Mendime
Florim Zeqa: Heqja e vijave të kuqe, kusht për qeverisjen e Kurtit!
E enjte, 14.11.2019, 08:33 PM
Heqja e vijave të kuqe, kusht për qeverisjen e Kurtit!
Nga
Florim Zeqa
Bazuar
në takimet e deritanishme të grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për arritjen
e një marrëveshje për bashkëqeverisje dhe dallimet në konceptin qeverisës të vendit, pa arritur ende në pikën
më të nxehtë të ndarjes së "tortës qeveritare", atë të postit të
kryeministrit dhe ndarjes të posteve ministrore, gjasat janë 50 me 50 që Albin
Kurti të bëhet kryeministër i vendit.
Sjellja
sabotuese dhe plotë hipokrizi e LDK-së ndaj koalicionit me LVV-në, e ka krijuar
një momentum të ri politik, nga i cili duhet të marrin mësim të gjithë.
Sjallja
e LDK-së jo si humbëse, por si fituese të zgjedhjeve, thuajse po ia dhuron
Albin Kurtit postin e kryeministrit, e detyron LVV-në për heqjen e vijave të
kuqe ndaj PDK-së dhe atë për shumë arsye.
Për
shkak se LVV-ja konceptet ideologjike i ka më të përafërta me PDK-në sesa me
LDK-në, e ka gjysmën e strukturës drejtuese të saj që ishin pjesë drejtuese dhe
e pushtetit të PDK-së.
Nëse
vërtetë lideri i LVV-së Albin Kurti e sheh si pengesë PDK-në si kapëse të
shtetit, disa nga kapësit dhe uzurpatorët e shtetit i ka brenda në strukturën e
saj drejtuese, prandaj "vijat e kuqe" me PDK-në mbetën të pakuptimta.
Përtej
kësaj, për aq sa PDK-ja që është kapëse faktike e shtetit, edhe LDK-ja ishte në
bashkëqeverisje me ta, dhe asgjë nuk e ka lën keq në fushën e punësimeve
familjare dhe përfitimit të tenderëve nga PDK-ja.
Albini
duhet të jetë i vendosur në ç'kapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit dhe
krimit të organizuar pavarësisht partnerit qeverisës e jo të veprojë si Ramush
Haradinaj, që nga dita e parë e qeverisjes punojë për interesat e tij personale
e jo të shtetit.
Kërkesat shantazhuese të
LDK-së
Sikurse
në secilën garë, edhe në lojën zgjedhore dikush del i parë, dikush i dytë, i
tretë e kështu më radhë. Por, ai që del i parë, pavarësisht rezultatit të ngushtë
apo të thellë, ai është i parë dhe i takojnë meritat dhe përgjegjësitë.
Kërkesat
shantazhuese të LDK-së ndaj VV-së, duke ia ofruar Albin Kurtit pozitën e
presidentit dhe të kryeparlamentarit si këmbim për poziten e kryeministrit,
përveqse shprehje e mos sinqeritetit dhe pabesisë ndaj vullnetit të qytetarëve
të vendit, për qëllim ka thellimin e krizës politike në vend, nga e cila
klanorët e Isa Mustafës si humbës serik të pesë palë zgejdhjeve pretendojnë
arritjen e dy qëllimeve politike; mbajtjen e primatit në parti dhe kapjen e
pushtetit qendror njëkohësisht.
Në
rretahanat kur Albin Kurti ndodhet para shantazhit të LDK-së dhe dhe heqjes së
vijave të kuqe për PDK-në, si kusht të vetëm për qeverisjen e vendit,
Albin Kurti duhet ta mendojë mirë
situatën në të cilën ndodhet nëse dëshiron që të mos e humbas rastin historik
për t'u bërë kryeministër i vendit.
Nënshtrimi
para shantazhit politik do të ishte vetëvrasje politike për të dhe partinë e
tij dhe nënçmim për anëtarësinë e saj dhe elektoratin që ia dha besimin me 6
tetor.
Shkuarja
e sërishme në zgjedhje nuk është zgjidhja më e mirë për vendin, ku përveq kostos së lartë financiare dhe
maltretimit të qytetarëve, do ta kemi sërish të njëjtin rezultat dhe të njëjtat
situata paszgjedhore.
Zgjidhja
më e mirë për vendin dhe më pragmatike do të ishte heqja e vijave të kuqe për
PDK-në.
Pra,
heqja e vijave të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, mbetët sfidë dhe kusht për qeverisjen e Albin Kurtit!
Deformimi i qëllimshëm i
procesit zgjedhor
Deformimi
i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në
Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit
nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të
vazhdueshëm e të pandalshëm deri në tendencën për shpalljen si të parregullt të
tërë procesit zgjedhor.
KQZ-ja
me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të Hashim
Thaçit, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi
dhe përseritjen e procesit zgjedhor.
Fushata
e presidentit pranojak Hashim Thaçit kundër Albin Kurtit nuk përfundon më kaq.
Abuzimi me liderin e LDK-së, Isa Mustafën në njërën anë për sabotimin e
zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe fushata e egër dhe e paparë tek
ndërkombëtarët, kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër, duke e
cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë me qëllim që qeveria e re e
Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët dhe primatin e liderit të shtetit në
negociata me Serbinë të ja njohin vetëm Hashim Thaçit.
Fushata
e hapur dhe fshehtë e Thaçit është një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin
Kurti, prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij
kryeministër, me qëllim që të mbetët edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas
paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Pas
takimit të ditës së hënë mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në
Paris me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në të cilin
është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi është
shprehur për dialog pa kushte dhe është i gatshëm për çdo marrëveshje e cila si
rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve, por ai me këtë
rast e ka akuzuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin se kinse po përgatitet
për bllokimin e procesit, prandaj nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare.
Kjo
është loja më e pasinqertë dhe e rrezikshme për Kosovën e Thaçit në prapaskenë,
vetëm e vetëm që të ulë imazhin e Kurtit tek ndërkombëtarët dhe ta dëmtojë
procesin e rregullt zgjedhor për llogari të PDK-së dhe aleatëve të saj
tradicional.
Tradhtia ne prapaskenë
Ngrirja
dhe shkrirja e njëanshme e negociatave nga ana e LDK-së, mund të jetë një
skenar i paramenduar nga PDK-ja she SHIK-u
në pritje për ta kaluar eventualisht
pragun edhe koalicioni NISMA –AKR
, dhe për ta mashtruar LDK-në me pozitën e kryeministrit, që të ndërtohet
koalicioni i treshes LDK-PDK-Nisma dhe
përsëri të tradhtohet Vetëvendosje duke mbetur në opozitë së bashku me AAK-në.
Zërat
kundërshtues për koalicionin e mundshëm LVV-LDK, janë tregues që Vjosa Osmani,
edhe pse më e votuara, është e fundit që vendos në LDK.
Heshtja
e Vjoses përballë realitetit të krijuar mund t'i kushtojë asaj me humbje të
imazhit dhe kredibilitetit të arritur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vjosa
Osmani në rrugëtimin e saj të gjatë politik drejt kreut të ekzekutivit duhet të
dëshmohet që është produkt i vullnetit të elektoratit e jo produkt i
matrapazëve politikë, në të kundërtën e ka të garantuar theqafjen politike
bashkë me klanorët e Isa Mustafës në majat e LDK-së.