E shtune, 21.12.2024, 11:51 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Aforisti Halim Hasani - Hipokrati i shqiptarisë

E merkure, 18.12.2019, 08:38 PM


Aforisti Halim Hasani - Hipokrati i shqiptarisë

Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, me botimin e aforizmit, mbetet njëri nga krijuesit më  të mëdhenj të këtij zhanri letrar, që ka pasur ndonjëherë letërsia shqipe, deri sa të mos dalë ndonjë tjetër aforist tjetër t’ia thyej rekordin e epiteteve meritore si: maestro, mjeshtër dhe legjenda e aforizmit shqiptar, dhe së fundmi edhe si Hipokrati shqiptar.

Nga Sevdail Hyseni

Krijimi i aforizmit si zhanër letrar është deficitar në letrat shqipe. Të paktë janë ata krijues, që kryekëput janë marrë me kultivimin e aforistikës, kësaj forme të shkurtër të krijimtarisë letrare e filozofike, e cila i ka rrënjët e thella nga kohërat e hershme.

Në letrat shqipe ne mesin e shumë krijuesve të aforizmës shqiptare, dallohet Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, i cili ka shpërthyer kufijtë lokalë, madje edhe nacionalë, duke u bërë një emër i përmendur për lexuesit dhe kritikën letrare.

Halim Hasani, nga Dobrosini i Komunës së Bujanocit, për 26 vjet rresht, që nga viti 1993, nuk iu nda shkrimit të aforizmave, duke arritur deri në 3000 sish, e që vazhdon edhe më tej ta krijoj këtë zhanër letrar.

Mbi 3000 aforizma të Halim Hasanit janë publikuar në dhjetëra libra dhe të botuara nëpër shumë gazeta e revista letrare, pa përjashtuar edhe mediumet elektronike.

Hipokrati shqiptar

Gazetarë dhe publicistë të ndryshëm, duke llogaritur edhe kritikët letrarë Halim Hasanin, nuk kanë ngurruar ta quajnë herë maestro, herë mjeshtër e herë legjendë të aforizmës shqiptare. Më larg se të tjerët ka shkuar kritiku Hysen Këqiku, redaktor i librit dhe drejtues i Shtëpisë Botuese “Kurora”, nga Gjilani, i cili aforistin Halim Hasani e krahason me Hipokratin e lashtë grek.

Mjeshtri i lashtësisë historike Hipokrati, shton më tej, redaktori i librit Hysen Këqiku, me përkushtimin  e tij si krijues dhe përdorues i aforizmave, ka mbetur i nderuar dhe i respektuar edhe në betimin e mjekëve, i cili quhet “Betimi i Hipokratit”. Ky mjek ka qenë aq i dhënë pas aforizmave sa që për pacientët e ka përdor aforizmin për të dhënë diagnoza mjekësore.

Si për Hipokratin ashtu edhe për Hasanin, mund të flasim me të njëjtën konsideratë të shprehjeve sepse siç ka qenë përditshmëri për të parin diagnozat mjekësore, ashtu edhe për të dytin është njësoj mjet i përditshëm, i cili qorton, kritikon dhe shëron dukuritë e ndryshme kudo që shfaqen ato, duke vënë në vend të duhur thumbin (pa helm) aforistik.

Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, me botimin e aforizmit, mbetet njëri nga krijuesit më  të mëdhenj të këtij zhanri letrar, që ka pasur ndonjëherë letërsia shqipe, deri sa të mos dalë ndonjë tjetër aforist tjetër t’ia thyej rekordin e epiteteve meritore si: maestro, mjeshtër dhe legjenda e aforizmit shqiptar, dhe së fundmi edhe si Hipokrati shqiptar.

Vlen të ceket se deri tani Halim Hasani ka të publikuar këto libra aforistik: “Aforizma të kohës”, pastaj libri tjetër “200 Aforizma”, për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë”, “Aforizma”, “Fjalë nëpër kohë”, “Fjali pa mahi”, “Inxhi nëpër fjali”, “Fjali të thëna m shije”, “Mozaik aforizmash” dhe “600 Aforizma”, "2400 Aforizma dhe libri i fundi i tij i publikuar këto ditë mban titullin "3000 Aforizma".

Halim Hasani, vazhdon ta kultivoj dhe afirmoj Aforizmin, këtë gjini deficitare letrare e cila e ka burimin te urtit popullore, të sajuara nëpër shekuj, duke u munduar që në aforizmat e tij, të nxjerr një mësim, një porosi, një këshillë të urtë, si dhe të jap një mesazh të qartë me vlera të mëdha artistike.

Le të dihet

Halim Hasani, lindi, më 22 dhjetor të vitit 1957, në Dobrosin të Komunës së Bujanocit.

Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollimin e lartë pedagogjik, Dega Histori dhe Gjeografi në Gjakovë. Pas mbarimit të shkollimit të lartë angazhohet arsimtar i historisë në shkollën e fshatit e cila e mbanë emrin e Sami Frashërit, ku vazhdon edhe sot ta jap kontributin e mësimdhënësit.

Me veprimtari letrare merret që nga vitet e 90- ta.

Halim Hasani, jeton dhe vepron në Dobrosin (Lugina e Preshevës), duke u marrë me shkrime letrare, kryesisht të aforizmit, të cilin e ka arritur me numrin rendor 3360, e vazhdon me të njëjtën dinamikë ta shkruaj edhe në të ardhmen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora