| E marte, 19.11.2019, 08:46 PM |
VASIL TABAKU
E DASHURA FËMINIA IME
cik?l poetik
AH...DHE KJO DITË
Yjet
Digjen brenda meje…
Ah,
Prej zjarri është dhimbja ime
Prej drite
Është kjo psherëtimë
Që tremb zogjtë nëpër qiell…
Ah,
Mos ma lidhni zërin
Lëreni fjalën
Të bredh nëpër rrugët e Botës
Jam vrarë njëherë
Nuk mund të më rivrisni
As të më dritëzoni
Humnerat e vdekura të shpresës.
Ah,
Në duar
Kam një shportë me këngë
Ndërsa nga zemra ime
Derdhen lule duke ngjyrosur ditën
Me aromën e tyre të qiellt…
Ah,
Sa pak, sa pak shpresë
Sa pak diell
Sa pak ëndërra
Mbaj të hedhur mbi supe
Si një xhaketë e grisur
Ah,
Sa pak, sa pak
Ah,
Ndërsa larg
Shikoj si vdes kjo ditë
Me fytyrën tënde prej puthjeje
Ah,
Unë rend
Rend
të shpëtoj vdekjen e kësaj dite
Dhe sytë e tu magjik
Ti mbiell nëpër horizonte
Dhe ti bëjë
të të celin përjetësisht si lule…
JERG
Ti, krearia e dhimbjes sime
Një ëndërr në zgjim
Mbi krahët e fluturimit
Nëpër qiejt e dashurisë…
JERG
Ti je toka dhe hapsira
E ecjes dhe fluturimit të JULIT
Shpërthim
I puthjes dhe përqafimit
Ngrohtësi
e shpirtit tënd të madh
Një ëngjëll plot dlirësi
Ti yll I mallit dhe dashurisë
Zjarr që ndez
shpresën e së nesërmes
Ku jeta
Shëndrrohet
në një hapësirë pafund
Je dora e sinqertë
Në krahët e dashurisë
Ku lumturia
pret të ringrihet
Sepse të kam besuar
Vezullimin e pikës së lotit të JULIT
Të kam besuar
zjarrin e dritës
Regëtimën e zërit
Dhe stuhinë e psherëtimës…
JERG
Një buzëqeshje perëndishë
Një këngë që vazhdon
Mbi mrekullinë
e zemrës së Gjermanisë
Në vëeshtrimin tënd
Është dielli dhe drita
Është ëndërra dhe yjet
Janë zërat
e fëmijëve që do të lindin
Është
rrugëtimi yt drejt gëzimit
JËRG
Dritëzim I miresisë dhe përjetësisë…
JERG
Një JEZUS KRISHT I vërtetë
I botës moderrne dhe njerëzisë
SHQIPËRIA IME
Zemren
Mbaj ne dore
Veshur
me puthjet plote drite
Dhe qiellin e lart
Ber prej enderrave te tua
Shqiperiia ime…
Rend
Perms shpresave te ndezura
Neper shpirtin e bukur
dhe rrebel
Ku shpresat
Mbjelle si peme
Celin lulet
Dhe zgjasin perqafimet
Nga deget e brishta
Ku une perhere
Jam ndjere yti…
Une biri
dhe bija
Ati
dhe nena
Une madheshtori
Dhe I fuqishmi...
Une zeri yt
Thirrja jote
Kenga e bukur e dashurise
Dhe britma e rrevoltes
Zeri I fiteores
Gjaku I luftrave
Me diejt
Brenda kraharorit
Dhe brohorimen magjike
Te yjeve…
Shqiperia ime
Fisnikja ime
E mira ime
Dashuria dhe dhimbja ime
Puthja prej zjarri
Malli prej nene..
Enderra prej femije
Dhe perqafimi prej grujeje
Shqiperia ime,
Dheu im shekullor
Guret e thinjur
Rruget plot jete
Jetojne brenda meje
Marrin drite
dhe force
Behen e sotmja
Dhe e nesermja…
Buzeqesha prej hene
Dhe krahet e perqafimit
Hapur madheshtor
Si nje horizont…
Shqiperia ime…
E dua rendjen tende
Neper shekujt e pergjakur
Plaget e tua,
burrat e mdhenje
njerzor dhe heronje
jeten e tyre
ta bene dhurate
ndersa shkonin
krahper krah me vdekjen
te matroheshin me Lirine…
Shqiperia ime,
Dashuria dhe drita ime
Zemra dhe enderra ime
Nder duar,
Kam plaget e qindra viteve
Nje gjerdan trimerie
Qendisur me te kuqe…
Shqiperia ime…
Me flamurin
Bere
prej buzeqeshjes sone
Rend neper shekuj
Kalorse e lirise
Permes qiejve
Mbi rrufete dhe vetetimat
Mbi te gjithe zjarret e yjeve
Me nje diell te madh
Mbi supet e brishte…
Se une pa ty
Shqiperia ime
Nuk jam ky qe jam
Se ne pa ty
Shqiperia jone
Nuk mund te jemi
kurre shqiptare …
Se ne me ty
Shqiperia ime
Perjetesisht
Fitojme mbi shekuj
Dhe njeqindvjecare…
E DASHURA FËMINIA IME
Këngë të fëminisë sime
Refrene dashurishë te humbura
Belbëzime ëndërrash
Të thyera
Si degë pemësh të prera..
Dhe unë
Bridhja zbathur
nëpër rrugët gjithë gurë
i uritur dhe i zhurmëshm
Me ca gëzime të varfëra..
Me një copë buke dhimbjeje
në dorë
dhe pak gazim siper,
ku buzeqeshja magjike e nënës
e bente atë copë buke thatë
më të ëmbëlën në botë..