E shtune, 21.12.2024, 11:58 AM (GMT)

Kulturë

Besar Shkëmbi: Kush jam unë as vet se di

E hene, 11.11.2019, 07:16 PM


Besar Shkembi

Kush jam une as vet se di

Per kete bote

nuk jam hiq

as s’jam dardhe

as s’jam fiq

as per te tjeret

as per miq

2

Nuk jam vere

as s’jam raki

as s’jam pite

as s’jam fli

as s’jam dele

as s’jam dhi

as s’jam kishe

as s’jam xhami

as i bardhe

as i zi

as egjiptian

as hashkali

3

Ca te “shkolluar”

te “mbaruar”

ca qe mirren

pune

t’kota

e qe shiten

patriota

pa pasur frige

pa pasur turp

ata me thojne

ti je magjup

qe ke bredhur

kater ane

me ne fund

ke ardhe

n’Ballkn

4

Ti je kiptas

arigji

ke jetuar

ne Persi

per t’fituar

ndonje leke

ti ke luajtur

me ari

ti me def

e ai ka “kcy”

5

E te tjeret

mua me thojne

evgjit je

ke humbur gjuhe

ke nderruar

fe

ke humbur

lemshin

ke humbur

pe

ke humbur

doket

ke humbur

zakonin

ke humbur

veshjen

ke nderruar

padronin

6

Njeri nder ta

me'tha

me pare

mos prashit

ne tjeter

are

Ndersa tjetri

filloi t’bluaj

mos hidhe

fare

ne are

te huaj

Ua kthej une

po aq me buje

mos prashitni

neper uje

7

As i misrit

as i gryte

ca me thojne

i dores i dyte

Ndal or ti

qe keshtu

me thua

kur te jeshe

n'shoqeri

me mua

qe s’jam

molle

as s’jam

ftua

as i zi

e as i bardhe

t’ka rrite

shqipja

je shqipetar

8

Por

po sa t’ndahemi

une dhe ti

po te takoje

dhe te pyet njeri

kush ishte ai

me perbuzje

nje mgjup

i thua ti

9

Ndal me thuaj

or zoteri

ku dallojme

une edhe ti

10

Bashke ne shkolle

kemi shkuar

te njejtat lende

i kemi mesuar

bashke cdo feste

kemi festuar

bashke ne kishe

bshke ne xhami

bashke ne lufte

bashke ne liri

11

A pse jam

fukara

a pse jam

njeri i ngrate

i perbuzur

dhe argat

12

Edhe pse s’kam

mall

edhe pse s’kam

pasuri

mish e kocke

i kam si ti

13

M'ke fute

n'borgje

deri n'fyt

vec te jam

rrogtari yt

14

Gjuhen

shqipe

gjuhe

amtare

magjupishten

se di fare

kete gjuhe

romet e flasinn

ndersa mua

ma perplasin

15

Trojet shqipe

kam Atdhe

ku u lind

ai Skenderbe

16

Gjysh

stergjysh

k'tu m'kane

jetuar

nina nanat

nana shqip

mi ka kenduar

17

Nina nana

n'djep prej blini

iu bafshe nan's

sikur Naimi

Nina nana

n'djep prej ftonit

ti mi ngjafshe

Mic Sokoli

18

Ju rritsh

nanes

lis me rrema

iu bafshe

bab's

qysh ia do zemra

19

Kroi i etheve

ta rritte shtatin

burre e trim

per me rujte

fshatin

burre e trim

per krejte

atdhe

si i madhi

Skenderbe

20

Andaj

t'me perbuzni

nuk eshte mire

edhe une jam

ILIR

edhe pse

argat

edhe pse

rrogetar

edhe une jam

shqiptar

21

Kur te vije

koha per te kalar

ne boten tjeter

per te shkuar

zoti s’pyet

per pasuri

as per grua

as per femije

as per nene

as per moter

as per babe

as per vellazeri

as per tjeret

as per kojshi

mua ma merr

shpirtin

ta merre edhe ty

22

Vec nje gje

s'duhet harruar

atje lypet

llogari

23

Ca te tjere

mua me thojne

i dores trete

cka nk eshte

hiq e vertete

24

Thojne s’ke ardhur

prej Persise

thojne je rom

ke prejardhje

prej Indise

25

Ndersa shteti

sikur shtet

r a e

mua ai me therret

me qellim

ne kushtetute

ne nje grup

me ta m'ka

fute

26

S’jam i kuq

as iverdhe

as si lule

qe nuk cele

as s’ jam

peshk

as s’ jam

ngjale

as i pa ditur

as s’jam budalle

27

As me

nene

as mbete

jetim

jm oxhak

qe nuk leshon

tym

28

As i dyti

as i pari

ma ka ngrene

librin gomari

29

S’jam

poet

as

gazetar

dramturg

as shkrimtar

i pa shkolle

i pa histori

jam roman

i pa shkrur

komedi

e tragjedi

30

As s’kam

radio

as

gazete

as

s’kam

shkolle

as

alfabet

as nje mjet

qe te informohem

prej kah vije

te njoftohem

31

Ku mbeti

gjuha

dokjet

veshja

dhe

zakoni

pse u bera

skllav

kush ishte

padroni

32

Kur u asimilova

nga

Ramzesi i dyte

pse as gje

nuk trashegova

33

Per muzike

thojne ke

klarinetin

e ke

zurnen

e ke

defin

34

Kenga jote

thojne

shkon hava

kenga jote

e pashkruar

kenga jote

tallava

35

A s’jam komb

as s’jam kombesi

kush jam une

as vet se di

jemi ndare

ne shme parti

nuk ka kush

qe na bashkon

pse asnjeri

pe nuk leshon

36

Deputet ne parlament

n’dreka n’darka

me shoke te vet

birre te Pejes

dhe raki

per cdo nate

n’fejzbuk i ki

37

Kur te vije koha

per t’votuar

sh’pi per sh’pi

kane per te shkuar

voten nga ta

per kerkuar

blete te bardha

e qumsht zogu

nuk e lene

pa u premtuar

38

E kur zgjedhjet

te kalojne

c’kane premtuar

krejte harrojne

39

Kater vite

shpejte kalojne

perseri votat kerkojne

si me pare

gjithe cka premtojne

40

Por votuesi

nuk harron

vec njehere

ate e mashtron

pra kur voten

ia kerkon

qe te thot

nuk heziton

kesaj radhe

eshte bere boll

hip ne brryl

e shko Stamboll

41

Leri t’ gjitha

me nje ane

qe te gjitha

as ge s’jane

perktesia

s’ka rendersi

ne radhe t’pare

te jeshe njeri

nga se zoti

k’shtu deshiroi

perkatesi

nuk caktoi

t’gjitheve t’jejte

ai na krijoi

42

Atdhe

eshte mbi te gjitha

dhe me as gje

ate se nderroj

aty ku linda

aty varrin

deshiroj

43

Se do shpirti

e s’pranon zemra

t’jam njeri

me aq shume

emra

44

Lulin e vocerr

kurre s’duht

perqeshur

tullumbat e tij

gjthmone i ke

veshur

45

Te vret

pushka

plumbi

dhe baroti

te prbuzesh

njeriun

te vret

edhe zoti

46

Te vret

e cfare nuk tevret

t’vret ndergjegja

edhe nderi

qe te tregojne

se a je njeri

47

Cdo kush

qe perbuze

i perbuzur

eshte vet

mllkimin tim

dhe t’zotit

prapa

do ta ket



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora