Mendime
Nue Oroshi: Trashëgimia politike e treshes së zezë po shkatërron kombin
E diele, 16.02.2020, 10:44 AM
Trashëgimia politike e treshës së zezë Thaqi-Vuqiq-Rama që po e shkatërron kombin shqiptar
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë
gjatë periudhave të ndryshme historike shqiptarët kanë dhënë trima dhe
atdhetarë kanë dhënë personalitete largpamëse që e kanë mbrojtur popullin
shqiptar nga shfarosja,vrasjet masive, maskrat e ndryshme,djegiet, shkatërrimet
dhe shumë e shumë gjëra të tjera që i përjetuam gjatë historisë tonë.Por
fatkeqësia qëndron në faktin se shpeshherë në momente kyçe të historisë patëm
edhe shumë tradhtarë dhe bashkëpunëtor të pushtuesve të cilët punuan
pandërprerë në dëm të kombit shqiptar dhe në dobi të armikut shekullor.
Shpeshherë
ata që nuk janë njohjës të mirë të historisë shqiptare mund të befasohen se si
është e mundur që politikanët e lartë të Shqiperisë dhe Kosovës të jenë në
krahë të Serbisë kundër Shqipërisë e Kosovës.Por për ne që i njohim shumë mirë
rrjedhat historike sidomos në shekullin e fundit e dimë shumë qartë se kjo vijë
politike pansllaviste është trasheguar që nga ai moment kur në Shqipëri dhe
Kosovë u formuan deget e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në krye të këtyre dy
degëve në Shqipëri u vendos komunisti pansllavist Enver Hoxha dhe në Kosovë u
vendos komunisti pansllavist Fadil Hoxha.
Të
dy këta u vuen me besnikëri në shërbim të politikës ruso-serbe dhe me
devotshmerinë më të madhe punuan e vepruan që ti vrasin dhe ti masakrojnë vëllëzerit
e tyre shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë.Janë të njohura tash masakrat që
zhvilloj dega e Partisë Komuniste e Jugosllavisë në Shqipëri me në krye me
tradhtarët Enver Hoxha,Koqi Xoxe,Mehmet Shehu,kolonelet rus Sofolevski dhe
Valevski, emisarët jugosllav që themeluan Partinë komuniste në
Shqipëri,Mugosha,Tempo, e Popoviqi.Kjo degë e Partisë Komuniste Jugosllave në
Shqipëri masakroj dhe vrau atdhetarët shqiptarë në Mirditë, Lumë, Shkodër dhe
në Malësi.Ata jo vetëm që vranë atdhetarët shqiptar por edhe i masakruan
fëmijet e djepit dhe nënat shqiptare mbi 80 vjeçare duke i dërguar në intërnim
siç ishte internimi në Tepelenë,Spaq dhe shumë burgje vdekjeprurëse.
Kësaj
dege të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri nuk iu mjaftua me kaq por
dërguan të rinjet shqiptar për të masakruar atdhetarët nacionalistë në Kosovë
dhe Maqedoni,për ta shuar kryengritjen e profesor Ymer Berishës,Shaban
Polluzhës,Ndue Përlleshit,Mehmet Gradicës,Parisë së Shalës dhe Karadakut,Xhemë
Gostivarit dhe shumë e shumë atdhetarëve të tjerë në mbarë trojet
shqiptare.Është fatkeqësi se kësaj dege të Partisë Komuniste të Shqipërisë në
Kosovë i ndihmoj edhe dega e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë që
udhëhiqej nga Fadil Hoxha,Ali Shukriu dhe shumë komunistë tjerë të Kosovës, të
cilët vranë dhe masakruan vëllëzerit e tyre në Kosovë vetëm pse e dëshironin
një Kosovë Evropiane dhe jo një Kosovë me një ndikim ruso-jugosllav.
I
dhashë këto dëshmi faktografike, për ti bërë me dije lexuesit shqiptarë se nuk
është rastësi se Edi Rama është duke e ndjekur rrugën e tradhëtisë së
krimineleve komunist Enver Hoxha e Mehmet Shehu,Hashim Thaqi është duke e
ndjekur rrugën e krimineleve komunistë Fadil Hoxha e Ali Shukriu kurse
Aleksander Vuçiç është në shërbim të shtetit të tij Serbisë që është projekt i
Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Beogradit dhe nuk është duke levizur asnjë
milimetër nga elaboratët e Qubrilloviçit, Andriçit, Rankoviçi, Millosheviqit
dhe shumë viçave tjerë,sepse ëndrra e tyre është deti shqiptar.
Hashim Thaqi duhet të
shkarkohet urgjentisht
Duke
parë se Hashim Thaqi tani më është shëndrruar në një Ali Shukriu modern apo një
Esat Pashë Toptan, duhet që urgjentisht Parlamenti i Kosovës të merr masat e
duhura dhe ta shkarkon Hashim Thaqin nga posti i Presidentit të Kosovës.Këtij
shkarkimi përveç dy partive të pozitës VV-LDK, duhet ti bashkangjitën edhe
Ramush Haradinaj me depuetet e AAK-së dhe Fatmir Limaj me deputet e Nismës, për
faktin se që të dytë në këto njëzet vitet e fundit patën pasoja edhe me
burgosje fizike por edhe me dorëheqje nga postet qeveritare vetëm për faktin se
e mbrojtën Kosovën në kufijtë e saj.Parlamenti i Kosovës me të shkarkuar Hashim
Thaqin duhet që në seancën e së njejtës ditë ta zgjedhë një Kryetar të Kosovës
nga Drenica.
Këtë
e them për dy arsye:e para për faktin e nderprerjes së përqarjeve rajonale dhe
e dyta per faktin se pikërisht në këtë krahinë heroike vinë edhe shumë familje
që me shekuj kanë dhënë kontribut kombëtar dhe janë sakrifikuar për shqiptari.
Ka mjaftë familje atdhetare nga Drenica ku një pinjollë i familjes së Shaban
Jasharit,një pinjollë i familjes së Mehmet Gradicës,i familjes së Shaban
Polluzhës,i familjës së bajraktarit të Llaushës, njëri ndër ta, do ta kryenin
funksionin e kryetarit të Kosovës me plotë pergjegjësi sepse janë familje
atdhetare që ia dinë vlerën lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës se janë sakrifiku dhe
martirizu për shqiptarizëm.
Pse ftohja e politikës
amerikane ndaj dy shteteve shqiptare?
Është
fakt se kohëve të fundit politika amerikane është e ftohur me politikanët
shqiptar në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni për faktin së shumica e tyre ndryshe
flasin e ndryshe po veprojnë.Disa prej tyre madje i kanë shumë thellë duart e
përzier edhe në rekrutimin e të rinjëve shqiptar që u bënë ushtarë të ISIS-it
dhe luftonin kundër ushtrisë amerikane.Disa nga këta politkanë madje më tepër e
duan dhe e dojnë sulltan Erdoganin me moton e hershme se duam babën e jo
shkabën. Bashkëpunimi i këtyre politikanëve shqiptar dhe lobimi i lobit serb në
Amerikë deri dikund e ka ftohur politikën amerikane nga politikat e gabuara
shqiptare por jo edhe nga përkrahja për popullin dhe dy shtetet shqiptare.Këtu
do tu kisha bërë një thirrje edhe shqiptarëve që jetojnë në Amerikë që të
mobilizohen ashtu siç kanë ditur gjithmonë edhe kësaj radhe mos të kursejnë por
të angazhohen fuqishëm tek Administrata Amerikane e në veçanti tek Kryetari i
Amerikës Tramp që ta përkrahë më tepër çështjen shqiptare në përgjithësi.