E shtune, 21.12.2024, 01:40 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Pastruse

E shtune, 18.01.2020, 11:32 AM


Pastruse

Nga Edison Ypi

Të jetosh vetëm. Të shkruash pa u paguar. Të ikësh si i hazdisur me naftën tënde nëpër katunde të thella për të parë ngjyrat marramendëse, nuhatur aromat dehëse të pyjeve, dëgjuar muzikën më të bukur; shushurimën e përrenjve, dhe shtëpinë ta mbash të rregullt - e pamundur pa një pastruse.

Tre a katër gra të lagjes të cilave ua qava hallin, kujtuan se po ua lypja. U thashë se fjala nuk ishte për lypje por për një pastruse. Nuk u tundën.

Njëra tha: “Merr një pastruse, përdore dhe si grua".

Tjetra ja priti: “Merr grua, përdore dhe si pastruse".

Ca gra të tjera që pyeta, secila i bëri reklamë aftësive të spikatura për pastruse kandidateve të veta, kunata, mbesa, goca hallash, tezesh, dajallarësh, xhaxhallarësh, kushërira të para e të dyta e të treta, shoqe dhe shoqe të shoqeve, komshie dhe gjithfar’ stërlëngjesh, për të cilat thanë; Ka mbaruar dy të mesme, është nga Dibra, nga Mati, nga Skrapari, ka një baba pensionist, nëna qorre, një vëlla shofer, tjetri vëlla i pa punë, çun xhaje berber, dy motra të martuara, njëra burrin kollovar, tjetra burrin në burg, etj. Nuk ndalnin që nuk ndalnin llapaqenet edhepse u thashë kaq herë se në kapitalizëm nepotizmi nuk funksionon etj. etj.

Telefonova një gazetë. Dy zonja që ofronin pastrim ishin të zëna. E treta tha; Unë jam një vajzë e re që mund t’ju pastroj dhe t'ju shtrydh. Besoj se më kuptoni çfarë dua të them.

Po, i thashë, të kuptoj, por më duhet pastruse, jo kurvë.

Hoqa dorë nga gazetat.

J'a qava hallin një zonje. U zhyt në mendime zonja. Ta kam gjet, tha.

Pas dy ditësh erdhi me pastrusen.

Nuk jam dosido un’, tha pastrusja. Kam eksperiencë. Punoj në disa vende. Pastroj pllaka, vetrata, plasma. Kam kalamaj të rritur. Vetëm një çupë më ka mbetur pa martuar. Kam ndërtuar shtëpi të re. Kemi mbjellë rrush rreth shtëpisë. Zjejmë raki.

E vuri re padurimin tim. Mori frymë thellë; “Kam qënë Shefe Plani ! ”, tha krejt e zbehtë në fytyrë duke pritur efektet shkatërruese mbi mua të bombës që sapo ma plasi te këmbët.

O hajvane, më erdhi t’i ulërij, por bëra si bëra heshta.

Ramë dakord për pazarin pak më të vogël se rroga mujore e një polici. U ndamë me premtimin se do vinte të nesërmen në orën nëntë.

Nuk erdhi në nëntë. As në dhjetë. Erdhi në njëmbëdhjetë. Tha se do ta mbaronte pastrimin në orën 2. Epo mirë, i thashë, ti e di. Shtrëngova nofullat. Ika. Erdha në 2. Tha se kishte pastruar një dhomë. Se i ishte dashur të zbriste për të blerë disa lëngje dhe pluhura etj. etj. Më erdhi t’i ulërija, por prap durova. Iku me ngut duke më kujtuar se do vinte të nesërmen për ta mbaruar pastrimin e tërë shtëpisë. Mbeta i tmerruar nga gjithato llafe. Megjithatë jetë është kjo, thash me vete, sot do ketë pasur ndonjë hall, të presim si do vejë nesër e tutje, dhe i hodha një sy dhomës. Poshtë tavolinave, nën krevat dhe nëpër qoshe, pluhur dynjaja. U tërbova. Të nesërmen e prita në oborr. O mashtruese, i thashë, o hileqare, o llapaqene, na kto pare dhe hiqmu sysh. Nuk i lëvizi qerpiku. Mos bërtit, tha, dhe iku.

Prej atëhere, shtëpinë e pastroj si Partia e kurvit Shqipërinë e diktaturës, me forcat e mia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora