Mendime
Hysni Osmanaj: Për burrin e mirë ka hije edhe loti
E shtune, 11.01.2020, 09:32 AM
Për burrin e mirë ka hije edhe loti
Nga
Hysni OSMANAJ
A
u merzitet …A po mun’po mbahi per Bajram Nezen..Po, u merzitem, por po
perpiqemi te mbahemi..Ani, per burrin e mire ka hije edhe loti! Jane disa nga
mesazhet e shumta qe u shkembyen ato dite te funddhjetorit te vitit qe sapo
lam, kur na erdhi i lajmi i hidhur per ndarjen nga jeta te shokut dhe mikut
tone Bajram Neza, njerit nga bijte e shquar te Malsise se Gjakoves, me vlera
dhe kontribute te vecanta kudo qe ka punuar dhe jetuar nder vite. Nuk eshte e
lehte te shkruash per njerez te permasave te tij…sidomos per ne qe punuam shume
vite se bashku ne ato kohe te veshtira, ku kujtimet, mbresat, pervojat dhe
sfidat e perjetuara duhet kohe dhe shume laps e leter per ti risjelle ne
kujtesen e diteve te sotme. Por edhe pa fole dicka nuk mund te rrime…Per mua ka
qene privilegj te isha bashkepuntor i tij per shume vite.Para se gjithash ai
ishter nje meues i shkelqyer, nje metodist model ne pune dhe ne jeten e
perditeshme…Nje liber i hapur, ku secili qe donte kishte cfar te mesonte.E them
pa droje se shume kuadro dhe specialist te brezit tim u rritem dhe u formuam si
te tille, duke mesuar nga shembulli, keshillat dhe pervoja e tij, ku tipari me
themelor ishte thjeshtesia dhe arti i komunikimt me cdo kategori dhe shtrese te
popullit.
Bajram
Neza erdhi ne Tropoje si kuader i formuar nga Kukesi, ku kishte sherbyer per
reth 7 vite si k/inxhinjer ne SMT e atij rrethi dhe me nje pervoje edhe si i
zgjedhur ne organet e pushtetit lokal. Nuk zgjodhi rrugen e privilegjeve andej
nga Tirana apo ne institucionet qendrore, ku i plotesonte te gjitha kriteret,
por erdhi per ti sherbyer vendlindjes me deshire dhe pasion. Si rralle kuader
tjeter, ai qendroi ne postet me te larta drejtuese te rrethit Tropoje per nje
kohe relativisht te gjate… Erdhi djale i ri, me enderra dhe pasion per ti dhene
vitet me te bukura te jetes Tropojes se tij.. erdhi me floke te zi dhe iku nga
Tropoja me floke te bardha si borat e bjeshkeve te saj. Ato i falen bardhesine
e tyre, ndersa ai u fali bardhesine dhe mirsine e shpirtit dhe zemres se
tij..Te tille e njohen minatoret, gjeologet, sharrtaret, ndertuesit, bujqit dhe
blegtoret,punonjesit e shendetesise, te arsimit dhe kultures, vetranet, te
rinjete dhe te moshuarit, intelektualet, kuadrot dhe specialistet e te gjitha
fushave… qe i deshi dhe e deshen dhe e respektuan aq shume, duke u fituar
zemrat dhe mbetur miku i te gjitheve….Vlerat dhe kontributi i Bajram Nezes
eshte i misheruar ne arritjet dhe zhvillimet transformuese teTropojes per
gjithe ato vite qe ka qene drejtues atje…Nuk do sjell shifra, mbasi ato jane te
prekeshme ne cdo fushe te jetes ekonomike, kulturore dhe ate shoqerore. Vitet e
fundit te punes u ngarkua me detyren e kryetarit te komitetit ekzekutiv te
rrethit Gramsh… Si e keni kryetarin, e pyta nje mikun tim nga Gramshi... do
kishte qene fat i madh per ne, me tha, sikur te kishte ardhur ky burre para 7-8
vitesh. Pra, edhe ne nje rreth te larget dhe te pa njohur per te, arriti leje
nje emer te mire dhe shume te vlerauar.…Edhe pse ne vitet e pensionit jetoi
midis Tiranes dhe New Yorkut, duke u perballur edhe me fatkeqesi familjare sic
ishte ndarja para kohe e djalit, si
rralle kush arrinte te sfidoi dhimbjen, dinte te ruente me nje kujtese brilante
lidhjet me shoket dhe miqte e shumte tropojan, gramshiot, tiranas apo ne cdo
cep te vendit…te cilet nuk i kan munguar asnje here. Nje burre si Bajram Neza,
leshon vend te madh, per familjaret, te afermit, shoket dhe miqt e tij.. Ndaj e
kemi te veshtire te perballemi me mungesen e tij fizike…E fjala lamtmire ne ket
rast nuk ka vend..nuk mund ta themi, mbasi ai do jetoi gjate ne memorien e
atyre qe e njohen, por edhe te atyre qe do lexoine e degjoine per ket personalitet te madh te Tropojes.
Tirane, Janar 2020