E enjte, 14.11.2024, 06:31 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Qemal Lena – simbol i Ladorishtit dhe veprimtar i çështjes kombëtare

E shtune, 08.02.2020, 10:07 AM


Patrioti Qemal Lena – simbol i Ladorishtit dhe veprimtar i çështjes kombëtare

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Që nga  25 Janari  1995 –

Kemi mbet pa Qemal Lenën , veprimtar  kombëtar  me besë !

Ishte patrioti i madh , lindë  nga Ladorishti i Strugës ,

Që i kishte veprat e mëdha dhe  me nderë si shija e bukës !

Qemal Lena kishte  lindur  më 24 Tetor 1929 –

N’ fshatin  Ladorisht të Strugës , ku i kishte babë e nënë !

Qemal Lena kishte lindur n’ një familje patriotësh –

Që jetonte veç në gëzime , nuk dinte për derdhje lotësh !

N’ fshatra t’ Strugës dhe rrethinë , Gjyshit t’ tij , Demir Lena –

Ia lakmonin burrërinë , çift nuk kishte në këto dhena !

Burrë i matur dhe i  mençur , ishte trim edhe  pedant –

N’ luftë t’ Petrinjës ishte  zgjedhur për zëvendës Komandant !

Qemal Lena i respektonte banorët , tokën edhe dheun ,

E donte fshatin , qytetin , Kombin dhe e donte mbarë Atdheun !

Por , mbi t’ gjitha ai  e donte Arsimimin në gjuhën Shqipe –

Për të cilin flijoj  jetën , se e donte si bukë e kripe !

Më 1990 , kryetar i Ladorishtit zgjidhet ky burrë –

Në mënyrë demokratike , pas 45 vjetësh diktaturë !

Menjëherë  iu hyri  punëve , Ladorishtit t’i  sjell  fat –

Fillojë me zgjerim të  rrugëve , ku kishte nevojë  në fshat !

Shtatori i vitit 1991 –

U quajt Shtatori i protestave në kërkim për dituri !

Për rihapjen e paraleleve për mësim dhe rreze drite –

Kudo t’ ketë  shkolla të  mesme për mësim  në gjuhën shqipe !

Në këshillin koordinues të protestave nëpër vena –

Ishte  kryetari i Ladorishtit – veprimtari  Qemal Lena !

Ai  dha kontribut të madh , pa e kursye kafshatën e bukës –

Për hapjen e shkollës së mesme “Hajdar Dushi” n’ Ladorisht të Strugës !

Gjilan, më 26.01. 2020. Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora