Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Shih defterin atdhe
E marte, 04.02.2020, 07:28 PM
Sejdi BERISHA:
SHIH DEFTERIN ATDHE...
(Rrugëtim
apo elegji e vargut tim)
1.
Sa
herë atdhe
Rinia
të tha lamtumirë
Larg
teje ngelën
Me
shkrumbin e lirisë
Me
etjen për bukurinë
E
me vuajtjet tuaja barrë
2.
Sa
herë atdhe
Lamtumirë
të thanë
Sytë
e djemve që i rrite
Sa
herë me emër të azilit
U
ngujuan nëpër depo
Me
emrin e rrejshëm
Qendër
azili
Ku
edhe aty i rrëfenin
Ëndrrat
e tyre rinore
3.
Sa
herë atdhe
Për
Ty gjaku u përcëllua
Pas
grilave e bodrumeve
Një
copë bukë për ta fituar
4.
Sa
herë atdhe
Nga
malli për Ty
Mërgimtarët
u bën poetë
Edhe
këngëtarë elegjish
Për
t’i kënduar këngët
Me
plagë loti
Për
ta ledhatuar
Ballin
e lodhur Ty atdhe
5.
Pse
gjithnjë kështu
O,
atdheu im
Nëpër
mote e shekuj
Edhe
nëpër histori
6.
Sa
herë atdhe
Të
rinjtë e tu
Me
zemër të thyer
Nënave
Lamtumirë
u thanë
Duke
të bartur Ty
Në
shpirt e në mendje
7.
Po
tash, atdhe
Pse
po tretën të rinjtë
Prapë
refren i mallkuar
Sërish
prapa grilave
Të
shkapërderdhjes së qenies
8.
Azil...
Si
të shlyhet kjo dhembje
Se
gjiri i nënës
Se
aroma e tokës
Edhe
freskia e ujit
E
gjuha e ajrit
Në
Ty atdhe
Sertshëm
rrisin shtatin
Rrugët
janë plotë kujtime
Kujtime
kujtimesh
9.
Sa
herë atdhe
Edhe
unë kam vendosur
Të
të them lamtumirë
Por
dot nuk hapej asnjë rrugë
Se
Ti atdhe
Pa
ne je si nëna që nuk lind
Si
ara pa bimë
Si
ora pa tik-takun e vetë
10.
Sa
herë atdhe
Fëmijët
t’u janë daktisur
Shih
defterin
Nëpër
botë shpërndarë
Kudo
që zënë rrënjë
Të
gjithë për Ty i kanë këto fjalë:
Ti
atdhe, shkrumbi im
Dashuria
ime që nuk falet
Andaj
atdhe
Këtu
më ke
11.
Këtu...
Edhe
nëse më sheh
Me
buzë shkrumb
Edhe
me sy të ënjtur
Edhe
me shikim të tharbur
12.
Eh,
moj toka ime
Po
histori e gjatë je
Legjendë
e trembur
Nga
pëllumbat në fluturim
Histori
që je
Kurrë
e pa ndritur deri në fund
13.
Ty
toka ime
Të
dua më shumë
Se
në Ty
Brenda
e jashtë
Është
madhështia e jetës sime
Që
askush tjetër nuk mund ta ketë
14.
Qeshu
e krenohu atdheu im
Se
tek e fundit
Loti
dhe urata ime
Ka
për të rritur
Ka
për të forcuar
Ashtu
siç dua unë
Krejt
ashtu siç ke qenë dikur...