E shtune, 21.12.2024, 03:05 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Fqinjet njohin pavaresine e Kosoves

E premte, 10.10.2008, 10:20 AM


Qeveria e Malit te Zi dhe Parlamenti i Malit te Zi kane njohur Kosoven si shtet te pavarur. Parlamenti i Maqedonise votoi rezoluten per njohjen e pavaresise se Republikes se Kosoves dhe ngritjen e marredhenieve diplomatike me kete shtet te ri fqinj. Nga 111 deputete te pranishem, 85 deputete te VMRO-DPMNE-se, BDI, PDSH-se dhe DR-se votuan pro rezolutes, 1 deputete kunder dhe 16 kane abstenuar. Njoftimin per Malin e Zi e ka bere ministri i Jashtem, Milan Rocen. "Qeveria njezeri, ka vendosur ta njohe Republiken e Kosoves", u tha ai mediave ne konferencen e posacme per shtyp, duke shtuar se "vendimi eshte ne perputhje me rezoluten tone te mehershme qe synon shpejtimin e rruges se Malit te Zi drejt integrimit te Bashkimit Evropian".

Mali i Zi

Kreu i diplomacise se Malit te Zi pas mbledhjes se qeverise se Malit te Zi ka thene se njohja e Kosoves nga Mali i Zi eshte koordinuar me Maqedonine. Rocen tha se njohja e "Kosoves shtet i pavarur dhe sovran" eshte vendosur me unanimitet. Ky vendim, sipas Rocenit, eshte ne pajtim me kompetencat kushtetuese qe ka qeveria e Malit te Zi per te njohur shtetet e tjera. Po ashtu ai pohoi se eshte miratuar edhe nje deklarate e perbashket e Malit te Zi dhe Maqedonise per njohjen e menjehershme te pavaresise se Kosoves. Vendimi per njohjen e Kosoves nga fqinji i saj, ka ardhur vetem 2 vite pas divorcit institucional mes Malit te Zi dhe Serbise, duke i dhene fund aventures se quajtur Serbia dhe Mali i Zi. Vendimi i Malit te Zi per njohjen e Kosoves duket se do te kete nje ndikim edhe tek njohja e Kosoves nga Maqedonia. Kryeministri malazez, Millo Gjukanovic, nuk ka hequr dore nga njohja e Kosoves shtet, edhe pse ka pasur shume presion nga partite opozitare malazeze me orientim proserb qe te mos e beje kete. Mali i Zi keshtu vendosi te befasoje opinionin publik.

Maqedonia

Rezoluta per njohjen e Kosoves nga parlamenti maqedonas do t`i dorezohet Qeverise, e cila menjehere pritet qe sonte te sjelle vendimin perfundimtar te njohjes se Kosoves. Miratimit te saj i parapriu nje debat i ashper midis pozites dhe opozites. Kjo e fundit kerkoi prolongimin e njohjes deri sa te finalizohet procesi i shenimit te kufirit dhe qe Shkupi zyrtar te njihet se a do ta respektoje Prishtina emrin kushtetues te Republikes se Maqedonise. Opozita maqedonase nenvizoi se kryeministri Nikolla Gruevski i shmanget pergjegjesive, te cilat sic thuhet i`a hedhe Parlamentit. "Rekomandojme Qeverise se Maqedonise qe ne kuader te kushtetutes dhe interesave nacionale te vendit, ti ndermarre aktivitetet e nevojshme per ngritjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven dhe pranimin e pavaresise se saj", thuhet ne tekstin e rezolutes tre pikeshe, te miratuar dje oret e vona. Miratimi i rezolutes vjen nje dite pasi qe Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e mbeshteti nje rezolute serbe, me te cilen Gjykata Nderkombetare e Drejtesise obligohet qe te verifikoje ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Serbia vendos terheqjen e ambasadoreve nga Shkupi dhe Podgorica

Qeveria e Serbise ka vendosur dje, qe te terheqe ambasadoret e saj nga Podgorica dhe Shkupi, per shkak te njohjes se pavaresise se Kosoves. Sipas vendimit te qeverise serbe, me kete njohje, shkelet integriteti dhe sovraniteti territorial i Serbise dhe se ajo do te punoje ne planin diplomatik per ruajtjen e teresise territoriale. Qeveria serbe i ka dhene mandat Ministrise se Jashtme qe ne rast se Maqedonia do ta njohe Kosoven, atehere Serbia do te reagoje ne kuader te planit te saj aksionar, per ndermarrjen e masave dhe bllokimin e bashkepunimit me kete vend fqinj. Keto masa do te ndermerren dhe ndaj Malit te Zi, qe e njohu dje pavaresine e Kosoves.

Maqedonia, debat ne parlament per njohjen e shtetit te ri

Deputetet e Parlamentit te Maqedonise me 85 vota pro dhe 15 kunder, kane vendosur ne rendin e dites projekt-rezoluten per njohjen e pavaresise se Kosoves. Me shumice votash eshte hedhur poshte propozimi i partive opozitare maqedonase, qe te nderpritet seanca dhe projekt-rezoluta te futet per debat te komisioneve parlamentare dhe me pas te arrijne ne debatin parlamentar. Pas miratimit te rezolutes, vendimin per njohje pritet ta marre qeveria maqedonase. Deputetet e opozites te Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe PRSD-se kishin shprehur reagime lidhur me thirrjen urgjente te kesaj seance, duke theksuar se behet fjale per shkelje te procedurave. Shefi i grupit parlamentar te BDI-se, Tahir Hani, mbreme i dorezoi Parlamentit, rezoluten per njohjen e pavaresise se Kosoves, e cila eshte nenshkruar edhe nga deputetet e PDSH-se, kryetari saj Menduh Thaci dhe sekretari i pergjithshem Imer Aliu..

Vetem 24 ore me heret Mali i Zi ka votuar pro rezolutes se Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Nje hap te tille pritet ta marre edhe Maqedonia, Kuvendi i se ciles dje ka debatuar per njohjen dhe miratuan projekt-rezoluten per njohjen e pavaresise se Kosoves. Pas vendimit te Podgorices numri i vendeve qe kane njohur Republiken e Kosoves arrin ne 49. Pritet qe edhe Maqedonia ta njohe zyrtarisht pavaresine e Kosoves. Pak minuta pas njohjes, Ferhat Dinosha, duke pershkruar atmosferen ne Mal te Zi, ka thene se gjithsesi shqiptaret po festojne, mirepo ka theksuar se edhe ato forca te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves po deshmojne se jane per forcimin e sigurise ne rajon dhe se po punojne, ne drejtim te integrimeve euroatlantike. Perfaqesuesit e opozites malazeze,e cila eshte kryekeput proserbe, nuk kane arritur ta bindin kryeministrin Gjukanovic qe te heqe dore nga qellimi qe Qeveria e tij ta nxjerre vendimin per njohjen e pavaresise se Kosoves. Kete ua kane pohuar gazetareve perfaqesuesit e opozites, pas takimit me kreun e shtetit, pas ores 18:00 te dites se djeshme, dhe me pastaj ka vazhduar mbledhja e Qeverise ku ne rendin e dites eshte marrja e vendimit per njohjen e pavaresise se Kosoves. Me heret lideri i Partise Popullore Serbe, Andrija Mandic, ka deklaruar se opozita kurre nuk do ta pranoje nje vendim te tille dhe se do t'i nxjerre njerezit ne rruge dhe do te kerkoje qe vendimi te verifikohet ne referendum dhe se deri atehere do t'i bojkotoje te gjitha organet shteterore, njoftojne mediat serbe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora