| E hene, 09.12.2019, 09:01 PM |
LIRIA E SHTYPIT
Nga Xhelal
Zejneli
Në vendet me shkallë të
ulët të zhvillimit ekonomik, edhe demokracia është në nivel të ulët. Këtu bëjnë
pjesë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, si: Maqedonia e Veriut, Shqipëria,
Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.
Në vendet e sipërthëna,
vështirëështë të flitet për lirinë e shtypit, për lirinë e fjalës apo për lirinë
e shprehjes. Në vendet e sipërthëna, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, nuk
mund të flitet për mendim kritik të
mirëfilltë. Mendimi politik kritik, në thelb, është i ndalur. I ndalur është
edhe mendimi kritik shoqëror.
Ngulfatës të lirisë së
shprehjes janë: pushtetarët dhe qeveritarët. Mendimin kritik e ndalojnë
pushtetarët, si të nivelit vendor, ashtu edhe të nivelit qendror. Mendimin e
lirë dhe kritik e ndalojnë edhe faktorët politikë, d.m.th. partitë politike.
Me fjalë të tjera, në
vendet me shkallë të ulët të demokracisë, lirinë e shtypit e kufizojnë:
qeveria, qeveritarët,
apo institucionet e qeverisë;
pushtetarët e nivelit
vendor;
pushtetarët e nivelit
qendror;
partitë politike që janë
në qeveri;
partitë politike që janë
në opozitë;
shërbimi sekret i
shtetit; dhe
oligarkët qpo tajkunët.
Të gjithë këta faktorë
të sipërthënë kontrollojnë:
shtëpitë televizive;
radiostacionet;
gazetat ditore;
revistat periodike; dhe
portale të caktuara.
Me një fjalë, nën
kontrollin e njerëzve të pushtetshëm ndodhen, si mediumet e shkruara, ashtu
edhe mediume elektronike të caktuara.
Për ta ndalur lirinë e
shtypit, mediumet vendosin censurë. Pra, po qe se një artikull, një shkrim, nje
analizë politike apo një mendim politik kritik prek interesin e pushtetit, të
pushtetarëve, të partive politike apo edhe të oligarkëve, atëherë ai artikull
nuk botohet, nuk sheh dritë dhe censurohet.
Ka raste kur mediumet janë
të ndara. Disa mediume janë në shërbim të qeveritarëve apo të pushtetarëve,
ndërsa disa të tjera janë në interes të partive politike opozitare. Të
ndarë janë edhe analistët politikë të cilët vazhdimisht dalin nëpër ekrane
televizive dhe marrin pjesë nëpër debate
Nuk duhet harruar se
mediume të caktuara janë edhe nën
kontrollin e shërbimeve sekrete të huaja. Ato mund të jenë: shërbimi sekret
rus, shërbimi sekret serb, shërbimi sekret grek, shërbimet sekrete të Turqisë,
shërbimet sekrete të ndonjë vendi arab, shërbimet sekrete të Teheranit si dhe
shërbimet sekrete të fuqive perëndimore.
Nën kontrollin e
pushtetarëve janë edhetë ashtuquajturit analistë politikë
dhe ndërtuesit
e mendimit publik. Këta pseudoanalistë politikë janë vegla, mjete dhe
instrumente të shtetit, të qeverisë, të qeveritarëve, të pushtetarëve apo të
partive politike që janë në pushtet si dhe të oligarkëve.
Detyra e këtyre kuazi
analistëve politikë është që ta mjegullojnë realitetin, të shesin mjegull, ta
shtrembërojnë të vërtetën, të lansojnë gjysmë të vërteta, ta zbardhëllojnë katranin, pikërisht sikundër thotë Fan Nolinë vargjet:
Dhe Feidi faqe ndërron,
dje shante sot lëvdon,
me trumbetë po
trumbeton,
kështu katranin
zbardhëllon.
Shërbimet e huaja synojnë
ta shtrijnë ndikimin e vet nëpërmjet kryeredaktorëve të gazetave ditore,
kryeredaktorë të emisioneve politike dhe informative të studiove televizive,
nëpërmjet administruesve të mediumeve elektronike, nëpërmjet analistëve
politikë dhe nëpërmjet krijuesve të opinioneve publike.
Pjesë e pandarë e këtijdance
macabrejanë edhe një pjesë e klerikëve, të ashtuquajturat shoqata
humanitare, intelektualë të caktuar, deputetë dhe liderë politikë.
Financues të mediumeve
apo të intelektualëve të caktuar, me ndikim në proceset politike, janë edhe organizma majtistë, përmasash globale
që kanë për synim të promovojnë multikulturë
apo idenë e të ashtuquajturitshtet
qytetar. Ky farë shteti qytetar dhe kjo farë multikulture të përkujton
vëllazërim-bashkimin e kohës së Josip Broz Titos.
Analistët politikë dhe
opinionbërësit çdo ditë i sheh nëpër mediume dhe nëpër debate televizive. Ky
lloj i shqiptarëve të ndershëm, vazhdimisht japin prononcime para
kamerave.
Duhet të rikujtojmë se
në vitet ‘80 të shekullit XX, shtypi i Beogradit i quante të ndershëm ata
shqiptarë që shanin Shqipërinë dhe lëvdonin Jugosllavinë e Titos apo të AVNOJ-it, e cila s’ishte veçse serbosllave.
Po qe se shkrimi yt
mbron kauzën kombëtare shqiptare, ai
shkrim censurohet, ndërsa ti shpallesh nacionalist, konsiderohesh person me ide
të vjetëruara, me ide anakronike, me ide që i ka shkelur koha apo me ide
retrograde dhe romantike.
Ti atëherë duhet të bësh
autocensurë. Në rrethana të tilla
nuk mund të flitet për shtyp të pavarur apo për mediume të pavarura.
Kontrollimi i mediumeve
të përkujton kohën e monizmit, të totalitarizmit, të diktaturës, të tiranisë,
të despotizmit, të autokracisë, të autoritarizmit dhe të bolshevizmit. Me fjalë
të tjera, kjo të rikthen në stalinizëm.
Shumë analistë politikë
dhe shumë intelektualë, nuk janë veçse shërbetorë të pushtetarëve, të
qeveritarëve dhe të oligarkëve.
Një pjesë e intelektualëve, për t’i ruajtur
interesat e vet meskinë, kanë zgjedhur rrugën e oportunizmit dhe të
konformizmit. Para të keqes, ata i mbyllin sytë dhe hiqen sikur nuk shohin
gjë apo sikur nuk dëgjojnë gjë.
Nuk është e rastit që në
vendet e Ballkanit perëndimor lulëzon krimi i organizuar, korrupsioni dhe
nepotizmi në nivelet më të larta të pushtetit. Nuk është e rastit që në
këto vende, tranzicioni zgjat pafundësisht, ndërsa dyert e BE-së mbeten të mbyllura.
Nuk është e rastit që në shumë vende të Ballkanit perëndimor nuk
vijnë investime të huaja, shpërngulja e të rinjve ndërkaq, ka
marrë masa dramatike. Dhe, të njëjtët aktorë politikë, bashkë me
shërbetorët mercenarëtë tyre,
vazhdojnë të jenë në skenë.
Sidoqoftë, në saje të
mediumeve elektronike të caktuara, shumë shkrime kritike arrijnë të botohen
dhe të dalin në dritë. Me fjalë të tjera, në Maqedoni kemi edhe disa mediume
shqiptare që i kushtojnë rëndësi lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes, apo
mendimit ndryshe.
Vetëm mendimi kritik është ai që e çon shoqërinë
para. S’ka zhvillim as shtet të së drejtës, pa lirinë e shtypit, pa mediume të
pavarura dhe pa mendim ndryshe.
Por, mendimi ndryshe nuk duhet të jetë destruktiv,
nuk duhet të mbrojë idetë raciste, ksenofobinë, e as të mbjellë gjuhën e
urrejtjes.
Për të qenë i pavarur
një medium, atij i nevojiten edhe mjete financiare. Po qe se një
medium,në mënyra të caktuara, financohet
prej pushtetarëve apo prej oligarkëve, atëherë mos prit prej atij mediumi të
punojë i pavarur.
Kalemxhinjtë kurrë s’kanë qenë të pavarur. Ata paguhen për të
mbrojtur një interes të caktuar dhe jo interesin e përgjithshëm. Aq më pak,
kauzën kombëtare shqiptare.
Me kuaziopinionistë
politikë, me mediume të kontrolluara dhe me pseudointelektualë, rruga për në BE
do të jetë e gjatë, ndërsa tranzicioni do të jetë i pafund.
Pa mbështetje
financiare, asnjë medium nuk mund të funksionojë. Statusi i financimit të mediumeve duhet të zgjidhet me ligj. Vetëm
kështu do të mund të flitej për mediume të pavarura.