Mendime
Fahri Dahri: Vërtet e vërteta është një por ‘’babalët’’ kundër saj janë shumë
E shtune, 15.02.2020, 05:04 PM
VËRTET E VËRTETA ËSHTË NJË POR "BABALËT(¹)" KUNDËR SAJ JANË SHUMË
I
a)Tronditja e së vërtetës brenda shoqërisë
E vërteta është
një, për kundër saj krijohen shumë mashtrime, gënjeshtra dhe
shpifje. Janë pikërisht këto “korba”, “nepërka” që vërtiten rreth saj,
por dhe që e bëjnë të kuptohet e vërteta.
Në të gjitha
kohërat njerëzimi ka bërë dhe bën cilësime si: Lashtësia, Mesjeta dhe Koha
moderne. Nëse tregojme pak vemendje do të dallojmë se këto përcaktime
përshtaten edhe me moshat e njeriut. Në lashtësi, ashtu dhe në mesjetë,
njerëzimi nuk përballej me vështirësira me të cilat ndeshet në kohën e sotme
moderne. Nuk do shtjellohen specifikat e vështirësive, sepse janë të
shumta dhe tepër të ndryshme, si dhe të pa mundshme për tu përsëritur, si fjala
vjen skllaveria, apo roli parësor i kuajve në mesjetë. Të dy këta elemente edhe
në Mesjetë kanë qenë forca më e madhe e punës e përdorur dhe që prej tyre është
zhvilluar gjithçka. Ndërsa në kohën moderne forcat kryesore të punës kryesisht
janë teknologjitë gjithëpërfshirëse.
Njerëzimi në kohën
moderne përballet me ngarkesa mendore shumë herë më të thella dhe me
përgjegjësira të një niveli që shpien deri në shkatërrimin e gjithë jetës në
Tokë. Nëse kohën njerëzimi e ka ndarë në periudha historike, siç u
theksua, edhe vetë moshat e njeriut i ka ndarë në periudha, si: adoleshenca,
mosha e pjekurisë, mosha aktive e jetës dhe mosha e tretë. Po ti vrojtojmë me
kujdes këto dy shembuj apo fenomene, na rezulton se pavarësisht nga dukja të
ndryshme, ato janë të njëjta dhe brenda së tërës, pra të vetë jetës, kohës.
Kalimi nga një periudhë historike e kohës në një tjetër, të cilat dallojnë dhe
kanë zhvillimet specifike të tyre, kështu ndodh edhe me moshat e njeriut, të
cilat dallojnë dhe kanë zhvillimet specifike të tyre.
Le të ndalermi në
fazat e moshave të njeriut. Së pari rezulton se në të shumtën e rasteve, moshat
më të spikatura në fushën e mendimeve të vyera për njerëzimin si në shkencë,
filozofi, shpikje, në urtësi, vrejmë se frekuencat më të shpeshta i përkasin
njerëzve të moshave 50 vjet e lart, pa injoruar njerëzit me mosha më të reja me
mendje të ndritura, talentet dhe gjenitë. Realiteti duhet njohur dhe shpallur
se sa më shumë të jetohet mbi të pesëdhjetat, tek njerëzit intelektualë,
përvojat e hasura në jetën e tyre, po nëpërmjet tyre mbeten të “gjalla” për
breznitë, kjo sepse ata i përpunojnë, i glorifikojnë, duke ja “dhuruar”
shoqërisë si teza të plota për ti përdorur sipas rasteve që jeta u a sjell.
Personalisht kam
kaluar një jetë ku për fatin tim të mirë apo jo, kam kaluar përvoja të shumta,
kjo edhe jetëgjatësia normale që përkon me treguesit statistikor të kufijve
brenda të mundshmes së jetës tek njerëzit. Ky fakt më ka bindur se për të
zbuluar të vërtetat, në çdo fushë jete, që siç dihet kundër saj janë ngritur institucione
të niveleve të ndryshme për ta penguar dhe për të mos dalë në shesh, siç janë
disa nga institucionet fetare, shtetërore, politike, shoqërore, mediat, etj. Me
pak vemendje, kujdes dhe llogjikë të freskët, arrihet të zbulohen pikërisht tek
shumimi i kundërvënieve që i bëhet një të vërtete.
Nga përvoja,
lidhur me të kuptuarit e kësaj gjetjeje, shembujt janë të pranishme edhe në
shoqërinë tonë ku aktualisht ndeshemi me kundërvëniet në të gjitha rastet kur
vendoset për tu goditur një e keqe apo shumë të tilla. Në këto raste hidhen
“batare” veprimesh dhe mos veprimesh që ta pengojnë një të vërtetë. Sa
shumë kohë është humbur për të gjetur ”medikamentin” e luftimit të
korrupsionit, që është një e vërtetë, por ja që janë përdorur dhe përdoren metoda
dhe mënyra të ndryshme që ai të mos luftohet. Njëra prej metodave për të mos u
luftuar, përdoret pikërisht metoda e falsitetit të zërave të shumtë duke u
çjerrë :”Të luftohet korrupsioni”.
Nuk mendoj se
dikush nuk e di që korrupsioni nuk është objekt, send që të vritet, të burgoset
apo të luftohet, por të angazhuarit për ta luftuar nuk është gjë tjetër veçse
një mashtrim, gënjeshtër, të cilat u vlejnë "brohoritësve" pikërisht
për të vrarë të vërtetën. Krimi nuk gjendet as në ajër dhe as në Tokë, ai
gjendet dhe luftohet tek njeriu, personi, individi apo grupnjerëzit që vjedhin,
mashtrojnë, gënjejnë si me ligje dhe me paligje. E vërteta për luftimin e
krimit gjendet tek personat, organizatat, apo grupime njerëzish. Nuk bëhet
luftë kundër krimit, por kundë kriminelit, kriminelëve, organizatave kriminale,
është qëllimi i tyre që kamuflojnë duke gënjyer, mashtruar, duke thurur lloj -
lloj manovrimesh me thirrjet "Të luftohet Krimi". E vërteta është
një, dhe gjendet tek lufta kundër ktiminelit/krimineleve kudo dhe kushdo që të
jenë.
Rast tjetër që i
vërsulet të vërtetës e shohim tek Reformat, tek ajo e drejtësisë dhe
Zgjedhorja. Të gjitha palët politike bëjnë be e rrufe për t'i përfunduar sa më
parë ato, kundërshtojnë dhe akuzojnë njëra tjetrën radhazi si në kohë dhe në
vende të shumta foltoresh. Në të vërtetë manovrohet që Reformat të pengohen dhe
të shtyhen sa më shumë. Shoqëria në tërësinë e saj, miopiset (verbohet dhe
shurdhohet) mbas debateve dhe kundërshtive, qoftë me tone të ulta, të larta dhe
të ashpra, beson se politika dhe ligjëvënësit po merren seriozisht me reformat,
kur e vërteta është se nuk merren për të përfunduar reformat por përdorin
kundërshtitë ndaj njëra tjetrës për të penguar të vërtetën.
Si konkluzion gjykoj se për të mos humbur shumë kohë
për ti dhënë gjetjen dhe vendin të së vërtetës, duhet ti përmbahemi
përkufizimit që na jep përvoja e viteve të moshave të treta:“E vërteta është një, kundër saj thurren
shumë mashtrime, gënjeshtra dhe shpifje. Janë pikërisht këto veprime që
vërtiten qëllimshëm ndaj saj, por me një analizë të thellë, rezulton se sa më
të shumta të jenë mashtrimet, gënjeshtrat dhe shpifjet kundër së vërtetës, aq
më qartë shkëlqen e vërteta. Kështu krijohet raporti i zhdrejtë në favor të së
vërtetës që është një”.
Seriozisht nuk e
kam menduar se me shekullin e ri do të kishte tjetërsim në tërësinë e veprimeve
dhe mos veprimeve të shoqërisë njerëzore. Një zhvillim me kahje jo fort të
pëlqyer po pushton të gjitha qelizat e saj. Jo që nuk është e nevojshme për tu
ndalur tek tjetësimet, sepse janë tepër të dukshme me praninë e tyre kudo, por
ndjehet nevojë e domosdoshmëri e shoqërisë që nëpërmjet institucioneve
përkatëse të shqyrtojë me shumë kujdes e maturi taktikat dhe strategjinë mbi të
cilën duhet të drejtohet zhvillimi shoqëror në tërësinë e tij. Për këtë duhen
njohur dhe përpunuar të gjitha kulturat e popujve, qofshin të perëndimit apo të
lindjes, traditat e tyre, besimeve fetare, për të konkluduar në të mesmen e
artë, doemos në përshtatje me klimën, dhe vend ndodhjet gjeografike.
Të qenurit e
njeriut i sinqertë kërkon që ashtu siç tregohesh në dukje duhet të jetë edhe
përbrenda; ndjenjat, sjelljet, veset, karakteri që shfaqesh nga përbrenda të
mos përgënjeshtrojë atë që duket nga jashtë. E kundërta e sinqeritetit dihet,
është gënjeshtra, ajo ndjell dhe mundohet të sjellë pengesa dhe errësirë për të
“mbytur” të vërtetën, krijon mjedis të sikletshëm deri në mos besim tek të interesuarit, apo tek e
gjithë shoqëria.
Aktualisht, kur
mjetet e informimit, të njohjes me gjithçka na rrethon, qoftë nëpërmjet
internetit, mediave, lëvizjeve të lira, transportit të llojeve të shumta dhe të
shpejta, kanë krijuar ngritje të theksuar në zhvillimin mendor tek njerëzimi,
të thëna ndryshe “Bota është bërë më e
vogël” dhe si e tillë favorizohemi për të zgjedhur dhe marrë më të mirat
prej saj.
Le të ndalemi me
disa shqetësime që autorë të ndryshëm shfaqin mendimet e tyre lidhur me
kulturat sipas popujve dhe vendeve të ndryshme:
? Në internet tek
faqja “Forumi-Al”:
- Degjenerimi
masiv që vjen nga Perëndimi. Dhe që ka 30 vite që promovohet edhe këtu. Nuk
është thjeshtë lajm, ky është promovim. Promovojnë kurvërinë e hapur tek femrat
dhe thërrmimin e çdo lloj norme në shoqëri. Kjo vjen nga Britania, ku shumë
vajza shqiptare shkojnë për studim dhe studiohen mirë, Britania që merret si
shembull për tu ndjek.
Ç’farë mendimi
keni ju o forumistë?. Drejt kësaj rruge duhet shkuar?
Top channel. Njihemi me disa nga mendimet:
“Vajzat e reja që bëjnë marrëveshe me burra të pasur,
me të cilët ruajnë lidhje seksuale në këmbim të një pagese mujore, sa vjen e po
rritet në Britani. Rreth 500 mijë studente zgjedhin këtë rrugë të shkurtër për
të përballuar faturat”.
- Një 18-vjeçare ka thënë për BBC se ajo ka shtatë
burra të tillë, të pasur, prej të cilëve merr rreth 22 mijë euro në muaj. Ajo
është studente në një shkollë mode, dhe thotë se shumica e të pasurve me të
cilët ka marrëveshje janë mbi 40 vjeç. “Nuk dal dot me djem të moshës sime”,
thtoë ajo. “Ata e kanë mendjen të rrinë mbyllur në shtëpi e të luajnë
video-lojëra me futboll”.
- ”Përgjigje e:
Degjenrimi masiv që vjen nga Perëndimi.
“Ky fenomen po ndodh kudo në botë dhe jo vetëm në
Shqipëri.
Kjo ndodh sepse përveç kërkesave të larta që kërkon shoqëria kapitaliste, sot
ato skanë as minimumin për të studiuar e punuar në të njëjtën kohë. Këto janë
fenomene që politikat duhet të ndryshojnë patjetër”.
U ndalëm në një
nga aspektet e jetës, por lexuesi mund të ndalojë dhe të gjykojë për plot të
tilla që na shfaqen në jetën e përditshme, të cilat edhe nëse nuk dëshirojmë të
merremi me ’to, na i sjell me bollëk politika, mediat e të gjitha llojeve,
shtypi i ditës, marrëdhëniet në qendrat e punësimit, ambjentet e zyrave në
institucionet shtetërore dhe jo shtetërore, në shkolla, tek institucionet që
predikojnë besimet fetare.
Shkurt 2020. Fahri Dahri
Vijon