Kulturë
Bashkia e Tepelenës nderon me titullin “Qytetar Nderi” publicistin Albert Zholi
E diele, 29.12.2019, 11:00 AM
Bashkia e Tepelenës nderon me titullin “Qytetar Nderi”, publicistin dhe birin e trevës së saj, Albert Z. Zholi
Për
11 vjet si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, ka propoganduar vlerat e kësaj
treve të shquar shqiptare
Sot
shkrimtari Albert Zholi merr titullim “Qytetar Nderi i Tepelenës”
Nga
Esmeralda Pirra
Për
kontribut të shquar dhe ndjenja të larta patriotike në ndihmë të emigracionit
shqiptar në Greqi e më gjerë, në vitet 1993-2018, me organizime aktivitetesh,
shkrime dhe informacione mbi të drejtat e tyre dhe legalizimin duke dialoguar
me ekstremistë të djathtë. Gjatë viteve të demokracisë, si
kryeredaktor/redaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e
emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i
të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Pë 11 vjet si
kryeredaktor i gazetës “Labëria”, ka propoganduar vlerat e kësaj treve të
shquar shqiptare, veçnërisht zonës së Tepelenës. Të gjitha detyrat si gazetar,
aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të
lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt,
familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit modest.
Veprimtaria
publicistiko-letrare e Albert Zholit
-1990-Bashkëpunëtor
i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”
-1993-2007
, bashkëpunëtor i gazetës “Drita”
-1993-2007
bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
-1994-
bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi)
-1997-
Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001,
bashkëpunëtor i gazetës “Shekulli”
-2001-2002;
Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)
-2002-Drejtor
i Institutit Kërkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)
-2002
– vazhdim opinionist për problemet e
emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha
Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, .
-2001
–vazhdim, bashkëpunëtor i Radio Tirana
në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika
“Emigracioni shqiptar”.
-2004
-Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2005-
08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2006-2007,
ideues dhe bashkëdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”
–
2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës
së përditshme të pavarur “Ndryshe”
–
2007-vazhdim Redaktor kulture gazeta Telegraf
-2007-Kryeredaktor
i revistës “Intergrim” (6 mujore)
-2008-Kryeredaktor
i gazetës Iliria News –Greqi (javore)
-2008-Kryeredaktor
i gazetës “Labëria”
-2012-Kryeredaktor
i revistës mujore “Bota Femërore”
-2014-2018,
gazetar, gazeta “Ushtria” revista “Mbrojtja”
-2018-19-Kryeredaktor
i emisionit “Puppet Channel”
Botime:
1-Ikja
e madhe –publicistikë
2-Vite
emigracioni-tregime
3-Ëndrrat
e mërgimit-publicistikë
4-Kush
e “vrau” Amerikën-publicistikë
5-Vajza
misterioze-tregime
6-Yjet
në Folk Univers-publicistiko letrar
7-Iraku
midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)
8-Hiret
e një biondine-tregime
9-I
fundit i komunizmit utopik-publicistikë
10-Me
zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
11-Luftar
Paja, aktor i madh komik (Monografi)
12-Sekretet
e gazetarëve të RTSH
13-Kiço
Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve
14-Kush
e vrau dashurine-roman
15-Sekretet
e gazetareve te RTSH, vëll II-të
16-Mesazhe
dashurie (mesazhe)
17-Një
ditë për dashurinë (mesazhe dhe vargje dashurie)
18-Puthje
Dashurie (mesazhe dhe vargje dashurie)
19-Hase
manaj- Monografi
20-Mjeshtri
i Madh , Kujtim Gjonaj-Monografi
21-
Reshat Arbana “Artist i Popullit” -Monografi
22-
Ainta Bitri një meteor në qiellin e muzikës shqiptare-Monografi
Kanë thënë për krijimtarinë e Albert Zholit:
Albert
Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë
poetike.
Xhevahir
Spahiu
Albert
Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në
shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe
të freskët.
Dritëro
Agolli
Alberti
shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të
rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena
Kadare
Krijimtaria
juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë
në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të
tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë.
Suksese
në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.
Naum
Prifti
Përshëndetje
të veçanta, i dashur Berti!
I
lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova
kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh
krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për
tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin
dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur
njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore,
kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me
ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që
pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon
lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të
Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike
në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë
fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në
dorë…
Përgëzimet
më të mira! -Agim Shehu-