| E marte, 24.12.2019, 01:13 PM |
Opinion për librin: “LARG ATDHEUT FRYMOJMË SHQIP”, të autorit Faik Tafolli
Libri e shpalos botën e
atij që e shkruan, kurse të tjerët mësojnë prej tij!
Nga
Beqir Cikaqi
-
E fillova me këtë titull të nderuar të pranishëm, për të iu mbajtur vazhdimisht
vëmendjen për librin që sot po promovohet “Larg atdheut frymojmë shqip” me
autor profesorin e nderuar Faik Tafolli.
Ndonëse
me këtë libër po takoheni për herë të parë, autori i këtij libri nuk është i pa
njohur në ketë mjedis e më gjerë, si kolegë e mik, si mësues e profesor, si
aktivist e atdhetar, ... Edhe si drejtues shoqate, madje edhe kryetar për disa
mandate rresht. Tani, profesor Faikun, do ta njohim edhe si autor libri, që
duke e shpalosur botën e vet edhe në të shkruar, ne të tjerët do të mësojmë
edhe më shumë prej tij, për historikun 25 vjeçar të SHK “ Dardania” Montebeluno
të Trevisos.
Që
ta paraqes opinionin tim për këtë libër në ditën e promovimit, pranova me kënaqësi,
por kur e lexova librin, u ndjeva në një pozitë jo të mirë, sepse nga materiali
i përfshirë në këtë libër, nuk dija çka të përzgjedh për opinionin tim, kur
gjithçka është interesante të përcjella me foto që ia shtojnë vlerën librit, e
që është krejt e logjikshme kur dihet se një fotografi flet sa një mijë fjalë.
Këtu
lexojmë se shumë gjëra janë harruar, e shumë të tjera që nuk ishin të ditura
deri më tani, andaj libri na i rikujton, na i tregon dhe i ruan edhe për
gjeneratat e ardhshme. Me fjalë tjera ky libër do të shërbejë edhe si pjesë e
arkivit jo vetëm Shoqatës ”Dardania”, por edhe gjithë diasporës shqiptare në
Itali.
Një
çerekshekulli aktivitet i Shoqatës Kulturore “Dardania” të Montebellunos (TV),
nuk është pak, që në këtë libër është paraqitë
bukur, me radhë dhe të kuptueshme, me rëndësi historike e kombëtare... Nuk mund
të lë pa përmend paragrafin e fundit në faqe 19 : “Ishte kjo e domosdoshme që
krahas veprimtarisë të ndryshohet edhe statuti i kësaj Shoqates që përputhej me
kërkesën për lejimin e shkollës shqipe të cilën gjë e kërkonte shteti Italian”.
Në
bazë të asaj që lexova në libër e pata mundësi ta kuptojë se profesori, përveç
që është një familjar e prind i mirë; përveç që është një edukator për fëmijë e
të rritur i mirë; përveç që është një frymëzues dhe veprues i devotshëm i
çështjes kombëtare; përveç që është drejtues dhe kryetar i një Shoqate me një
emër shumë domethënës, sikur është DARDANIA, është edhe një autor libri me një
titull që përcjellë një mesazh shumë të fuqishëm për gjithsecilin shqiptar ku
do që jeton: “Larg atdheut frymojmë shqip”, që përfshin aktivitetin e SHK “
Dardania” në Montebelluno TV nga 1994 deri 2019.
Kështu,
kur e lexon këtë libër, fitohet përshtypja, se pedagogu dhe punëtori i pa
lodhshëm i arsimit dhe kulturës, profesor Faik Tafolli, pas një pune
frytdhënëse shumëvjeçare, ka arritur që aktivitetin e tij, me bashkëpunëtorët e
vet dhe bashkatdhetar tjerë, ta përmbledhë në këtë libër i cili i tejkalon
përmasat e një libri të llojit të vet. Pasi që libri përmban histori e
heroizëm, solidaritet e humanizëm, sakrificë e mobilizim, mësim e aktrim, sport
e kulturë, festa e promovime, vizita e përkujtimore, fotografi e fjalë, e shumë
çka tjetër. Pra, është libër monografik, historik, biografik, dokumentar, e, edhe shkollor.
Libri
jep me kuptuar veprimtarinë dhe aktivitetin kombëtar të shoqatës “Dardania”, e
pse jo edhe lavdin e kësaj Shoqate me dëshmorë kombi si Afrim Selmanaj, mandej
luftëtarët e lirisë. Fatmir e Safet Guri, Sadik e Selman Bytyqi, Muhamet Kryeziu
e Bekë Shala, etj. që ishin anëtar të Shoqatës “Dardania”, dhe në kohën e
mobilizimit, braktisën vendet e punës në Itali e iu bashkuan kushtrimit të
atdheut për Çlirim nga okupatori shekullor serbo-sllav. Kështu duke e njohur
lexuesin se si është formuar shoqata, iniciatorët, drejtuesit e parë, zgjedhjet
e herë pas hershme, personalitete të ndryshme që e ka vizituar shoqatën dhe
diasporën e këtushme shqiptare, autori sqaron se Shoqata fillimisht kishte
qëllim humanitar, mandej organizativ, për të kaluar në atë mobilizues, arsimor,
edukues, etj. gjithherë me karakter kombëtar. Ku pas luftës së fundit në
Kosovë, shoqata është orientuar në prezantimin e kulturës shqiptare nga
Shoqëria Kulturore Artistike që veproi në gjirin e shoqatës duke prezantuar përveç
nëpër festa kombëtare edhe në festivale që organizoheshin nga vendoret. Ndërsa,
nga viti shkollor 2004/2005 ka startuar edhe me shkollën shqipe të MP, me
qëllim të ruajtjes se asimilimit të fëmijëve me origjinë shqiptare që lindin e
jetojnë në këtë pjesë të Italisë. Të gjitha këto i ka prezantuar autori me foto
dhe shënime përcjellëse.
Gjithashtu,
në libër zënë vend të merituar reportazhet, shkrimet, portretet, etj. për
aktivitetin e shoqatës nëpër gazeta të ndryshme nga autor të ndryshëm, ku në
faqen 48 të librit hasim faqen e gazetës me titull: “ Tubim komemorativ i
Shoqatës “Dardania” me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës dr. Ibrahim
Rugova “. Mandej, zënë vend edhe vizitat e organizuarat të shoqatës në Kosovë e
Shqipëri.
Në
libër ceken sfidat dhe sukseset e
shoqatës dhe individëve të caktuar, anëtar të shoqatës, ku prezantohet
magjistri i parë shqiptar në Itali, anëtar i shoqatës “Dardania”, me titullin
“Jo nuk jemi të huaj, jemi bijtë e kësaj toke” që është vërejtje serioze për dikën
në atdhe(jo të gjithë!), që neve në diasporë na quajnë të huaj.
Dardania,
djep i shqiptarisë, është një tjetër
titull bombastik, kësaj radhe në favor të aktivitetit Ora Letrare të organizuar
nga Shoqata “Dardania” në shkurt të 2019.... Nuk anashkalohet as veprimtaria e
shkollës shqipe, si pjesëmarrja në zgjedhjet e LASH në Itali me gjithë
kontributin e rëndësishëm të Shoqatës, mandej pjesëmarrja në Konkursin e
Diturisë në nivel të shkollave shqipe në Itali, etj.
-
Derisa libri fillon me historikun e formimit të shoqatës, me emrat e drejtuesve
fillestar, vazhdon me zgjedhjet e herë
pas hershme, përfundon me emrat e drejtuesve të tanishëm të shoqatës, me
shpresë të vazhdueshme se historiku i aktivitetit të Shoqatës “Dardania” të
Montebellunos(TV) do të pasurohet në të ardhmen me veprimtari edhe me libra
tjerë, gjithashtu me vlerë.
Librin
e botoi Shoqata për Kulturë dhe Art ”Elena Gjika – Dora d’Istria” Suharekë. Me
konsulent: Sherif Gashi, e punën kompjuterike: Berat Batiu. Gjithsejtë ka 156
faqe me tekst e fotografi. Libri është teknikisht i përkryer dhe zbukuron
raftet e bibliotekës shtëpiake.
Urime
profesor! Librit tuaj “Larg atdheut frymojmë shqip” i urojë rrugëtim të mbarë e
të dinjitetshëm tek lexuesit!
Meqenëse
ky libër përurohet për nder të festes ton të madhe kombëtare, shfrytëzojë
rastin të iu urojë “28 Nëntorin” të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke
filluar nga ju që jeni këtu. Gëzuar!
Fund Nëntor
2019.Treviso.Itali