Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Masakra e Sopotit

| E hene, 18.11.2019, 09:09 PM |


Masakra e Sopotit

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Stinë pas stine , mot pas motit –

S’  pushojnë kurrë rrjedhat e lotit !

Nga pikëllimet  valë  prej Zotit –

Për masakrën e Sopotit !

N’ muajin Nëntor , më 3 dhe 4 ,

T’ vitit 1944 –

Në këtë fshat forcat armike ,

Partizane dhe çetnike ...

64 martirë na i kanë vrarë –

T’ gjithë shqiptarë dhe veprimtarë !

Për çdo vit , n’ këtë fshat n’ këto male –

Mblidhen n’ Qendrën Memoriale !

Kumanovarë dhe prej gjithë anëve –

N’ përkujtim ,  iu shkojnë  te të rënëve !

Bëjnë homazhe rreth përmendoreve ,

Në nderim iu shkojnë dëshmorëve !...

Aty ku janë përmendoret –

Përkujtojnë  martirët , dëshmorët ,

Që nuk kursyen gjak , as fe ,

U flijuan për komb e atdhe !

Qendra Memoriale , në mes dy kufijve –

Për të rikujtuar gjurmët e krimeve t’ shkive !

Masakra më e madhe e derdhjes së gjakut –

T’ shqiptarëve etnik  të Malësisë së Karadakut !

N’ fshat t’ Sopotit , në masakër ,

N’ muajin Nëntor , më 3 dhe 4 ,

Të vitit 1944 –

U vranë shqiptarë  64 !

15 nga  të masakruar –

Janë ku janë ekzekutuar !

Të vrarët e tjerë  nga kjo trevë –

N’ varrezë kolektive në fshatin Shushevë !

Masakrën që kryen partizanët çetnik –

Ajo  ishte kryer për pastrimin etnik ,

Të fshatit Sopot nga banorët shqiptarë

Edhe për  hakmarrje ndaj Ballit Kombëtarë !

Të pushkatuarit  meshkuj të gjithë  veç e veç ,

Që nga mosha 11 vjeç deri 95 vjeç ,

Ishin vrarë  përmbi  Sopot , n’ afërsi t’ fshatit Shushevë –

Masakër tipike sllave  përbënte n’ këtë trevë !

Sopoti është fshat etnik  i  shqiptarisë –

Që kufizohet me  shtetin e Serbisë

Dhe ky fshat i  ka rreth 60-të shtëpi ,

Me 400 banorë  pleq edhe    ri !...

Sopoti krenohet me pasuri t’ vetën –

Fshati  mirë ka nisur që  të rikthejë jetën !

Fëmijët po rriten nga gëzimi e hareja

Dhe për çdo ditë po shtohen shtëpia  të reja !

Gjilan, më 05.11.2019.

Demir Krasniqi