Kulturë
Sotiraq Spirollari: Gruaja është si piano
E diele, 15.12.2019, 10:13 AM
Sotiraq Spirollari (Richi)
Gruaja
është si piano
Si
foshnja mbi thithkat e nënës,
rrëzohen
mahnitjet e tokës mbi shtratin e pianos.
Gruaja
është piano,
piano
është engjëll,
ku
luhet çdo notë, krijohet çdo tingull e derdhet melodia e frymës së saj.
Meditimet
e myshqeve, drithërimat e natyrës
marrin
jetë mbi shtratin e pianos me aroma të fshehta,
si
gjinjtë e gruas mbi mëndafsh të bardhë.
Le
të vendosim piano kudo,
në
sheshe, në aeroporte,
në
oborre shkollash
në
holle hotelesh...
Të
ëndërrojë mendja përtej arsyes,
Në
honet e shpirtit të zbresë melodia,
Të
humbë zemra në dritën e saj.
Gruaja
është piano,
piano
është engjëll e mbledh kohën në tinguj,
dritën
më të kaltër se një yll,
më
ëmbël se kaq s’ka ku të shkojë,
gjethet
e djegura bëhen qershi të murrme...
Gruaja
është piano,
hapësirë
në rrethin e përjetësisë,
ku
asnjë urrejtje nuk mund të kalojë.