| E diele, 03.11.2019, 01:52 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA:
NË DHOMËN E KËSHTJELLËS
SË DHEMBJES
(Sa më kishte marrë
malli...)
1.
Në
dhomë
Heshtja
si dihatje
Varë
në mur fotografi e vjetër
Ku
ta di se e kujt
Rrjetë
merimangash e mbronin
Nga
vetmia e historia e djegur
2.
Te
dera
Një
palë opinga me rregëzina
Me
vite s’i kishte mbathur kush
Se,
kishin ikur nga vatra
Diku
larg malli për t’i djegur
3.
Në
divan
Dy
jastëk ngulfatur me pluhur
Etja
për njeriun
Ua
kishte verbuar pritjet
4.
Një
libër në raft
Ngelur
rob i fjalës
Minjtë
kishin bërë luftë
Faqet
për t’ia shfletuar
Ishin
kureshtarë të dinin
Çfarë
ka brenda kopertinave
Mbi
te si dhuratë
Kishin
lënë disa kakërdhia
Edhe
tavanin brejtur e kishin
5.
Në
dhomë
U
ula dhe ia plasa vajit
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di
Por
e tërë ajo heshtje fantazmë
Trupin
dhe mendjen ma kapërtheu
6.
Rrethuar
më kishte fotografia
Me
rrjetë merimangash e mbështjellë
Vetmia
dhe historia e djegur
Opingat
me rregëzina
Edhe
jastëkët me pluhur
Libri
nga rafti
Minjtë
me kakërdhia
Të
gjithë
Rend
me rend më ledhatonin
Kur
desha të brof në këmbë
Me
rrjetë merimange
Të
tërin më kishin lidhur
Me
pluhur më kishin sheqerosur
Rri
këtu më qortuan
Na
ke neve përgjithmonë
7.
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di
8.
Ktheva
kokën kah dera e dhomës
I
kishin vënë dry që nuk çelet
E
me ndryshk sipër si dyllë i kuq
Në
dritare rrezet vajtonin kohën
Në
oborr
Qeni
i shtëpisë
Eshtrat
si gjurmë i kishte lënë
9.
Varë
në mur
Pashë
edhe një orë me qostek
Për
habi
Ajo
me tik-takun e saj
Rrihte
minutat me akrepat e thyer
10.
Ia
afrova veshin orës
Iu
bashkova tik-takut të saj
Më
tradhtoi gjumi
Si
ileti që të merr përgjithmonë...
11.
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di...
(©S. B.)