbarsur. Dardhat,
kumbullat.
Qëngjat vrapojnë të kërkojnë
hijet,
Rreth vathës i shtiu
reflektimi i diellit.
Xixëllonjat i bënin trupat
tanë fluoreshente.
Apo kërkon shiun e marrë
Që kërciste strehëve të
llamarinave.
Fshehurazi të rrëmbenim nga
një fetë bukë
Dhe të vraponim me ullinj në
duar.
Ato kërkon shoku im i
fëmijërisë?
Jo !
Ti je në amshim.
Shpirti yt më sheh mua.
ZËVËNDËSOHEN
NGJYRAT
Në ditët që nuk kisha
prehje,
Këputesha si gjethja.
Por dikush do zgjaste dorën
në rënie
Dhe kredhje në ëndërrime.
Si pylli pa ujë frymoja
I ngeiur dhe pa zogjë që
shkuan,
Cicërimat nëpër udhë.
E verdha zëvëndësoi të
kaltërtën,
Më vonë ngjyra gri të
verdhën.
Kur zvogëlohet dita
Dhe jelet e kalit të bardhë
Të valviten anës së detit të
tërbuar.
Dimri kërrusur lëkundet nga
era,
Që ka vënë kujën.
Pres që të rikthehen
cicërimat,
Kur jeshilja të zëvëndësoj
grinë
Dhe të gjallërohet pylli.
Zjarri i muzgut ngrohu
horizontin xanxar,
Me shpresë vrojtojmë shkumën
e bardhë,
Që anija në rikthim lë pas.
ISHIN
NDEZUR YJET
Ku lind dielli e hidhja
shikimin
Që rrezet të mos vinin të
fikur.
Isha si gjethe e ndrydhur,
Sepse muajt e artë ishin
mbytur.
Mua të uriturit të bukës së
thatë
Më mungonin edhe thërrimet.
Ishin kohë të strukura në të
verdhë,
Të mbarsura nga epshet e pa
ndrojtura të hijeve.
Gri e copëzuar shëtit
shtigjeve,
Të përshkruaj nuk jam në
gjëndje.
Trupat tanë të shkundur,
Lotët e krypur ta shtojnë
etjen
Dhe barku i uritur nuk ndjen
ngrohje.
Aromën e pranverave me ankth
i prisja,
Të më thërmonin kujtimet.
Do të mbaronte me mua një
ditë historia,
Kotësia e orëve të ankthit
Do të zbërthehej.
Unë shkallët e zbritjes
përsëri do t’i ngjit
Dhe do me hapet porta.
Në korniza muresh të rrëzuar
lash stamposur filmimet.
Mure të rinjë tani drejt
ngritjes
Dhe mua,
Askush nuk do të më prekë.
Nata është e qetë pa
rënkimet,
Se ishin ndezur yjet!
DITA
RëNKOI SA ISHIN SHUAR YJET
Ti, o Durrës, që të
thërrasin plak,
Sa tragjedi ke parë që nga
mjegullnaja,
Sa termite të kanë rrënuar,
Sa kocka njerëzish ke
mbuluar,
Se vlon brënda teje
Energjia e pa shteruar.
Dihet se cili prej tyre ta
prishi bukurinë,
Që ta mbuloi freskinë
E atij arti të shekujve të
thellë.
Asaj kulture të trashëguar
Dhe nën gërmadha të fshehur
Me gjak mbrujtur si këtë
Nëntor.
Të tërmetit të pa
paramenduar
Që erdhi i zverdhur,
Me pemë të zhveshura.
Njerëz plot, rrugëve të
alarmuar,
Shikonin si formoheshin
pirgjet me rrënime,
Nën erën e ftohtë të natës
krehur,
Që kuis çative të shkrehura.
Shikonin prapsinë e papritur
që solli fundvjeshta,
Nuk e prisnin që agimi i
asaj dite,
Që filloi e mbrapshtë,
T’i gjente jashtë shtëpive
të ngrohta,
Duke përshkuar shpirtrat në
sfilitje.
Dita rënkoi sa ishin shuar
yjet
Të shëmbur pallatet shikonin
të tmerruar
Kur pasmesnata sekontat numëruar
Dhe tmerri rregjistroi
ulërimat.
Dikush i pa që Hëna e
trembur u largua
Dhe yjet u fikën të
tmerruar,
Planetet po fshihnin njeri-
tjetrin
Dhe ëngjëjt që numuronin
trupat,
Por dot të pa fajshmit nuk i
shpëtuan.
Zëri mëngjesit nuk u prit të
zgjohej nga gjumi.
Pasmesnata e kishte zgjuar
Dhe numuronte të ikurit që
skuqën rrënojat
Në misterin e natës pa
aguar,
Ku u prekën në thellësi
indet e tyre.
Ata që panë, e prishur
fytyra,
që s’ mundë të përshkruajnë.
Dhe ata që rrëmonin
gërmadhat me thonjë,
Dhe ata që nxirrnin me jetë
nga rrënojat,
Se çfarë panë e dëgjuan
Nën ato betone keq të
gatuar,
Që si prej hiri u
shkërmoqën.
Dhe njerëzit ju drejtuan
zotit.
Ç`na bëre!
Por unë e dëgjova vet kur u
përgjigj:
Mos më ngarkoni me faje.
Unë kam dhënë natyrën dhe
tokën të jetoni.
Shpesh herë
Nga papastërtitë i pastroj
dhe jashtë i hedh.
Ndërsa ju shqiptarët
ndërtoni me to betone.
KOHË E
SHKUAR
Shtëpia e fëmijërisë
Aty notonte malli i
dridhëruar.
Kërkoja kthimin e kohës,
Tek portat e shpirtit.
Gërmoj ndjesinë time
Të gjej fjalët enigmatike.
Në netët e ftohta dimërore
Vetëm në krahët e gjyshes e
gjeja paqen.
Ajo ishte rrahja e zemrës
sime.
Shpirti i saj,
Si mbështjellëse e
kokrrizave të shegës.
Pak dridhërues,
Si zog delikat kur më
perkëdhelte.
Por ajo
Kishte një shpirt shumë të
guximshëm.
Më zgjonte nga ëndërrat e
frikshme
Dhe unë në atë fytyrë të
rrudhur mbështesja buzët.
Ajo frymonte e lumturuar.
E ndiente veten në krahët e
trandafilit,
Se mua më quante trandafil.
U ndodha pranë oxhakut të
nxirë
Dhe zhbirova në thellësinë e
viteve.
Mu fantazua flaka e vatrës
Në çengel varur
Një kusi e nxirë nga rrahjet
e tymrave.
Gurgullonin fasulet brënda
saj.
Me një lugë druri,
Disa kokrra m’i hidhte në
vatër.
Unë i merrja me gishta.
Më digjnin. Edhe gojën.
Dhe gjyshja përsëri më
hidhte,
Pa çka se në kusi më shumë
ujë kishte.
Në prehrin e saj të butë,
Me të ashprat duar më
ledhatonte trupin
Dhe më këndonte një këngë
Ku nga Vrgjet e saj buronte
malli
Mbi zemrën time pesë vjeçare
Dhe ngjethej lëkura ime e
bardhë.
Ishte pak ezmere gjyshja ime
Me një fytyrë të hollë, të
dobësuar,
Ku i rëndonin më shumë
kokallat dhe lëkura,
Por kullonte ëmbëlsi dhe
dashuri.
Zakonisht e heshtur, por me
mua këngë,
me këngë yetësonte dhimbjen
e rrobave të zeza,
Por bënte durim,
Për dy djemtë në internim
dhe tjetrin partizan.
A ishin të gjallë?
Edhe vetë kishte luftuar në
malin e bardhë.
Nuk i trembej vdekjes
gjyshja ime.
Në këmbë qëndronte,
Të ngulura në tokë si Pani.
Si ai dukej me putrat e
mëdha,
Se ashtu i kanë gratë e
fushës e të malit.
Atë këngë vaji më këndonte.
Me mua harronte dhimbjet e
urinë.
Ndiente fluturimin e aromës
së ullinjve,
Ishin nxirë, por kush t’i
shkundë?
Vetëm kakarisja e pulave
copëzohej në plasaritjet e dritareve.
Gjyshes ato zhurma ja
ngrohnin ajrin e ftohtë,
Që përplasej
Në kollonat ku vareshin
vergjet e misrave.
Dhe shikimi tretej midis
hapsirave bosh.
Dhe i ngrinte lotët brënda
qepallave
Të njomte të zezën e syve.
Pritja dhe mungesa e
lodhnin.
Pas pak do hanim të gjithë
fasule,
Me bukë misri të thekur
Dhe një kokërr qepë të
shqepur.
E ku kish më mirë
Gjyshja ishte rrahja e
zemrës time.
Kur nisesha në rrugën pa
kthim,
Nuk më linte të bëhesha pre
e ferrit.
Kaq solemne e mbushte këtë
ajër.
A ma shihte ajo shpirtin
tim!
Me rrahje të forta e
falnderonte zemra ime.
Ajo këndonte me melodinë e
saj,
Unë mendimet nga qielli do
t’i kthej.
Do t’i zbres nga Shëndëlliu
dhe Mali i Bardhë.
Ato janë malet tona.
Tek dhoma e zjarrit,
E vatrës së dëshiruar.
Qëndroja në këmbë përball
saj.
Kërkoja gjyshen.
THATËSIRË
U fshesua qielli
Nga retë e arnuara që bënin
paradë mode,
Nën rrezet e flakta ajëri
avullonte.
Fshehur stuhive qëndronte
dielli,
Larg reve vazhdonte
aventurën.
Të trishtuara vareshin
gjethet,
Pa u pjekur u derdhën frutat
nga degët.
Parakaloi muzgu i nxehur
flakë drejt mesnatës,
Të shuhej kërkonte pak
freski.
Hëna e kafshuar nga Dielli,
Pak gjallëri u dha gjetheve.
Lehtësuan kokët kallinjtë e
grurit.
Zogjtë po perkëdhelnin
barkun.
Panorama e portokalltë
kërkonte shpërlarje.
Të hutuar peshkatarët
vozitnin varkat lakuriq,
Në fund të detit arratisur
peshku.
Gjallesave duhma po u merrte
frymën.
Bari kërkonte lagështirë,
Ashtu si pemët e etura,
Si zogjtë që frynin puplat
të strukur nën hijet.
Njerëzit i luteshin Zotit.
MËSIM I
PËRGJAKUR
Fshati I zhuritur në barkun
e malit,
Si gjerdan i pa këputur që i
mungojnë xhevairet.
Trupi i nxirë, i lehtë,
Lavdi e humbur në shekuj të
shëmbur.
Derdh lotë Shëndëlliu,
T’u zbardhë mureve
shkëlqimin
Dhe trokitja e hapit zgjon
kujtesën,
Rrugicave që kanë psherëtirë
dhimbjen e ngarkesën.
Tretet Shëndëlliu me eshtrat
e thara nga gjaku
Dhe flakët i përpinë qiejt
Dhe gjaku që u derdh
pragjeve
Do harronte se kishte parë e
duruar.
Por nuk do të harronte se
kishte dëgjuar britma,
Tingëllima armësh Natën e
Pashkës.
Koha ia përpjek qerpikët,
Fytyrën e tjetërsuar
Ia lajnë dallgët e Joint
Nga bishat e Ali Pashës
sypërgjakur.
Janë tharë puset,
Krojet kërkonin nuset me
djepet në duar
Kur ecnin majë gishtash gur
mbi gur
Dhe vajzat me gërshetat si
grurë
Dhe dashuritë nën hijen e
vreshtave
Me shportat plot rrush e
puthje
Që ua dhuronin trimave…
Ishte e kohës pabesia,
Por ata na mësuan si të
vdesim
Ballëlartë, me trimëri!
KUNDËRAKUZË
Jam përbuzur për shumë kohë,
i prishur biografie,
Nga pritja jam lodhur
Të mësoj
Armiqtë e popullit si janë?!
A u dukem unë një i tillë?
Unë jam,
Apo ti që më akuzon mua.
A mund të quhet armik
Një që ankohet për mjerimin
Apo mund të ketë kritikuar
Dhe ata që na drejtojnë.
A mund të quhet i tillë
Një që kërkon të drejtat e
tij?
Unë mendoj se armiku ke qënë
ti.
Mendoj se shkaktari i
vuajtjeve je ti.
Ti je armiku, e jo unë e ai,
ata dhe ato,
Që ngrenë zërin se punojnë
si skllevër.
Unë jam si ai uji i burimit,
Ndersa ti ujë prroit në
përfundim.
Dhimbjet i kam kaluar plot
durim
Me pellgje lotësh.
Kurthet fatale, pabesitë më
thyenin vertebrat,
Ku të gjithë ju, mundoheshit
të më rripnit mua,
Të arnuarin me xhaketë e
pantallona.
Brënda syve me janë thyer
mendimet,
Më janë zhbërë kujtimet.
Pritja më ka lodhur që të
mësoj
Se populli të akuzon,
Se armiku paske qënë ti!
ME
BUZëQESHJE HESHT LOTIN
Fjala enigmatike
Lotë në heshtje.
Enigma jetime në hije.
Fjalët nuk kanë këmbë
Janë
Gërvishje mëndjesh.
Unë
Qëndroj larg tyre.
Me buzëqeshje çaj yjet
Dhe hesht lotin.
TË
VAZHDOJË ËNDËRRA
Malli im kërkon durim
Më mbyt trishtimi.
Në krahët e tu,
Një fluturim në ëndërra.
Ta dish e dashur
Aty më zë gjumi
Dhe aty zgjohem.
Aty kam fshehur zemrën time
Brënda teje.
Do ta shuaj vet zjarrin
Në pyllin e dëndur.
Sa të jem në krahët e tu
Tëvazhdoj ëndërra.
Mos më zgjo.
NATA E
PASHKËS
Kush e shikonte atë brezë
muresh
Si njëshirit i përzhitur nga
zjarret,
E dinte
Se aty paskan jetuar dikur
njerëz.
Ka gëluar jeta atyre mureve.
Kanë frymuar dhe
Kanë vdekur.
Kanë ndërtuar e prodhuar.
Kanë kënduar,
Janë martuar,
Kanë vallzuar e gëzuar,
Kanë luftuar,
Janë vrarë e kanë qarë deri
asaj nate,
Ku gjithshka u rropos,
U përmbys,
U dogj e asgjë nuk ekzistoi
më paskëtaj.
Gjëja e gjallë u vra,
U rrëmbye apo mori arratinë.
I gjithë fshati u përfshi në
flakë
Nga kanibalë me thika në
dhëmbë dhe
Me urat e zjarrit në duar.
U dogj për të djegur
qëndresën.
Trimërinë,
Krenarinë,
Shqiptarinë.
I malluar për fshatin tim
Për fshatin e shkrrumbuar,
Fshatin e kthyer në kujtesë
të zymtë,
Fshatin e të parëve të mi.
Të trimave,
Të kapedanëve,
Të rezistencës.
Fshatin hero të bregdetit.
Fshatin e djegur disa herë
Nga Osmanët dhe Ali Pashai.
Mëndja ime pushtohet nga
nostalgjia,
Por bri saj këlthet dhe
mëria.
Sa breza do ken kaluar në
atë fshat
Shumë të vjetër,
Para se gjëma e kobi të
ndodhte.
Sa emra trimash janë harruar
Dhe sa kujtohen akoma duke
sfiduar harresën,
Historitë dhe kujtimet
I dogji kronika e zezë e
atyre hordhive,
Të cilët erdhën tinësisht,
Pas shpine, pa kuaj, pa
zhurmë,
Si hienat me anije të zeza,
Duke rrëshqitur në natën e
zezë,
Mbi sipërfaqen e zezë të
detit,
Me shpirtëra të zes,
Për të nxirë shpirtrat tanë
Edhe gurët.
Për të nxirë barin e porsa
çelur të Prillit,
Për të nxirë nënat,
Trimat,
Historinë.
Për të nxirë trupat e vrarë
Nën rrezet përvëluese të
diellit,
Të pa varrosur.
Të shumtë ishin ata që u
vranë
Apo ikën në natën e zezë.
Digjet qielli nga flakët.
Fluturon ajri i djegur.
S`ka frymëmarrje
Gurët e shtëpive
shkretëtirë.
Hordhitë prishën ëndërrat
Dhe shpirtërat humbën.
Kush i shpëtoi shpatës
Mori fatet mbi shpina dhe,
U nisën drejt të panjohurës.
VIJ NGA
BREGDETI
Në qoftë se më pe që të vij
i ngarkuar
Me ullinj e vaj
Vij nga bregdeti.
Në qoftë se më pe të vij me
duart plot
Me limona e portokaj,
Vij nga bregdeti.
Në qoftë se më patë të
ngarkuar
Me oktapodë dhe peshq të gjallë,
Vij po nga bregdeti.
Në qoftë se e patë kur kaloi
si hënë
Një vajzë
Ta dini, kështu i ka
bregdeti.
Dhe po patë që të shkëlqej
si yll,
Një djalë,
Me siguri ështe nga
bregdeti.
Dhe një lule trëndelinë
Erë të vacantë do të mbajë
Edhe një sheleg i pjekur me
shije në Maj
Që ta ka ënda këmborën dhe
zilen në stan,
Me siguri nga mallet e
bregdetit.
Edhe një dorë dhe ta
shtrydhësh
Po mbajti erë gjak,
Kujtoni historitë!
Është nga bregdeti ajo
baltë…