| E premte, 27.12.2019, 11:53 AM |
Këndi i Spicës: Meselera...
SHPORETI
Dimrit nga acari
Plaste edhe guri,
Mendoni një
familjes
Kur i mungon
druri!
Ndihej i
shqetësuar
Zoti i shtëpisë,
Por, djali i sjell
Lajmin e
ngrohtësisë!
Baba i bleva drutë
Ta plotësova
Amanetin,
Me çka i thotë
prindi?
- E shita
shporetin...!
KËMBIMI
Nga qejfi klithi
Isë plaku, bre:
- I jap dy plaka,
Për një ë re..
FUSTANI
Shkon një paciente
Te mjeku për
vizitë,
Gripi e kish
sjellë
Me shpirtin në
fyt!
Mjeku e këshillon
Për një
radiografi:
- Prit të shkoj në
shtëpi
Ta vesh fustanin e
ri !
LULIJA
Kësaj ane na del,
Plot sharm Lulija,
Pas vitheve të
saja
Çohet peshë rinia!
Bile, për më
shumë,
Tepër digjet
flakë,
Edhe Lulushani
Ai grremçi plak!
Kohë e pa kohë
Vardiset aty,
Me një barrë
ndjenja,
Kullot dy palë sy!
Sevdail Hyseni