| E diele, 01.12.2019, 10:21 AM |
29 NANDOR 1944 – 2019
DIKTATURA E RILINDJA SAJ
Nga
Fritz RADOVANI
Populli
Shqiptar në gjithë historinë e kenjes së vet, asnjëherë nuk e ka pranue
zgjedhen sllave, greke, turke dhe italiane, apo të ndonjë shteti tjeter të
imponuem me dhunë.
Kjo
krenari kombtare Shqiptare duhej shpartallue me të gjitha mjetet antikombtare!
Henrry
Kissinger asht i pari diplomat historian që tek libri i Tij “Diplomacia”, ka
shkrue të verteten e mnershme të Teheranit dhe Jaltes së vitit 1945, tue i
tregue rinisë botnore diagnozen e saktë të “Kancerit Europjan”, që perjetsisht
e ka shkatrrue kontinentin ma të kulturuem, ma të zhvilluem dhe të vjeter të
njerzimit perparimtarë: Europen!
Do
të paraqes vetem fakte. Ai shkruen: “Si rezultat, Bashkimi Sovjetik pati
mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite”
Diplomacia, faqe 441.
“Dy
vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura
komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë:
Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia e Rumania patën qeveri koalicioni,
në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”. Po aty lexojmë:“...Kominformi
quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe
Shqipërinë...” faqe 443.
Mbas
75 vjetë terrorizem e imoralitet, Moskës i kujtohet agjenti Ramiz
Alia...Francesve Ahmet Muhtar Beg Zogolli, mik i Pashiqit, Grekëve Edi Rama...
Ndersa, vend të parë pranë Millosheviqit ka katili Enver Hoxha, që nder 1
miljon e 200.000 Shqiptarë, ka vra e zhdukë ma shumë se Stalini e
kushdotjeter.., në Shekullin e “Kancerit Europjan 1945”.
Miku
i “dashur” i Stalinit, Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara
të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger,
fq. 396.
Po
Shqipnia o kasapë të “Ballkanit Perëndimor”, kur ishte e Lirë dhe Demokratike?!
Me
29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me
yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, tue kndue kangen “Bijt’ e
Stalinit jemi ne!”
Kush
e shiti Shkodren në 1913, kush e shiti Vermoshin e Ohrin në 1924, kush e shiti
një Shqipni të tanë në 1941 – 44, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore, kur
fashizmi e nazizmi kishin falimentue plotsisht n’ Itali dhe Gjermani... E në të
gjithë Europen?!
Bash
atëherë kur Ballkani po coptohej diten per diell e naten per hanë... Shqipnia
si per qejfin e sllavëve rrethues, në zonat Jugore ishte zhytë në gjak e
vllavrasje nga lufta civile.
Kur
stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti
pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e
demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe
shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në
Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e
Veriut, Ambasada pa Ambasador...
Dhe,
pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane...
Ramiz Alia deklaroi: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë
tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një
vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda
dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën
kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes...
Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të
dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur... Pasuria e
tyre na përket neve, sepse ne e bëmë...” Karafili Ramiz Alia merr dekoratë të
50 vjetorit si agjent i KGB-së me 21 prill 2005 nga ambasadori i tyne në Tiranë.
Elita
e sotme drejtuese asht vazhdimsi e porosive të Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë.
Shteti
i mbajtun me forcë nga elita e korruptueme e bijve të komunistëve kriminelë, ka
shkatrrue pushtetin gjyqsor, legjislativin dhe ekzekutivin që nuk ishte kurrë pushtet.
Sistemi
i qeverisjes së sotme nuk asht as demokraci, as tranzicion as post – komunist.
Ai
asht sistem puro komunist me një korrupsion gjigand, që mbahet me pabesi dhe
krimin e organizuem nga sigurimi i shtetit, ashtusi në qeverisjen e Hoxhës dhe
Alisë.
Nga
elita e vjeter dhe trashigimtarët e tyne, Shqiptarëve vetem u pengohet nga
vetvetja hapja e Dyerve të Europës së Bashkueme. Ja përpjekja e Ramizit për
ndryshime, frazë me të cilen del fëtyra e tij e agjentit të regjun terrorist e
tiran: “Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të
Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të
interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë
e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të
garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! (Vendim i Byrosë
Politike të PPSH, në Tetor 1989).
Ky
pra ishte 29 nandori 1944...
Shqipnia
e sotme asht surrati i vertetë i diktaturës komuniste!
E
pse o Zot, termet me qender në Durrës..? – Fatkeqsi e madhe!
Termeti
duhej në çerdhe të dreqit, se vetem aty, asht e sakt se ka
çka me shembë.., per me e shpetue nga “Rilindja” sllavokomuniste njëherë e
pergjithmonë Populli Shqiptar!
Melbourne, 28 Nandor
2019.