Mendime
Fahri Dahri: 752 vjet më parë dhe e nesërmja
E shtune, 14.12.2019, 08:40 AM
KORRIK 1267 - 26 NËNTOR 2019
752 VJET MË PARË DHE E NESËRMJA
Nga Fahri
Dahri
Në librat që janë
shkruar, botuar e që shkruhen, ku edhe unë kam shkruar e botuar, në kënd
vështrimin tim, arrihet të tregohen, nxirren jashtë vetes për të mos i marrë me
vete, vuajtjet, dhimbjet, amanetet, ashtu dhe sukseset, arritjet pozitive të
breznive para nesh dhe ato të brezit tonë, për t’ia dhënë ato kohërave që do
vijnë.
? Nga lartësia e
viteve që kam arritur, mendimet e drejtëpërdrejta, tregojnë se e shkuara është
evidente (e dukshme) në mënyra dhe forma të ndryshme. Atë e gjejmë në nëntokë
nëpërmjet kërkimeve gjeollogjike, arkeologjike, ndërtimet e ndryshme nëntokësore
si ndërtime rrugësh, ndërtesash, rezervuarë; ajo na del nga ndonjëherë edhe si
efekt i lëkundjeve sizmike, rrëshqitje dherash, përmbytje etj. të kësaj natyre.
Të shkuarën e gjejmë
tek artet e ndryshme, si në modernet dhe në ato primitivet nëpër shpella, guva,
objekte kulti, skulptura, etj. Gjithashtu të shkuarën e lexojmë tek të
shkruarit, të cilat gjendet në raftet e bibliotekave shtetërore, private
dhe personale. Tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike)
dhe të veprave nga krijimtaria gojore, të shkruara ndër kohëra i trashëgojmë
nga letërsia. Letërsia është art i fjalës së shkruar, e cila është krijuar nga
njerëzit e shkolluar. Krahas letërsisë së shkruar kemi edhe letërsinë gojore, e
cila është krijuar nga këngëtarët popullorë, anonimë. Tek këngëtari popullor
është pasqyruar jeta e vërtetë, problemet të cilat kanë shoqëruar ndër shekuj
vetë njerëzimin.
Nuk është vetëm
letërsia që përfaqëson të gjitha veprat, ato u takojnë edhe fushave të tjera të
dijeve si historisë, filozofisë, sociologjisë etj. Emërtimi “letërsi artistike”
shënon dallimin midis veprave shkencore dhe veprave letrare në kuptimin e
ngushtë të fjalës. Dallohen disa gjini letrare: lirike, epike, dramatike-drama,
epiko-lierike. Ashtu si letërsia e shkruar edhe llojet e lertërsisë
gojore përfshihen në këto gjini: epike, lirike, dramatike dhe rrëfimet. Në
gjininë epike hyjnë veprat ku autori rrëfen ngjarje (vetë ose me
personazhe) dhe shkruhen në vargje që e marrin temën nga ngjarje historike etj.
si në prozë, romane, novela, tregime. Në gjininë epike dallohen dhe llojet
epiko-lirike, ku autori përveç rrëfimit të ngjarjeve, shpreh edhe ndjenjat e
mendimet e tij, si në: poemat, balladat, fabulat. Në gjininë lirike hyjnë
ato krijime, në të cilat autori nuk rrëfen ngjarjet, por shpreh ndjenjat dhe
mendimet e tij. Në gjininë dramatike përfshihen ato vepra, të cilat shkruhen me
qëllim që të vihen në skenë dhe të interpretojnë aktorët.
Llojet e shkrimeve
letrare, zënë vendin e tyre dhe, direkt apo indirekt, me mjeshtëritë artistike
sjellin, mbartin ndodhitë e kohërave të shkuara. Veçanti në llojet e veprave
letrare, në këndvështrimin tim, vend tepër të rëndësishëm, më të sigurtë, më të
drejtpërdrejtë dhe pasqyrim më të vërtetë, real, janë shkrimet dhe botimet
historike. Këto të fundit, ndryshe nga veprat e artit që përqëndrohen,
lexohen dhe studiohen në grupe, apo rangje të caktuara njerëzish; kanë një
shtrirje më të gjërë, janë më të kërkuara, më të pranishme tek mbarënjerëzimi.
Është pikërisht kjo veçori, që shkrimet dhe botimet me temat historike, kanë
gjetur shtim interesash me shtrirje të madhe në të gjitha shtresat shoqërore.
Gjykoj se shkrimi i historisë sjell në çdo kohë realitetet e së shkurës, ajo
është e vërteta e prekshme, e cila ka përparësitë e saj.
? U ndalëm pak në
trajtimin e veprave letrare, për të theksuar se krahas tyre, në gjykimin tim,
vend të veçantë dhe parësor, mbajnë shkrimet dhe botimet që përshkruajnë
ngjarjet historike. Duke qenë se Historia është shkencë shoqërore e cila
studion të kaluarën e shoqërisë njerëzore gjatë evolimit mijëra vjeçarë të
njerëzimit dhe që bazohet në të mbledhurat e dokumenteve dhe materialeve të
shumta të grumbulluara nga arkeologët, antropologët, vendosa, që kohën e jetës
në pension, t’ja kushtoj studimeve, kryesisht lidhur me prejardhjen, ngjarjet
dhe rrugëtimin mbi 4 mijë vjeçar të fisit “thesprot-çam” të etnisë shqiptare të
Rajonit të Thesproti/Çamërisë, të banuar në kufij fort mirë të përcaktuar që
nga lashtësia e deri ditët e sotme.
Zgjodha për të
shkruar dhe botuar në të 12 librat, pikërisht në fushën e veprave shkencore,
mbasi kjo bën dallimin mes letërsisë artistike. Pra, zgjodha vetë realen dhe jo
nëpërmjet personazheve, kjo sepse në radhë të parë e mbi të gjitha ajo trevë
dhe banorët saj ishin lënë në harresë, të nëpërkëmbur, të përbuzur me strategji
armiqësore, fort mirë të ndërtuar që, fisi “thesprot/çam” të shuhej. Jam i
vetëdijshëm se objektivin e caktuar e kam arritur, kjo edhe se shkrimet dhe
librat e botuara janë mirëpritur dhe vlerësuar nga mjaft intelektualë me zë!
Askush nuk e mohon të
ardhmen, por në të vërtetë e ardhmja nuk dihet, as njihet, vetëm
paraimagjinohet, imagjinohet. Ajo nuk ka siguri të njëjtë për çdo individ nëse
vërtet do të vijë, do të preket, apo do të bëhet e “sotme”. E sigurtë për njerëzimin
është e shkuara dhe e sotmja. E nesërmja nuk është tjetër veçse e sotmja ose e
shkuara, të ardhmen e gjejmë vetëm në dëshirën e shpresës. E nesërmja apo e
ardhmja bëhen të vërteta dhe ekzistente vetëm kur vjen e sotmja dhe kjo, mbas
24 orësh bëhet e djeshme dhe e shkuar. E sotmja dhe e shkuara janë koncepte
vetëm të shoqërisë njerëzore dhe që e gjejnë të vërtetën, apo realizohen këtu,
në Tokë.
Toka, ashtu si trupi ynë rënkon, dhe rënkimet
rrahin fort, si flevët (damarët) e gjakut në trupin tonë. Kjo ka qenë dhe
është e vërteta. Në këtë realitet detyrimisht kërkohet që njerëzimi të
respektojë ligjet e natryrës, t’u përshtatemi sa të jetë e mundur, të kujdesemi
për Tokën, siç kërkohet të kujdesemi për trupin tonë, sepse është vetëm dhe
vetëm në interesin tonë. Çdo abuzim, apo tejkalim nga normaliteti, si ndaj
trupit tonë dhe Tokës, na kthehet, ose në siguri, ose në pasiguri të së
nesërmes, nëse arrihet!. Askush të mos mashtrohet, por gjithkush të jetë i
sigurtë që trupat tanë, gjithë shoqëria njerëzore dhe gjithçka që na rrethon
është produkt, pjesë e pandarë e Tokës dhe siç dihet Toka është pjesë e
Universit.
? Katastrofat,
ndodhitë e rënda natyrore ndaj njerëzimit, njihen nëpërmjet shkrimeve dhe
botimeve historike, të cilat nuk duhen marre e parë si kuriozitete, por duhet
të shërbejnë për të siguruar mbrojtje sa më të mundshme prej tyre. Tërmeti i
vitit 1267 në Durrës, dihej si nga historia, por dhe nga pasojat e lëna, të
dukshme e të prekshme edhe në ditët tona. Një katastrofë afro tetëqind vjeçare,
absolutisht nuk mund të anashkalohej, por detyrimisht e pranishme, duke filluar
nga projekti strukturor, arkitektura, instalimet inxhinerike, studimet
gjeologjike, sizmike, etj. Çdo shtet është i ndërtuar me struktura
institucionale. Siguria, fuqishmëria për zhvillimin, prosperitetin e vendit dhe
popullit të tij, varen plotësisht tek ndërtimi dhe funksioni i strukturave
institucionale, ashtu edhe tek ndërtimet e të gjitha llojeve siguria,
jetëgjatësia dhe qendrueshmëria ndaj fenomeneve natyrore varen nga saktësia e
strukturave solide (të forta), të cilat gjatë ndërtimit mbajnë në konsideratë
detyrimisht zbatimin e projekteve përkatëse.
? Sado të fuqishëm të
jemi fizikisht, diturakë, të pushtetshëm apo të pasur, përpara Tokës, Universit, jemi të papërfillshëm. Shumë, shumë mundet të
bësh emër në histori, por kjo mbetet e izoluar vetëm dhe vetem tek një rreth i
caktuar shoqëror; ndërsa ndaj Natyrës, jemi të panjohur, të papërfillur. Një
asgjë që nuk ekziston, veçse jemi pjesë e një lloj energjie mes shumë energjish
që qarkullojnë në Univers. A nuk u shpall Çezari mbret, perandor i
përjetshëm? Historia na tregon se po. Ashtu u shpall, por ligjet e natyrës
vazhduan të sillen ndaj tij, si për gjithë të tjerët!.
Të jemi vigjilent, të ruhemi, të kujdesemi dhe të
respektojmë ligjet e natyrës. Të përpiqemi të sigurojmë kushte për bashkjetesë
dhe të mundohemi ti përshtatemi fenomeneve natyrore duke respektuar gjithçka na
rrethon, te mos neglizhohet ndaj pritshmerive natyrore. Të gjithë jemi të
ndërgjegjshëm se jemi të përfshirë në nji nga llojet e energjive, sepse ajo
është pjesë e natyrës. Jo të gjitha energjitë i dallojmë, i njohim apo i kuptojmë.
Shpesh themi: "Sa të vegjël jemi para natyrës", kur në të
vërtetë nuk jemi tjetër veçse një nga shumë llojshmëritë e energjive të saj.
? Ndaj të ndjekim urtësitë e shkuara: "Të
punojmë sikur nuk do vdesim kurrë dhe të duam, respektojmë e të tolerojmë sikur
do të vdesim sot"!.
Tiranë, më
30 Nëntor 2019.-