Shtesë » Historia
Albert Zholi: Kleriku Marko Moçka dhe presidenti i SHBA-së, Uillson
E merkure, 15.10.2008, 07:24 PM
Gëzohem shumë që ju takoj përsëri z. Marko dhe u informova se gjithshka shkoi mirë
Albert Zholi
Kleriku Marko Moçka dhe presidenti i SHBA-së, Uillson
Apel i kujtesës historike të kombit!
Nga Albert Zholi
Pas afro 100 vjetësh, botohet për herë të parë takimi dhe biseda e klerikut Marko Moçka me presidentin e 28të të SHBA-së, Udro Uillson. Udhëtimi i tij nga SHBA-ja në Vlorë, ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Dhe Fan Noli shkruan në gazetën Vatra të vitit 1924:
Kush je ti o njeri shtat`hedhur/ Që po vjen si një shenjtor?/ -Jam Marko Moçka, o nënë/ Vij nga larg e zbres në Vlorë.
Me këto fjale iu drejtua nënë Marigoni birit të saj, Markos që kthehej nga studimet teologjike në
Sh. B.A
Jetëshkrimi
Marko Moçka ka lindur në Vlorë në vitin 1857 në derën e madhe të mockallarëve . Shkollën fillore e mbaroi në qytetin e Vlorës, ndërsa të mesmen e të larten në Janinë . Më vonë, Marko Moçka me dashurin për fenë shkon në SH.B.A ku diplomohet me titullin Dhespot . Në shtator të vitit 1911 kthehet në Shqipëri dhe lidhet me Ismail Qemalin, me të cilin bashkëpunon. Më 25 prill1912, krijon shoqatën e parë të fesë ortodokse për atë zonë , e cila përfshinte përveç Vlorës, edhe disa qytete. Nga Londra Ismail Qemali e përgëzonte për këtë nismë shpirtërore dhe patriotike dhe midis të tjerave i shkruan:” Siç kemi biseduar edhe herë të tjera më prit në Shqipëri për të gëzuar së bashku ditën e flamurit tonë “.Lulëzimin e sistemit komunist ai e kundërshton me forcë dhe si pasojë e bindjeve demokratike pro amerikane persekutohet duke e masakruar
në vitin 1947.
Takimi
Në vitin 1912 të vjeshtës së parë, një grup studentësh shqiptarë në Amerikë, që studionin për teologji, të udhëhequr nga At Marko Moçka, u takuan me presidentin e 28-të amerikan Ëillson, takim që mund të quhet edhe si fillimi i marrëdhënieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane të asaj kohe, nga ku morën mesazhin dhe OK-in për mos copëtimin e Shqipërisë dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Këtë mesazh të SHBA-së, kleriku Marko Moçka e lexon në ditën e flamurit. Me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve fetare si dhe të Ismail Qemalit, i caktohet edhe bekimi i flamurit. “At Marko Moçka - nga SHBA-ja në Vlorë për Ditën e Flamurit”... shkruajnë gazetat “Vatra”, “Dielli”, “Iliria” të asaj kohe si dhe gazetat e sotme si “RD” (25.04.1995), “Tribuna Demokratike” (PD, dega Tiranë; 20.03.1995), “Atdheu” (18.04.1997), “Iliria” (25.11.2003), “Albania” (04.07.2003), “Dibra” (2007), “Zoti është NJË” (1998); flasin kronikat dhe dokumentarët e dhënë në mediat vizive si RTV Shqiptar (Nëntor 1995-1996) si dhe disa kanale private; teqeja bektashiane e Baba Rexhepit në SHBA (Detroit); Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarëve Politikë të Shqipërisë në arkivin e së cilës janë edhe thëniet e vitit 1994 të politikanëve të shquar e të nderuar si Pjetër Arbnori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga regjimi i diktaturës komuniste në Shqipëri dhe që pas përmbysjes së sistemit diktatorial zgjidhet Kryetar i Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri; Osman Kazazi, personalitet i njohur në histori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga komunizmi; ndër shkrimtarët më të dëgjuar: Sami Shehu, Haki Koltraka Trojviolli, Dukagjin Hata; studiuesit dhe historianët: Bardhosh Gaçe e Vath Gruda; prefekti i Qarkut të Vlorës ku ka lindur Marko Moçka dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij patriotik e kombëtar, z. Xhevair Rexhepi, kryetari i Komunës së zonës ku ka lindur dhe ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, z Rait Llanaj; artisti dhe politikani A. Haklaj…
Fan Noli
Fan Noli, në gazetën “Vatra” të vitit 1924 : “ Është në nderin e Kongresit të Lushnjes të ketë prezent njeriun e Zotit, At Marko Moçkën, i cili me cilësinë e misionarit të paqes, lexon në Kongres mesazhin e SHBA-së të cituar po nga ai ditën e flamurit në Vlorë.
At Marko Moçka është dhe botuesi i revistës “Diaspora Shqiptare”, revistë e pagëzuar së bashku me ditën e flamurit, 1912. Në Maj të vitit 1943, bekon në mirëseardhje misionin ushtarak anglo-amerikan i ardhur nëpërmjet kufirit me Greqinë, me kryetar z. Bill Maklin. Në Qershor të vitit 1944, pret dhe bekon në Kishën e Shën Kollit miqtë e ardhur nga larg, të gjithë misionin anglo-amerikan me gjeneral Deivis dhe shefin e shtabit të misionit, kolonel Nikolos. At Marko njhet edhe si përkthyesi i parë i misioneve anglo-amerikane në Shqipëri... Gjatë luftës së II Botërore, në kishën e Shën Kollit, më e madhja dhe ndër më të bukurat në ballkan, e ndërtuar nga vet Marko Moçka, janë strehuar mbi 50 hebrenj, por për fat të keq në 1967, kisha u shkatërrua me gjithë çka kishte brenda dhe u dogj nga regjimi komunist, i cili edhe varrin ia dogji Baba Neit siç e thërriste Vlora klerikun Marko Moçka.
Uillsoni për Shqipërinë dhe kleriku Marko Moçka.
“- I nderuar z. president Ëilson, pavarësinë e Shqipërisë e shpallëm!... Mesazhin tuaj për moscopëtimin e tokave shqiptare dhe për të qenë të mosvarur e lexova ditën e flamurit, më 28 Nëntor 1912 dhe u prit me duartrokitje e brohoritje të fuqishme. Shqipëria dhe shqiptarët do t`i jenë përherë mirënjohës SHBA-së dhe juve z. president...
-Gëzohem shumë që ju takoj përsëri z. Marko dhe u informova se gjithshka shkoi mirë. Ta gëzoni pavarësinë!...
Këtë takim tonin mund ta quajmë edhe si fillimin e marrëdhënieve miqësore shqiptaro - amerikane apo jo z. Marko?!...
Të dy burrat rrokën duart dhe mbi flamuj dhanë besën e miqësisë”...